Connect with Us

A duhet të largohet Basha nga drejtimi i PD nëse humbet zgjedhjet?/ Nishani: Askush nuk është i pazëvëndësueshëm

Politikë

A duhet të largohet Basha nga drejtimi i PD nëse humbet zgjedhjet?/ Nishani: Askush nuk është i pazëvëndësueshëm

Publikuar

-

Ish-presidenti Bujar Nishani, njëkohësisht kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së, ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Arena” të Dritan Hilës.

Gjatë debatit në këtë emision, ndër të tjera Nishani është pyetur nga gazetari Roland Qafoku, se a duhet të largohet nga drejtimi i PD, Lulzim Basha nëse humbet zgjedhjet parlamentare të radhës?

Nishani, nuk ka nguruar të lërë të hapur edhe mundësinë e largimit të Bashës, ndërsa theksoi se askush nuk është i pazëvëndësueshem.

Po ashtu, ish-presidenti tha se nuk duhet menduar disfata, pasi në zgjedhje një parti futet për të fituar.

“Unë e kam dëgjuar edhe këto ditë këtë. Të diskutosh apo devijosh diskursin politik para zgjedhjeve te mundësia e largimit të kryetarit dhe propabiliteti i largimit të kryetarit, absolutisht e fut të gjithë subjektin tënd politik, e fut në tezën e disfatës. Politika është perceptim dhe ti e di ndoshta më mirë se sa unë se je analist dhe gazetar i vjetër. Askush nuk është i pazëvendësueshëm. Por që ta devijosh diskursin politik a do të iki, a s’do të iki lideri, ti e ke futur forcën tënde politike në një diskurs absolutisht disfatist që nuk i shërben asgjë.

LEXO EDHE:  Basha gënjeu kryebashkiakët e opozitës/ Ngelen të gjithë me "gisht në gojë"

Prandaj, unë mendoj që do të jetë shumë gabim për këdo nga ana e Partisë Demokratike dhe përfaqësuesve të saj nëse e kthejnë në diskutim. Nuk mund të jetë objekt diskutimi kjo gjë. Ne futemi në zgjedhje per të fituar. Ju si gazetar jeni në të drejtën tuaj dhe ju kërkoni të eksploroni mendime dhe qendrime por kjo nuk mund të bëhet në parti.”-tha Bujar Nishani./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncon ish deputeti/ Qeveria lë në mëshirë të fatit Dibrën, mijëra banorë pa energji elektrike prej 24 orësh

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike prej 24 orësh në Dibër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjunkshi thotë se Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie ndërsa shton se dibranët nuk e meritojnë një ndëshkim të tillë.

Kanë kaluar mbi 24 Orë që në Dibër, në këto netë të acarta të dimrit ka pllakosur errësira.

Kushteve të vështira të motit, temperatuarave mjaft të ulta në (-)minus disa gradë ju shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  Basha gënjeu kryebashkiakët e opozitës/ Ngelen të gjithë me “gisht në gojë”

LEXO EDHE:   “Blindohet” PD-ja/ Zbardhet skenari i Bashës për ti shpëtuar shkarkimit

Janë me dhjetra mijëra banorë të Zonave të thella malore si Lura, Çidhna, Arrasi, Bllice, Sllovë, Kala e Dodës etj, të cilat qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëherëshme të kësaj situate të paprecedentë.

Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim!

Mesazhi i një qytetari ;

përshëndetje gjeneral. nënstacioni fushë -alie është jashtë funksionit,pasi eshtë djeg transformatori. 7 njësi bashkiake janë pa energji. fushë alie,lura,zall-dardhë,reç,sllovë,kala e dodës arras.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj për OFL/ “Model tipik komunist, i kohës së Edverit”

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, teksa foli për Operacionin Forca e Ligjit.

Sipas Goxhaj ky është një model tipik komunist që sipas tij mund të ndiqej një mënyrë fare e thjeshtë për të luftuar paratë dhe pasuritë e vëna në mënyrë kriminale dhe të paligjshme.

“Bashkë me Armir Shkurtin bëmë një investigim në ish-Bllok mbrëmjen e kaluar. Kishte mungesa në githë zonën, kishte karrige lokalesh bosh. Kjo duket një prirje komuniste. Nëse do të kërkosh diçka është e thjeshtë, futesh në sistem dhe kontrollon gjithçka.

Të ndalosh njerëz në rrugë është një sjellje tipike komuniste që në kohën e Edverit, pra të Edi Ramës vetëm udhëheqësit duhet të kenë makina të shtrenjta. Prandaj Blloku ishte bosh, por kanë gjetur disa ‘fukarenj’. Nuk kam të drejtë të paragjykoj askënd përse ka një makinë të shtrenjtë, qeveria ka të gjitha mekanizmat e duhura për të gjetur të dhëna mbi mjetet e shtrenjta”tha Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi paralajmëron nga Vlora/ “Ndryshimi është vetëm çështje kohe”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka mbajtur një takim me strukturat në qarkun e Vlorë.

Bardhi ngre akuzat se ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga kryeministri Edi Rama dhe trafikantët e drogës.

Demokrati deklaron se nga bashkëbisedimi i hapur ka kuptuar se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

“Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

LEXO EDHE:  Basha gënjeu kryebashkiakët e opozitës/ Ngelen të gjithë me “gisht në gojë”

LEXO EDHE:   “Blindohet” PD-ja/ Zbardhet skenari i Bashës për ti shpëtuar shkarkimit

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe”, shprehet ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE