Connect with Us

Tragjedi në Turqi/ Avioni del nga pista, ndahet në tre pjesë

Bota

Tragjedi në Turqi/ Avioni del nga pista, ndahet në tre pjesë

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në aeroportin “Sabiha Gokcen” të Stambollit.

Sipas mediave vendase një avion ka dalë nga pista në fazën e uljes në tokë, duke u ndarë në tre pjesë.

Në bordin e mjetit fluturues shpërtheu zjarri, pori fatmirësisht, ai u shua menjëherë.

Nga ngjarja e pazakontë nuk raportohet të ketë viktima me fund tragjik, por 21 persona kanë mbetur të plagosur.

Avioni i kompanisë turke kishte ardhur nga qyteti i Izmirit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

“Vdekja është e pashmangshme për të gjithë”/ Policia ekzekuton ushtarin që vrau 26 njerëz dhe plagosi 57 të tjerë

Publikuar

-

Nga

Autoritetet tajlandeze thanë se një ushtar që la pas vetes 26 të vrarë dhe 57 të plagosur, u qëllua për vdekje të dielën në mëngjes.

Zyrtarët thanë se ushtari i zemëruar rreth një mosmarrëveshjeje financiare fillimisht vrau dy veta në një bazë ushtarake dhe më pas hyri në një qendër tregtare duke qëlluar mbi blerësit.

U deshën 16 orë që policia t’i jap fund krizës.

Autoritetet thanë se Jakrapanth Thomma është përgjegjës për sulmin në Nakhon Ratchasima, në verilindje të vendit.

“Ky incident ishte i pashembullt në Tajlandë”, u tha gazetarëve kryeministri Prayuth Chan-ocha të dielën në mëngjes, pasi vizitoi të plagosurit në spitale.

LEXO EDHE:  Obama: Mbështetje qeverisë turke, të shmanget gjakderdhja

LEXO EDHE:  Turqia fillon ndërtimin e një muri kufitar

Të shtunën mediet lokale transmetuan pamjet e ushtarit tek dilte nga makina para qendrës tregtare dhe duke shkrepur disa herë armën që shkaktoi panik tek njerëzit.

Pamje filmike nga brenda qendrës tregtare të postuara në mediat sociale tregonin një burrë të armatosur të veshur me të zezë dhe me maskë, me një armë mbi supe dhe askënd tjetër përreth tij.

Gjatë sulmit në një postim në Facebook ai shkruante “vdekja është e pashmangshme për të gjithë” dhe pastaj ngrinte pyetjen: “A duhet të dorëzohem?”. /VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Vuçiç i prerë/ “S’ka asnjë plan për Kosovën, askush s’mund të më thotë “merre ose lëre”

Publikuar

-

Nga

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar sot se do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me të cilën do të diskutojnë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Vuçiç deklaroi se ndryshe ngasa transmetohet në media, nuk ka një plan të ri për marrëveshjen me Kosovën.

“Unë nuk mendoj se ka ndonjë plan të ri që do të diskutohet. Askush nuk mund të dalë me një plan dhe të thotë merre ose lëre atë”, shprehet presidenti serb.

LEXO EDHE:  Flamuri më i madh në botë i krijuar me erëza

LEXO EDHE:  Luftë tregtare mes SHBA dhe Turqisë/ “Tërmet” në tregjet globale

Ndërkohë, kancelarja gjermane i ka dërguar ftesë për t’u takuar edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilit me anë të një letre i ka theksuar se dialogu me Serbinë mbetet sfidë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Tmerr dhe panik në ajër/ Avioni bën ulje emergjente në mes të dëborës

Publikuar

-

Nga

Një avion civil i kompanisë ruse UTair është dashur të bëjë ulje emergjente në aeroportin e Usink, në republikën ruse të Komit.

Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, teksa ishte në fazën e uljes, avioni ka goditur bishtin në pistën e akullt.

Shkak i aksidentit ka qenë një problem me rrotat e Boeing, në të cilin udhëtonin 94 persona, mes të cilëve edhe 6 anëtarë të ekuipazhit.

LEXO EDHE:  Luftë tregtare mes SHBA dhe Turqisë/ “Tërmet” në tregjet globale

LEXO EDHE:  Turqia shkarkon 88 vetë nga Ministria e Jashtme

Fatmirësisht nga incidenti nuk ka patur asnjë të plagosur.


LEXO TE PLOTE