Connect with Us

Video-Cili ka qënë gabimi i Bashës?!

Politikë

Video-Cili ka qënë gabimi i Bashës?!

Publikuar

-

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha së fundi ka dalë me një imazh të ri, ndoshta pasi ka punësuar një kompani izraelite për këtë dhe asaj i ka bashkuar edhe gazetaren Desada Metaj. Por, kjo nuk ka rëndësi.

Fakti është se Lulzim Basha duket se kohët e fundit po tenton të shitet para qytetarëve si një njeri i thjeshtë, që është pranë tyre dhe i dëgjon.

Pas fotove ku pretendon se po pi kafe në lagje me njerëz të zakoshëm, apo fotos ku mban një qese me domate, Basha ka publikuar edhe një video duke bërë xhiro nëpër Tiranë e duke takuar njerëz të ndryshëm.

Përmes këtij videomesazhi Basha shprehet se pranon të metat dhe gabimet që ai ka bërë në të kaluarën.

“Kudo që shkoj njerëzit kërkojnë të njëjtat gjëra, mundësi, punësim, shëndetësi dhe arsim të denjë. Një qeveri që kujdeset për ta, një qeveri që i dëgjon. Si çdokush edhe unë kam të metat e mia dhe e di shumë mirë se kam bërë dhe gabime në të kaluarën. Por një gjë ua premtoj të gjithë shqiptarëve se gjithmonë do iu dëgjoj, do iu shërbej dhe sgjithmonë do ju vë juve të parëve”, shprehet Basha.

Pra, Basha tani thotë se i ka kuptuar dhe i pranon gabimet, por për çfarë gabimesh e ka fjalën?

Gabimi ka qënë që e ka sulmuar LSI-në, dhe e ka quajtur pati e shushunjave? Që ka thënë se nuk do qeverisë kurrë me LSI? Se ka thënë që të mos ketë asnjë votë për LSI?

Më poshtë sjellim një video, ku në 12 qershor të vitit 2017, në emisionin “Dritare me Rudinën”, kryetari i opozitës, Basha, është shprehur se LSI nuk ka asnjë shans për pushtet madje u bëri thirrje demokratëve në LSI që të kthehen tek PD.

LEXO EDHE:  Apeli i Patozit/ Basha të ndërgjegjësohet, po shkatërron PD-në

“Kjo është shprehje e vendosmërisë sime si kryetar i opozitës, kurrë më mos të lënë demokratët në dyshim se unë si kryetar i partisë mund të bëj një pazar me LSI-në, sepse në qoftë se ky dyshim ekziston atëherë çdo demokrat s’ka pse të mos joshet nga shit-blerja e votës. Dhe unë dua ti them sot cdo demokrati dhe demokrateje. Nuk do të qeverisim me LSI-në. Mos bëni gabimin fatal se do të mbeteni si baftjar në hauret e Republikës së vjetër.”-tha Basha në atë kohë.

Këtë e quan gabim Lulzim Basha?

Apo quan gabim faktin se ka dashur që Ilir Meta të arrestohet dhe të futet në burg, kur ishte kryetar Kuvendi?

Apo gabimi është që tani ka në koalicion Monikën dhe LSI-në?

Kush është gabimi i Lulit, të na e tregojë se kush nga këto janë gabimet? Shqiptarët duhet ta dinë, duhet ta mësojnë dhe demokratët.

Një herë ka thënë që Ilir Meta duhet të hyjë në burg, një herë ka thënë që nuk do bëj më kurrë koalicion me LSI-në, ndërsa tani është në koalicion me LSI-në, me Monën. Në çadër atëherë kërkonte që Ilir Meta ti shkonte në krah, pastaj tha më asnjë votë për ta. Për çfarë ka gënjyer? Cili ka qënë gabimi i tij?

Këtë duhet që kreu i Republikës së Re tua shpjegojë demokratëve dhe shqiptarëve./ CNA.al

Lajmi i madh erdhi/ Luli ka dalë shëtitje në Tiranë

Lulzim Basha konkuron Olti Currin

A mund të na gënjejë Luli me një qese domate ?!

Video-Shushunjat, që sot i mban nën sqetull/ Si mendon Basha për LSI dhe PDIU

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncon ish deputeti/ Qeveria lë në mëshirë të fatit Dibrën, mijëra banorë pa energji elektrike prej 24 orësh

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike prej 24 orësh në Dibër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjunkshi thotë se Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie ndërsa shton se dibranët nuk e meritojnë një ndëshkim të tillë.

Kanë kaluar mbi 24 Orë që në Dibër, në këto netë të acarta të dimrit ka pllakosur errësira.

Kushteve të vështira të motit, temperatuarave mjaft të ulta në (-)minus disa gradë ju shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  Apeli i Patozit/ Basha të ndërgjegjësohet, po shkatërron PD-në

LEXO EDHE:  Përjashtimi i Berishës/ Basha: Shenjë e krizës së rendë ku gjendet Edi Rama

Janë me dhjetra mijëra banorë të Zonave të thella malore si Lura, Çidhna, Arrasi, Bllice, Sllovë, Kala e Dodës etj, të cilat qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëherëshme të kësaj situate të paprecedentë.

Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim!

Mesazhi i një qytetari ;

përshëndetje gjeneral. nënstacioni fushë -alie është jashtë funksionit,pasi eshtë djeg transformatori. 7 njësi bashkiake janë pa energji. fushë alie,lura,zall-dardhë,reç,sllovë,kala e dodës arras.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj për OFL/ “Model tipik komunist, i kohës së Edverit”

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, teksa foli për Operacionin Forca e Ligjit.

Sipas Goxhaj ky është një model tipik komunist që sipas tij mund të ndiqej një mënyrë fare e thjeshtë për të luftuar paratë dhe pasuritë e vëna në mënyrë kriminale dhe të paligjshme.

“Bashkë me Armir Shkurtin bëmë një investigim në ish-Bllok mbrëmjen e kaluar. Kishte mungesa në githë zonën, kishte karrige lokalesh bosh. Kjo duket një prirje komuniste. Nëse do të kërkosh diçka është e thjeshtë, futesh në sistem dhe kontrollon gjithçka.

Të ndalosh njerëz në rrugë është një sjellje tipike komuniste që në kohën e Edverit, pra të Edi Ramës vetëm udhëheqësit duhet të kenë makina të shtrenjta. Prandaj Blloku ishte bosh, por kanë gjetur disa ‘fukarenj’. Nuk kam të drejtë të paragjykoj askënd përse ka një makinë të shtrenjtë, qeveria ka të gjitha mekanizmat e duhura për të gjetur të dhëna mbi mjetet e shtrenjta”tha Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi paralajmëron nga Vlora/ “Ndryshimi është vetëm çështje kohe”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka mbajtur një takim me strukturat në qarkun e Vlorë.

Bardhi ngre akuzat se ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga kryeministri Edi Rama dhe trafikantët e drogës.

Demokrati deklaron se nga bashkëbisedimi i hapur ka kuptuar se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

“Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

LEXO EDHE:  Deklarata e Bashës për katolikët /Reagojnë demokristianët: Turp dhe skandal

LEXO EDHE:  Apeli i Patozit/ Basha të ndërgjegjësohet, po shkatërron PD-në

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe”, shprehet ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE