Connect with Us

“Të futi Basha në listë”/ Murrizi, debat me ish deputeten e PD: Mos më hap barkun!

Politikë

“Të futi Basha në listë”/ Murrizi, debat me ish deputeten e PD: Mos më hap barkun!

Publikuar

-

Deputeti Myslim Murrizi ka deabtuar me ish deputeten e PD-së Arbiola Halimi për ndryshimet ndryshimet në sistemin zgjedhor.

Murrizi tha se qytetarëve qytetarë iu hoq e drejta për të zgjedhur në vitin 2008, ndërsa Halimi e kundërshtoi duke deklaruar se ai u zgjodh nga ky sistem.

Deputeti iu kundërpërgjigj ish deputetes dhe deklaroi në studion e Fax News, se ka qenë në listë para se të vinte Lulzim Basha.

Debati:

Murrizi: Populli mund të jetë opozitar, por në 2008 ja hoqën të drejtën për zgjedhje.

Halimi: Po ju nga ky kod jeni zgjedhur. A ju ka vendosur Basha në listë?

Murrizi: Më ka vendos populli i Lushnjes!

Halimi: Dakord e vlerësoj kontributin tuaj, por jeni zgjedhur me listë…

Murrizi: E ke gabim. Aty ke qenë edhe në grup. Thash shyqyr që u krijua ndryshimi sistemit elektoral. Dhe qelpsinlliku ka filluar nga prilli i 2008. Qytetarët të zgjedhin deputetët e tyre.

LEXO EDHE:  Kriza/ Vizita e Hoyt Yee rihap dialogun

Halimi:Nuk e besoj se Edi Rama do të bëjë një Reformë zgjedhore. Paska vullnetin Edi Rama të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri?!

Murrizi: Mos bëj propagandë me mua! Të vijë nga vota e qytetarëve. Po kush ia ka kërkuar PS-së. Më gjej një kërkesë t’ja çoj Basha në komision. Po tani pse u ul me Edi Ramën? Të kërkojë që vota e qytetarëve të zgjedhë deputetët. Kur më quan “opozitë legale” Kaç Islami mua më vjen të ha trahana! Nuk kam votuar asnjë projektligj të Ramës. Mos më hap barkun tani! Nuk kam votuar asnjë ligj pro Ramës.

Halimi: Nuk jam dakord me kodin, por Basha ju vendosi në listë!

Murrizi: Kam qenë para Bashës në PD./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncon ish deputeti/ Qeveria lë në mëshirë të fatit Dibrën, mijëra banorë pa energji elektrike prej 24 orësh

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike prej 24 orësh në Dibër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjunkshi thotë se Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie ndërsa shton se dibranët nuk e meritojnë një ndëshkim të tillë.

Kanë kaluar mbi 24 Orë që në Dibër, në këto netë të acarta të dimrit ka pllakosur errësira.

Kushteve të vështira të motit, temperatuarave mjaft të ulta në (-)minus disa gradë ju shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  “Fik makinën”/ Dështon protesta e opozitës

LEXO EDHE:  “Fik makinën”/ Dështon protesta e opozitës

Janë me dhjetra mijëra banorë të Zonave të thella malore si Lura, Çidhna, Arrasi, Bllice, Sllovë, Kala e Dodës etj, të cilat qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëherëshme të kësaj situate të paprecedentë.

Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim!

Mesazhi i një qytetari ;

përshëndetje gjeneral. nënstacioni fushë -alie është jashtë funksionit,pasi eshtë djeg transformatori. 7 njësi bashkiake janë pa energji. fushë alie,lura,zall-dardhë,reç,sllovë,kala e dodës arras.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj për OFL/ “Model tipik komunist, i kohës së Edverit”

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, teksa foli për Operacionin Forca e Ligjit.

Sipas Goxhaj ky është një model tipik komunist që sipas tij mund të ndiqej një mënyrë fare e thjeshtë për të luftuar paratë dhe pasuritë e vëna në mënyrë kriminale dhe të paligjshme.

“Bashkë me Armir Shkurtin bëmë një investigim në ish-Bllok mbrëmjen e kaluar. Kishte mungesa në githë zonën, kishte karrige lokalesh bosh. Kjo duket një prirje komuniste. Nëse do të kërkosh diçka është e thjeshtë, futesh në sistem dhe kontrollon gjithçka.

Të ndalosh njerëz në rrugë është një sjellje tipike komuniste që në kohën e Edverit, pra të Edi Ramës vetëm udhëheqësit duhet të kenë makina të shtrenjta. Prandaj Blloku ishte bosh, por kanë gjetur disa ‘fukarenj’. Nuk kam të drejtë të paragjykoj askënd përse ka një makinë të shtrenjtë, qeveria ka të gjitha mekanizmat e duhura për të gjetur të dhëna mbi mjetet e shtrenjta”tha Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi paralajmëron nga Vlora/ “Ndryshimi është vetëm çështje kohe”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka mbajtur një takim me strukturat në qarkun e Vlorë.

Bardhi ngre akuzat se ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga kryeministri Edi Rama dhe trafikantët e drogës.

Demokrati deklaron se nga bashkëbisedimi i hapur ka kuptuar se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

“Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i fortë i Bashës/ Kujt po i tunden prangat

LEXO EDHE:  Dështon mbajtja e zgjedhjeve në 35 degët e PD/ Demokratët bojkotojnë mbledhjet e strukturave, akuza të deleguarve të Bashës

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe”, shprehet ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE