LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ardi Veliu me “xhepa të shpuar” para vettingut/ Fshihen 50 faqe raport për kryepolicin

6 Shkurt 2020, 12:24, Vetingu CNA
Ardi Veliu me “xhepa të shpuar” para vettingut/ Fshihen 50 faqe

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Ardi Veliu ka dalë sot ?me xhepa të shpuar? para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit ku është paraqitur pa praninë e avokatit.

Në media po raportohet se Veliu nuk ka fshehje të pasurisë, dhe se aktualisht ai jeton në shtëpi me qera.
Sipas mediave, Veliu ka deklaruar dhe një kredi 5 milionë lekë, dhe të ardhura familjare, ndërkohë ka edhe 5 mijë euro në bankë nga shitja e një automjeti.

Kryepolici Veliu ka deklaruar një apartament në Tiranë me vlerë 79 mijë euro i cili është në ndërtim e sipër, ndërsa ka shtuar se ka paguar deri më tani 37 mijë euro. Aktualisht, së bashku me bashkëshorten e tij, Veliu ka deklaruar se jeton në një shtëpi me qira në Tiranë dhe nuk rezulton të ketë pasuri të tjera të paluajtshme.

Por, e vërteta e pasurisë nuk është kështu sic po raportohet nëpër media, pasi po fshihen 50 faqe raport për Veliun.

Në media po jepet çfarë ka deklaruar Veliu në KJV pa i bërë një skaner të plotë raportit prej 50 faqe.
Vettingu në polici duket se është një hallkë e kontrolluar nga policia pasi po shihet qartë që skanimi është selektiv.

Kështu është dhe rasti i Ardi Veliut, pasi në media nuk raportohet asgjë por thjesht dhe vetëm tregojnë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë na qenka i pastrehë, pa makinë, mos ndoshta duhet kaluar edhe për ndihmë ekonomike./CNA.al

Lajmet e fundit nga