LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A po bën bota përparim në luftën kundër kancerit?

6 Shkurt 2020, 07:53, Blog CNA
A po bën bota përparim në luftën kundër kancerit?

* Gati 10 milionë njerëz vdesin nga kanceri çdo vit. Ai është shkaku i 1 në çdo 6 vdekje. Dhe është një nga problemet më të mëdha shëndetësore në botë. Po si ka ndryshuar vdekshmëria nga kanceri me kalimin e kohës? Tre parametra të ndryshme, na lejojnë të kuptojmë se si ka ndryshuar ajo:numri i vdekjeve, shkalla e vdekjeve, dhe shkalla e vdekshmërisë sipas moshës.

Më shumë njerëz se kurrë më parë po vdesin nga kanceri:9.6 milionë sipas të dhënave më të fundit në vitin 2017. Në vitin 1990, nga kanceri vdiqën vetëm 5.7 milion njerëz vdiqën. Kjo do të thotë që kemi një rritje prej 66 për qind të numrit global të vdekjeve nga tumoret.

Dhe në një botë me më shumë njerëz, ne do të presim që më shumë njerëz të vdesin nga kanceri. Ndërsa popullsia botërore po rritet, po kështu po ndodh dhe me numrin e përgjithshëm të të vdekurve në vit – që nga viti 1990, numri i vdekjeve u rrit nga 46 milionë në 56 milionë në vit.

Natyrisht, kjo do të thotë që është rritur edhe numri i njerëzve që nuk do të vdesin nga kanceri. Për të vlerësuar nëse po bëjmë përparim në luftën kundër kancerit, nuk mund të mbështetemi vetëm tek numri absolut i vdekjeve.

Kjo është arsyeja pse statististicienët në fushën e shëndetësosë, e studiojnë numrin e vdekjeve në raport me madhësinë e popullsisë. Dhe ajo matet si numri i vdekjeve nga kanceri në 100.000 njerëz. Të dhënat tregojnë se shkalla e vdekshmërisë sipas moshës nga kanceri, ka rënë me 15 për qind.

Kanceri po vret sot kryesisht njerëz të moshuar, pra ata që janë 70 vjeç e sipër, ose 1 për qind vdesin nga kanceri çdo vit. Për njerëzit që janë më të rinj se 50 vjeç, shkalla e vdekjes nga kanceri është 40 herë më e ulët. Prandaj, duhet të presim që shumë më tepër njerëz të vdesin nga kanceri tek një popullatë e vjetër, sesa tek popullata e re.

Dhe kjo për shkak se shëndeti po përmirësohet dhe shkalla e fertilitetit po bie, dhe bota po plaket me ritme të shpejta. Kjo ndikon në ndryshimin me kalimin e kohës, për të cilin jemi më të interesuar:historikisht, më pak njerëz kanë vdekur nga kanceri, pasi pjesë më të mëdha të popullsisë vdiqën, para se të arrinin moshën kur kanceri bëhet një shkak i zakonshëm i vdekjes.

Epidemiologët, tani po korrigjojnë ndryshimet në profilin e moshës me kalimin e kohës, duke u mbështetur në të ashtuquajturin ?normë vdekjeje të standardizuar?.

Kjo lloj metrike, na tregon se cili do të ishte niveli i vdekshmërisë, nëse struktura moshore e popullsisë do të kishte qëndruar e njëjtë me kalimin e kohës, dhe nëse do të ishte e njëjtë në të gjitha vendet. Pra sipas analizës sasiore, rritja e vdekjeve globale nga kanceri, është nxitur nga dy ndryshime demografike:rritja e popullsisë, dhe plakja e popullsisë.

Nëse rregullojmë ndryshimet demografike, zbulojmë se shkalla e standartizuar e vdekjeve bazuar tek mosha nga kanceri, ka rënë me 15 për qind që nga viti 1990. Shkalla e mbijetesës nga kanceri, është më e lartë në vendet më të pasura, dhe ku shumë prej këtyre vendeve kanë shënuar përparimin më të madh.

Në SHBA dhe Gjermani shkalla e vdekshmërisë nga kanceri ka rënë me 20 për qind; në Francë me 25 për qind; dhe në Itali me 28 për qind. Por në tërësi, ka një përparim të ngadaltë në luftën kundër kësaj sëmundjeje. Gati çerereku i të gjitha vdekjeve nga kanceri, janë për shkak të duhanpirjes.

Meqe niveli i pirjes së duhanit po bie në të gjithë botën (sidomos më shpejt në vendet e pasura, ku pirja e duhanit ishte shumë e zakonshme në të kaluarën), ne shohim një rënie të fortë të niveleve të vdekjes nga kanceri ië mushkërive. Së dyti, nivel i mbijetesës 5-vjeçare pas shfaqjes së kancerit është në rritje, dhe studimet kanë gjetur se kjo po ndodh për shkak të zbulimit të hershëm të kancereve, dhe kurimit më të mirë të tyre.

Por duke pasur parasysh faktin, se kanceri është një nga problemet më të mëdha shëndetësore në botë, një përmirësim 15 për qind në gati 3 dekada, nuk është ndonjë sukses i madh. Dhe kjo tregon, se bota po bën përparim të ngadaltë kundër kësaj sëmundjeje./Ourworldindata- Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga