LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Burrë i ç’burrëruar për së gjalli"/ Mitro Çelen e gjen “belaja”

6 Shkurt 2020, 08:48, Satire Politike CNA
"Burrë i ç’burrëruar për së gjalli"/

* Nga të gjitha sëmundjet që Perëndia i ka bërë ?peshqesh? miletit (i paçim uratën, është treguar dorëlëshuar) mortja është sëmundje ekstra. Mund ta shtysh në vite, por askush nuk shpëton.

Mortja ka një aksionere: pleqërinë. Pleqëria shfaqet urtë e butë e plot tigani. Të merr njërin sy. Por mund të t?i marrë të dy. Të shurdhon nga njëri vesh. Por nuk ka asnjë siklet të të bëjë shurdh. Ta vë kandarin në gjumë dhe e zgjon vetëm kur shkon në tualet. Burrë i ç?burrëruar për së gjalli. Të hedh, të zbardh dhe të hollon qimen. Të fishk zhapën. Pa asnjë mëshirë, të dhuron sklerozën. Burri ose gruaja torollepsen. Flasin përçart. Dalin nga shtëpia dhe nuk gjejnë rrugën për t?u kthyer. Ngatërrojnë fëmijët dhe, sidomos, gratë?

Sikur të flasim më mirë për përvojën time?

Lavdi Perëndisë, nuk kam sklerozë të thellë. D.m.th., kthehem në shtëpi me këmbët e mia. Por vogëlsirat shtohen çdo ditë. Problem kam me sms-të. I bëra një zonje një urim për Vitin e Ri. I shkrova: ?Kur do ta pimë një kafe?? Te fjala ?pimë? në vend të ?p? kisha vënë ?q??

Një ditë mora dy mesazhe.

1. Djali, i cili punon në bankë, më shkruante: ?U emërova kryespecialist.?

2. Një mik më njoftonte: ?Pas një sëmundjeje të gjatë, më vdiq babai.?

Djalit iu përgjigja: ?Të lumtë bytha.?

Mikun e ngushëllova: ?Me gëzime, pas kësaj dite.?

Një ditë më vonë takova mikun:

? Nuk të vjen turp nga vetja! Tallesh me të vdekurit ? dhe më tregoi sms-në.

I kisha dërguar sms-në e djalit?

As u skuqa e as u zverdha? Fajin e ka skleroza?

Ezmerka ka gjetur belanë? Dje harrova hapur xhamin e makinës. Furtunë e qamet. Makina u la nga jashtë e nga brenda?

Një ditë parkova makinën? U ktheva. Futa çelësin. Kishte rënë batería. Për sebep të sklerozës, kisha harruar dritat ndezur?

E kam bërë zakon. Harroj çelësin e shtëpisë. Pastaj pres si zagar, sa të kthehet Ezmerka nga puna, sepse bashkë me çelësin harroj edhe celularin?

Zakonisht marr bukë me vete për në punë. E mbështjell dhe e fut në një qese. Dje, kur dola nga shtëpia, mora edhe qesen me plehra. I hodha plehrat në kazan? Mbërrita tek autobusi. Më thotë një zonjë:

? Zoti Mitro! Po i merr plehrat në autobus? Ja ku e ke kazanin!

Bir, o Mina! Kisha hedhur bukën në kazan….

Sot pimë kafe. Katër femra dhe unë, pesë. Duke pëshpëritur, njona më thotë:

? Shoku Mitro! Mbyll zinxhirin! ? dhe u skuq.

? Pse skuqe?… Miku ka rënë në gjumë letargjik, si puna e gjarpërinjve?

Lajmet e fundit nga