Connect with Us

“Fiks Fare” publikon skandalin/ Kryebashkiaku i ndërton shtëpinë gjyshes me fondet e tërmetit

Denoncim

“Fiks Fare” publikon skandalin/ Kryebashkiaku i ndërton shtëpinë gjyshes me fondet e tërmetit

Publikuar

-

Tërmeti i 1 qershorit 2019, i cili preku disa fshatra të rrethit Devoll, dëmtoi shumë banesa në fshatin Vidohovë. Në këtë fshat u rindërtuan disa banesa nga fillimi, ndërsa disa të tjera u rikonstruktuan.

Një nder banesat e ndërtuara është edhe ajo e gjyshes së kryetarit të Bashkisë Bilisht e cila nuk u bë me projektin dhe madhësinë e shtëpive të tjera, por u ndërtua më e madhe.

Të gjitha shtëpitë në këtë fshat që u rindërtuan, janë ndërtuar 1+1 përveç shtëpisë së gjyshes së kryetarit e cila është rindërtuar me hapësirë më të madhe, 3 +1.

Me të marrë këtë ankesë gazetarët e Fiks Fare u nisën drejt Bilishtit. Në një bisedë më kamer të fshehtë vetë kryeplaku i fshatit dhe banorët pohojnë se shtëpitë janë ndërtuar jo në mënyrë të drejtë. Ka nga ta banorë që edhe pse janë dëmtuar nga tërmeti nuk janë shpërblyer, por të gjithë bien dakord me shtëpinë e gjyshes së kryetarit të bashkisë e cila është ndërtuar më e madhe se gjithë të tjerat. Gjithashtu kryeplaku i fshatit pohon se ka pas abuzime me ndërtimin e shtëpive. Deri më sot janë ndërtuar 11 shtëpi në këtë fshat dhe mbeten ende për t’u ndërtuar edhe 11 të tjera.

Firma që ka marr përsipër rindërtimin e shtëpive është firmë që merret më mirëmbajtjen e rrugëve dhe kjo pengon edhe ndërtimin e shtëpive në kohë. Sipas kryeplakut vetëm për ndërtimin e një shtëpie 1+ 1 firmës i është dashur ta ndërtojë për 6 muaj, kjo si rezultat i fuqisë punëtorë në numër të vogël. Ai ngre zërin se shtëpitë e reja që po bëhen po ndërtohen me taraf, pra kush ka miqësi në bashki ka përfituar investime, ndoshta edhe më parë se ata që kanë më shumë nevojë.” Personat që u është rindërtuar shtëpia , janë persona që këtë shtëpi e kanë të dytë ose tretë, ndërsa ata që ende presin t’u ndërtohet shtëpia jetojnë me qira” shprehet kryeplaku. Por skandali që zbulon kryeplaku është se disa banesave banorët “mafiozë” i kanë prishur vetë ato për të përfituar nga investimet e qeverisë, duke pretenduar se banesat e tyre janë dëmtuar nga tërmeti.

Ai i tregon bashkëpunëtorit të Fiksit shtëpinë e gjyshes së kryetarit të bashkisë duke i pohuar se është e vetmja shtëpi në fshat që është ndërtuar më e madhe se gjithë të tjerat, dhe kjo për faktin për lidhjen që ka drejtpërdrejt kryetari i bashkisë.

LEXO EDHE:  Fiks-Fare paralajmëron skandalin/ Ujësjellës kanalizimet zhvatin qytetarin prej 5 vitesh

Gazetarët e Fiksit bënë një vëzhgim duke parë të gjitha shtëpitë e ndërtuara dhe shtëpia e gjyshes së kryetarit rezultonte më e madhja ashtu siç pohuan banorët. Gazetarët hynë brenda ku intervistuan dajën e kryetarit të bashkisë i cili pohon se është e vetmja shtëpi që është ndërtuar 3+1, por ai e argumenton ” Unë kam futur edhe vetë materiale ndaj është bërë shtëpia më e madhe, kush nuk ka pasur u është bërë me sipërfaqe më të vogël ndërtimi”. Ai shprehet se është shumë i kënaqur nga ndërtimi i shtëpisë , por mohon të ketë përfituar më tepër fonde si daja i kryetarit të Bashkisë Bilisht.

Fiksi u interesua edhe pranë Bashkisë Bilisht për të marrë një përgjigje nga kryetari i saj, por ai nuk gjendej në zyrë. Një specialist i emergjencave civile shpjegoi se sipërfaqet e shtëpive janë bërë në bazë të numrit të personave që ka një familje. Familja e dajës së kryetarit që jeton sëbashku me gjyshen e tij, përbëhet nga 6 persona dhe ndaj i është bërë shtëpia më e madhe , kurse familjeve me nga 3-4 persona ju është ndërtuar shtëpi 1+1. Gazetarja e Fiksit i kërkon një informacion më të detajuar në lidhje me shtëpitë e ndërtuara dhe numrin e personave që kanë ato, përgjigje të cilën specialisti pohoi se do e niste në rrugë zyrtare bashkangjitur edhe dokumentacionin përkatës. Por në redaksi ende nuk ka mbërritur.

Gazetarët e Fiksit kërkuan edhe një prononcim nga kryetar i bashkisë Eduard Duro i cili në një telefonatë pohon se shtëpia është ndërtuar me sipërfaqe më të madhe se të tjerat, jo se është e gjyshes dhe dajës së tij, por kjo shtëpi ka qenë me atë sipërfaqe para dëmtimit nga tërmeti dhe ka qenë shtëpi monument kulture. Duro pohon se nuk ka dokumente që e vërtetojnë këtë, por e njeh gjithë Devolli që shtëpia ka qenë mbi 300 vjeçare. Me këtë argumentim kryetari i Bashkisë Bilisht arsyeton ndërtimin e shtëpisë së gjyshes së tij 3+1, ndërkohë që gjithë shtëpitë e banorëve të tjerë janë ndërtuar me sipërfaqe më të vogël./ Top Channel/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

“Dalin fotot e llotos së hapur përballë Ministrisë së Mbrojtjes/ Policia e mbyll dy orë kur vjen kontrolli”

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar mesazhit të qytetarit dixhital, thotë se bixhozi po lulëzon.

Ndonëse qeveria i ka mbyllur të gjitha llotot dhe lojërat e fatit dhe i ka ndaluar me ligj, në mesazhin e  publikuar nga Berisha thuhet se përballë Ministrisë së Mbrojtjes është një dyqan llotosh.

Më tej, ngrihen akuzat se në momentin kur do të vijë kontrolli, policia e mbyll dyqanin për rreth dy orë.

“Edi Rama ka thënë që janë të gjitha bixhozet e mbyllura, por unë do të dërgoj disa foto që të të them ty që në policinë e Lleshajt janë të gjithë të korruptuar. Si ka mundësi që një lokal përballë me Ministrinë e Mbrojtjes është hapur me lloto dhe kompjutera dhe policia e Lleshajt në momentin që do ti vijnë për kontroll i mbyll 2 orë dhe i hap prap”, thuhet në mesazh, ndërsa ish-kryeministri ka publikuar edhe fotot e llotos së hapur./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Dy mësues humbën jetën në aksident/ Berisha dënon qëndrimin përçmues nga qeveria

Publikuar

-

Nga

Një aksident tragjik më pasojë vdekjen e dy mësuesve ka ndodhur dje në Memaliaj.

Mësuesit që humbën jetën ishin duke u kthyer nga shkolla në fshatin Krahës të Tepelenë, me një makinë tip “Benz”, por mjeti ka rënë në greminë, duke shkaktuar vdekjen e 2 prej tyre ndërsa dy të tjerë mbetën e të plagosur.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili teksa shpreh ngushëllimet për humbjen e tyre, denoncon dhe mungesën e transportit për arsimtarët.

“Shpreh dhimbje per vdekjen aksidentale te dy mesuesve dje ne Tepelene
Lexoni mesazhin e tij!

Duke shprehur ngushellimet me te ndjera familjareve te te dy mesuesve qe humben jeten dje ne aksident rrugor por dhe denoj me ashpersine me te madhe qendrimin perçmues qe mbahet ndaj mesuesve, nxenesve dhe sistemit arsimor ne teresi nga narkoshtetit ne Shqiperi! sb

Pershendetje I nderuar doktor!marr shkas nga ngjarja e djeshme ku humben jeten dy mesues per shkak te kesaj qeverie te babezitur ku mesuesit paguhen akoma me rritjen qe keni bere ju kur ishit ne pushtet,Zyra Arsimore duhet të mundësojë transportin e mësuesve dhe nxënësve me furgon ose autobus, por kjo çështje është lënë prej vitesh në harresë. E njëjta problematikë është në gjith të vendit, ku tenderët për transportin janë ndër aferat kurruptive kryesore të zyrave arsimore dhe institucionet heshtin përballë këtij abuzimi që sot mori 2 jetë njerëzish. Shumë mësues janë të detyruar të japin mësim në zona të thella malore larg shtëpive dhe Zyrat Arsimore i detyrojnë të shkojnë me makinat private. Fondet e parashikuara për transportin e mësuesve vidhen sistematikisht dhe hetimet nuk finalizohen asnjëherë as nga organet ligjzbatuese”,jane shume mesues qe ndyshojne vendbanimin thjesht per te perfituar transportin ne menyre te padrejte faleminderit publikoje ta marre vesh i gjith populli se ca qeverie naziste qe kemi.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi/ “Trajtim kafshëror i punonjësve të RTSH, Gëllçi lë pa ngrohje dhe energji stacionin në Llogara”

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë për drejtorin e Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçin.

Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, i cili pretendon se është punonjës i RTSH në stacionin e trasmentimit në Llogara.

Duke iu referuar denoncimit, Berisha thotë se Gëllçi ka një trajtim kafshëror ndaj punonjësve të tij, pasi deklaron se punojnë 48 orë pa ngrohje, energji dhe pa transmetim.

“Unë që po ju shkruaj jam një punonjës i RTSH në stacionin e trasmentimit në Llogara, 1500 m mbi nivelin e detit dhe temperatura këto ditë shkon – 11grad. Problemi është se qëndrojmë 48 orë në shërbim, pa ngrohje dhe pa trasmentim. Arsyeja është se drejtoria e RTSH nuk na furnizon me karburant, për energji elektrike s’bëhet fjalë fare, ka disa vite”, thuhet në mesazh.

LEXO EDHE:  Fiks Fare/ Fabrika e ricikilimit të baterive rrezikon jetët e banorëve (Video)

LEXO EDHE:  Fiks-Fare paralajmëron skandalin/ Ujësjellës kanalizimet zhvatin qytetarin prej 5 vitesh

Më tej, punonjësi i RTSH deklaron se kur ankohen për kushtet në punë i përgjigjen: “Po doni qëndroni po të doni ikni se vijnë të tjerë”.

Sipas tij, kushtet në stacion janë mizerabël, ndonëse para një viti u kryen punime, për të cilat pretendon se janë bërë me njerëz të afërm të tyre që kanë vjedhur edhe fondet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE