Connect with Us

“Vendime të paligjëshme”/ Apeli ndryshon masat për të arrestuarit e tërmetit, liron dy ish zyrtarët

Kronika

“Vendime të paligjëshme”/ Apeli ndryshon masat për të arrestuarit e tërmetit, liron dy ish zyrtarët

Publikuar

-

Gjykata e Apelit ndryshon vendimet për të arrestuarit për dëmet e tërmetit të 26 nëntorit.

Apeli i ka cilësuar si të paligjëshme vendimet e marra nga Gjykata e Tiranës për 16 të arrestuarit, mes të cilëve janë edhe ish zyrtarë.

Mësohet se Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin për ish-kryetarin e Komunës së Farkës, Fatbardh Plakun dhe për ish-kryetarin e Komunës së Kasharit, Besnik Fuçian, të cilët i ka lënë në “detyrim paraqitjeje”.

Gjithashtu masa “detyrim paraqitje” është marrë edhe për Hodo Gjonin, Pëllumb Korfuzin, Naim Shehin, Gerti Çallikun, Gëzim Shkallën, Luan Betën, Fejzi Dyrmishin, Shefqet Dodën, Mehmet Felahin, Agim Eskin, Ndoc Pepkolajn dhe Ali Dyrmishin.

LEXO EDHE:  Përgatituni për një vit të vështirë

Masat e sigurisë të mara nga Gjykata e Apelit:

1. Fatbardh Plaku, ish-kreu i Komunës Farkë, detyrim paraqitjeje.
2. Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar, detyrim paraqitjeje.
3. Faik Fejzo, detyrim paraqitjeje.
4. Hodo Gjoni, detyrim paraqitjeje.
5. Naim Shehi, arrest shtëpie.
6. Gëzim Shkalla, arrest shtëpie.
7. Fejzi Dyrmishi, arrest shtëpie.
8. Shefqet Doda, detyrim paraqitjeje.
9. Mehmet Felahi, detyrim paraqitjeje.
10. Agim Eski, detyrim paraqitjeje.
11. Pëllumb Korfuzi, ndërtues, detyrim paraqitjeje.
12. Ndoc Pepkolaj, detyrim paraqitjeje.
13. Gerti Çalliku, detyrim paraqitje
14. Ali Dyrmishi, ndërtues, detyrim paraqitjeje.
15. Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë, detyrim paraqitjeje./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kapet me kokainë/ Arrestohet 17-vjeçari shqiptar në Itali

Publikuar

-

Nga

Një 17-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi është kapur me 50 gramë kokainë, që po të shitej në treg kapte vlerën e 5000 eurove.

17 vjeçari, që po tregtonte kokainën u arrestua në karabinierët në stacionin policor të Vado Ligure (Savona).

Rasti i kaloi Prokurorisë për të Miturit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

FNSH vijon kontrollet në të gjithë vendin/ Ngrihen postblloqe në Shkodër

Publikuar

-

Nga

Forcat e FNSH dhe ato të rendit, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin ndaj mjeteve luksoze.

Mësohet se në hyrje të Shkodrës janë ngritur postblloqe për kontrollin e automjeteve pa dokumentacionin përkatës dhe kontrolle ndaj personave të shpallur në kërkim.

Ende nuk ka të dhëna mbi rezultatet e deritanishme, ndërkaq, kujtojmë që nga kontrollet e 48 orëve të fundit në Tirana, Durrës, Korçë, Vlorë, Elbasan, Berat e Fier, etj janë bllokuar dhe janë shoqëruar 134 persona./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i shumfishtë/ Përplasen katër makina në autostradën Tiranë-Durrës

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë- Durrës, afër Mezezës.

Mësohet se në aksident janë përfshirë katër makina. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti masiv, ndërkaq, në autostradë është krijuar trafik i rënduar./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE