LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Të parandalohet degradimi i standardeve demokratike”/ Meta publikon deklaratën e KiE

5 Shkurt 2020, 15:25, Politikë CNA
“Të parandalohet degradimi i standardeve demokratike”/ Meta

Presidenti Ilir Meta publikuar një deklaratë të Këshillit të Evropës, i cili miratoi udhëzimet ndaj qeverive, se si të mirëmbajnë ekuilibrat e demokracisë.

?Një angazhim që duhet mbështetur nga të gjithë që të parandalohet degradimi i standardeve demokratike të qeverisjes dhe shtetit të së drejtës?, shkruan Meta.

Lista e përpiluar nga Komisioni i Venecias, grupi i ekspertëve i Këshillit të Evropës , u jep udhëzime qeverive se si të mbajnë ekuilibrat e demokracisë, pavarësisht se çfarë lloj sistemi përdor ai vend.

?Komiteti i Ministrave ka rënë dakord sot për një listë kontrolli, që synon të sigurojë që fituesit e zgjedhjeve të mbështesin praktikat demokratike. Lista e kontrollit, e përpiluar nga Komisioni i Venecias, u jep udhëzime qeverive se si të mirëmbajnë kontrollet dhe ekuilibrat e demokracisë, pavarësisht se çfarë lloj sistemi përdoret në vendin e tyre. Kjo nismë pason paralajmërimin e Komisionit të Venecias, i bërë publik nga ish-Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland, në raportin e vitit 2016, ku thuhej se disa qeveri për të fituar pushtetin në zgjedhje, po përpiqen të çmontojnë masat mbrojtëse demokratike, duke nxitur përmes ligjeve pa debat të mirëfilltë politik largimin e gjyqtarëve dhe zyrtarëve të pavarur. Lista kontrolluese thekson se demokracia është më shumë se ?fituesi i merr të gjitha? dhe se shumica qeverisëse dhe opozita parlamentare kanë përgjegjësi të mbajnë praktikat demokratike efektive?, thuhet në deklaratën e Këshillit Europian./CNA.al

Lajmet e fundit nga