LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A do ti zëvëndësojë Sandri telenovelat turke me serialin e Lulit?

6 Shkurt 2020, 10:56, Satire Politike CNA
A do ti zëvëndësojë Sandri telenovelat turke me serialin e

Prej disa vitesh telenovelat turke janë shumë të preferuara nga shqiptarët, të cilat filluan me Ezelin, Kuzei Gunei, Sulejmani i Madhërishëm, e të tjera si këto. Telenovela me tematikë historike, aksion, korrupsion dhe mafie, të cilat kanë ?gozhduar? para ekranit sidomos gratë shqiptare.

Tani së fundi këto telenovela pritet t?i konkurojë edhe telenovela e re që po regjistrohet nga Lulzim Basha, e cila pritet që ta sfidojë fort audiencën e telenovelave turke.

Mësohet se skenari i telenovelës së Lulit është shkruar nga Desada, me regji të një kompanie izraelite, me aktor kryesor Lulin dhe shumë personazhe të tjera të botës politike, me role dytësore, militantë të partisë, njerëz të papunë, servila të korruptuar dhe të paaftët që ndjekin nga pas Lulin.

Basha ka regjistruar katër seritë e para, të cilat janë kafeja e mëngjesit, pastaj vete e bën pazarin me një grua militante të PD-së, dhe vetë mban një qese e asaj i lë katër qese. Ndërkohë që veshja i kushton disa mijëra euro, ndërsa ajo duket një zonjë me halle.

Pastaj na tregon sesi dilet shëtitje rrugëve të Tiranës, ose shkon e zihet me administratorët e konviktit.

Pjesë e kësaj telenovelës së Lulit përfshihet edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili i jep zhurmë dhe e reklamon fort telenovelën e Lulit, do ketë pjesë pasazhe në seri edhe ky. Për më tepër pritet që edhe vetë Edi Rama të jetë pjesë e këtij seriali.

Këto kanë qënë seritë e para të cilat janë reklamuar për publikun dhe më vonë pritet të jepen seritë e plota.

Ndërkohë nuk dihet se çfarë rolesh do të kenë aleatët e Lulit, Dashamir Shehi, Agron Duka, apo Fatmir Mediu, të cilëve ende nuk u janë dorëzuar skenarët. Por, e sigurtë është se rolin e një greku tradhëtar do ta luajë Vangjel Dule.

Nga ana tjetër, Nard Ndoka mësohet se ka thënë që telenovela e Lulit mund të prodhohet vetëm nga Luli

Megjithatë ajo që vihet re është se ka një garë mjaft të fortë për blerjen e të drejtave të transmetimit por nuk dihet nëse Sandri i Tv Klanit do t?i zëvëndësojë telenovelat turke me telenovelën e Lulit.

Ende nuk dihet oferta që Sandri mund t?i bëjë Lulit, por një gjë është e sigurtë. Telenovelat e Lulit janë kaq të frikshme në audiencë dhe mund të jenë trendi i ri i ekraneve televizive, prandaj pritet të ketë edhe oferta të tjera për blerjen e të drejtës së transmetimit të këtyre serive që po regjistrohen ndërkohë në rrugët e Tiranës./ CNA.al

Luli vijon seritë e telenovelës turke/ Lali Eri i përgatit skenarin e radhës

Lulzim Basha konkuron Olti Currin

A mund të na gënjejë Luli me një qese domate ?!

Lajmi i madh erdhi/ Luli ka dalë shëtitje në Tiranë

Bashkia e Tiranës paditi Bashën për xhirimin e videon në QS/ PD publikon videon

Lajmet e fundit nga