LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ardi Veliu i pastrehë?/ Gazetari zbulon të pathënat e Vettingut

6 Shkurt 2020, 13:14, Vetingu CNA
Ardi Veliu i pastrehë?/ Gazetari zbulon të pathënat e Vettingut

Gazetari Elkier Bushkolaj ka reaguar në lidhje me lajmet e publikuara në media, për procesin e Vettingut ndaj kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari i cilëson tallje me shqiptarët, raportimet në media, ku thuhej se Ardi Veliu ka dalë sot ?me xhepa të shpuar? para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit.

Sipas tij, deklarata e pasurisë së Ardi veliut, rrëzon propagandën Anti-KÇK të Rilindjes.

?Buzëqeshja e Klement Balilit kur mori vesh se Drejtori i Pergjithshëm i Policise Shtetit, Ardi Veliu, nuk ka as shtëpi dhe as makinë është dëshmi e qartë se tallja e këtij shteti me shqiptarët nuk njeh limite.

Deklarata pasurisë e, Ardi Veliut, rrëzon propagandën ?Anti-KÇK? pasi as ne vendet e botës tretë një drejtor policie pa shtëpi mbi kokë dhe pa makinë nuk merr përsipër të sekuestrojë pronat e mafiozëve që kanë mundur të “mbretërojnë” në botën e krimit në Evropë dhe Amerikën Latine.

Keqardhje për ata policë që kanë dhënë jetën për këtë vend e mbi të gjitha për familjet e tyre dhe neveri për ata që sot tallen me gjakun e tyre?-shkruan gazetari Bushkolaj në postimin e tij./ CNA.al

Ardi Veliu me ?xhepa të shpuar? para vettingut/ Fshihen 50 faqe raport për kryepolicin

Lajmet e fundit nga