LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Cakaj shkon në darkën e Pompeos/ Mbështet nismën amerikane për liritë fetare

6 Shkurt 2020, 16:42, Politikë CNA
Cakaj shkon në darkën e Pompeos/ Mbështet nismën amerikane

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, mori pjesë mbrëmjen e djeshme në darkën e organizuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në sajë të nismës së SHBA-ve për krijimin e Aleancës Ndërkombëtare për Avancimin e Lirive Fetare.

Mësohet se darka u zhvillua në Uashington, në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe morën pjesë një numër shefash të diplomacisë dhe zyrtarë të lartë të vendeve të ndryshme të botës.

Cakaj konfirmoi mbështetjen që Shqipëria i jep kësaj nisme amerikane dhe shprehu vullnetin e vendit tonë për përfshirjen në aleancë.

?Shqipëria e ka vlerësuar dhe e vlerëson lirinë e fesë dhe të besimit si vlera të çmuara kombëtare, duke kërkuar respektimin e tyre edhe në arenën ndërkombëtare.

Edhe në kuadër të Kryesimit të OSBE-së, Shqipëria do të vijojë të punojë për mbrojtjen dhe promovimin e këtyre të drejtave në të gjitha vendet e rajonit të OSBE-së, duke zhvilluar aktivitete që synojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfshirë ato të lirisë së fesë e të besimit?, deklaron ministri./ CNA.al

Lajmet e fundit nga