Connect with Us

Strategjia e re e Komisionit Europian për Ballkanin

Blog

Strategjia e re e Komisionit Europian për Ballkanin

Publikuar

-

Vetëm disa ditë pas Brexitit dhe daljes së një shteti nga BE, në Bruksel do të shtrohet pyetja: Si do të jetë perspektiva e mëtejshme e zgjerimit të BE? Komisioni Europian paraqet sot strategjinë re.

Franca në tetor të vitit vitit 2019 ka bllokuar hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe në këtë mënyrë ka frenuar proceset për zgjerimin e BE. Presidenti, Emmanuel Macron është përgjigjur ndaj kritikave, se po bën një “gabim historik” ndaj Ballkanit Perëndimor me pohimet se ai “ka marrë rolin negativ” por nuk është i vetëm në qëndrimet për ridefinimin e procesit të zgjerimit të BE. Ky pozicion i Francës e ka kthyer vëmendjen tek politika e zgjerimit të BE, që nënkupton edhe domosdoshmërinë e ridefinimit të procesit, i cili paraqitet si tepër burokratik, konfuz dhe i komplikuar.

”Politika e zgjerimit të BE është trajtuar shpesh. Por ndryshimi i fundit serioz ka ndodhur në vitin 2003. Ndërkohë kemi mësuar shumë leksione të rëndësishme dhe ka ardhur koha të eliminojmë pengesat në këtë rrugë. Ka ardhur koha për pëmirësime dhe rritjen e kredibilitetit të BE”, pohon Tonino Picula, raportuesi i Parlamentit Evropian për Ballkanin.

Berlin Pressekonferenz | Angela Merkel und Emmanuel Macron (Getty Images/AFP/O. Andersen)

Në fund të vitit 2019 dhe në fillim të vitit 2020 janë paraqitur disa ide për rishikimin e procesit të zgjerimit. Jo vetëm Franca por edhe disa vende të tjera kanë paraqitur propozimet e tyre. Por esenca është fokusimi tek mbështetja e këtyre vendeve, efikasiteti dhe dinamizimi i procesit. Komisioni i ri Evropian ka marrë përsipër të hartojë edhe një propozim të ri dhe metodologji të re për zgjerimin.

Metologjia e re

Komisioni Evropian dhe komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi do të paraqesin propozimin e tyre më 5 shkurt. Në Komision thuhet se propozimi ka marrë parasysh qëndrimet e shteteve anëtare dhe “interesat gjeostrategjike të BE”, por edhe interesat e vendeve që duan të futen në BE. Komisioneri Varhelyi thotë, se metodologjia e re do të bazohet në katër parime: kredibiliteti, parashikueshmëria, dinamika dhe forcimi i udhëheqjes politike. Ai kërkon një proces më dinamik dhe më me kredibilitet për zgjerimin. “Nuk duan të ndalim procesin e zgjerimit, por të përparojmë procesin”, thonë në KE. Fokusi i metodologjisë së re do të vendoset tek forcimi i shtetit juridik, forcimi i institucioneve demokratike dhe zhvillimi ekonomik. “Këto janë çështjet, të cilat prekin vet thelbin e transformimit të shoqërive në Ballkanin Perëndimor”, mendon Varhelyi.

Komisioneri mendon, se këtë metodologji nuk duhet ta aplikojnë Serbia dhe Mali i Zi, të cilatjanë futur në negociata me rregullat aktuale. Por pritet që edhe në negociatat me këto dy vende të kenë modifikime dhe përshtatje sipas metodologjisë së re dhe të vjetër. Të gjithë në Bruksel insistojnë që synimi i fundit i negociatave të jetë anëtarësimi i plotfuqishëm në BE.

Në Bruksel mendohet se strategjia e re do të definojë çështjen e kapitujve të negociatave, çështjen e financimit, ndërlidhjet më të mira mes respekimit të shtetit juridik dhe financave, procesin e transformimit të Ballkanit Perëndimor. KE parashikon hapjen e një debati të gjerë për këtë strategji, menjëherë pas prezantimit të saj. Në Bruksel shpresohet, se në samitin e majit në Zagreb do të hapen negociatat edhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe se kjo do të rezultojë me një hov të ri për zgjerimin e BE./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Katastrofa e Morias, dhe politika hipokrite e BE-së mbi refugjatët

Publikuar

-

Nga

Katastrofa e Morias, dhe politika hipokrite e BE-së mbi refugjatët

“Der Spiegel”

* Shahrzadi ia doli. Ajo arriti t’u shpëtonte flakëve që e shndërruan Moria-n, kampin më të madh të refugjatëve në Evropë, në një djerrinë të shkrumbuars. Por tashmë ajo nuk di se ku të shkojë. Një 25-vjeçare e ndrojtur nga Afganistani dhe me tipare fizike të imëta, Shahrzad ishte ulur mbrëmjen e së mërkurës përpara kampit të djegur në ishullin grek të Lesbosit, bashkë me burrin dhe dy fëmijët e saj të vegjël.

“Ne nuk e dimë se çfarë do të bëhet me ne tani”-thotë ajo. Ata kanë me vete dokumentet e identifikimit, por shumë pak gjëra të tjera. “S’kemi asgjë për të ngrënë, vetëm pak ujë. Askush nuk na thotë asgjë”- shton ajo. Familja afgane ndodhej në Moria prej 8 muaj kur zjarri shpërtheu mbrëmjen e të martës së shkuar, teksa ata po flinin në kontejnerët e tyre në kamp.

”Ne u zgjuam menjëherë kur pamë flakët, dhe dëgjuam njerëzit të bërtisnin. Morëm fëmijët në krahë, dhe vrapuam në errësirë ​​deri në kodër”-tregon më tej ajo. Ata i panë flakët me hidhërim. Sërish jeta e tyre po shpërbëhej në asgjë. “Moria nuk ka qenë kurrë një vend i mirë”- thotë Shahrzad.

Në kampin e mbipopulluar jetohej plot mjerim dhe frikë. Por të paktën ata kishin një çati mbi kokë. Gati 13.000 njerëz mbetën papritur të pastrehë nga zjarri që ra në kamp, dhe kryeministri grek Kiriakos Micotaqis shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Lesbos.

Qeveria e tij ka në plan t’i strehojë përkohësisht emigrantët në anijet e luftës ose anijet tregtare. Shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende me saktësi. Por qarkullojnë të gjitha llojet e teorive, nga të besueshmet deri tek ato absurdet. Disa thonë se zjarri ishte vënë nga radikalët e djathtë, të tjerët fajësuan vetë refugjatët, ndërsa të tjerë akoma janë të bindur se zjarri është shkaktuar nga Turqia si një mënyrë për të provokuar grekët.

Por të enjten, Ministria Greke e Politikës së Migracionit, njoftoi se zjarri ka shumë të ngjarë të jetë shkaktuar nga vetë azilkërkuesit, si një reagim ndaj masave të karantinës, për shkak të dhjetëra rasteve të identifikuara me koronavirus më kamp. Ndërkohë, është i padyshimtë është fakti që Moria nuk është e vetmja gjë që u rrënua nga zjarri.

Po e tillë është edhe politika evropiane e azilit. Bashkimi Evropian donte ta bënte kampian e Moria-s si një model. Sipas kësaj praktike, kërkesat për azil duhej të përpunoheshin brenda vetëm disa javësh në “vatrat e nxehta” të vendosura në disa ishuj grekë.

Ata që do të njiheshin zyrtarisht si refugjatë, do të shpërndaheshin më pas në vendet e tjera anëtare të BE-së, ndërsa ata që do u refuzohej aplikimi për azil do të ktheheshin sërish në Turqi. Ky ishte në parim thelbi i marrëveshjes që Brukseli arriti me Ankaranë në vitin 2016. Por pak nga pikat e kësaj marrëveshje janë zbatuar.

Në vend të përpunimit me shpejtësi të kërkesave për azil, zyrtarët grekë i kanë mbajtur për periudha të gjata azilkërkuesit në Lesbos dhe ishuj e tjerë të Egjeut, në disa raste edhe me vite të tëra. Shumë pak refugjatë janë rikthyer mbrapsht në Turqi, por vështirë se ndonjë është lejuar të udhëtojë drejt Evropës Veriore.

LEXO EDHE:  BE po e thotë troç/ Negociatat varen nga zbatimi i vettingut



BE-ja e sheh veten jo vetëm si një fuqi ekonomike dhe politike, por edhe si një fuqi morale. Por në Lesbos, blloku ka humbur gjithçka që mund të ketë mbetur nga autoriteti i tij moral. Një shëtitje nëpër Moria para rënies zjarrit, zbulonte një nga vendet më të pista dhe më të rrezikshme në të gjithë Evropën.

LEXO EDHE:  Nëse BE shpërbëhet, shpërthen lufta në Ballkan!

Njerëzit këtu jetonin ngjeshur njëri pas tjetrit, me mbeturinat e kalbëzuara të shpërndara thuajse kudo, dhe me përrenjtë e bllokuar nga malet me mbetje plastike. Këshilltari politik me qendër në Berlin, Gerald Knaus e kishte cilësuar kampin si një “Guantanamo të refugjatëve”.

Midis korrikut dhe fundit të shtatorit 2019, më shumë se 25.000 refugjatë arritën në ishujt grekë. Moria vazhdoi të shtohej me refugjatë, në fillim në 10.000, dhe në mars të këtij viti thuajse 20.000 njerëz. Infrastruktura e kampit, e kishte të pamundur të menaxhonte kaq shumë njerëz.

Uji mungonte për orë të tëra, energjia elektrike po ashtu, duke nxitur disa azilkërkues të ndërhynin vetë në rrjet. Psikologët raportonin se fëmijët zgjoheshin natën duke bërtitur, dhe duke ikur nga çadrat e tyre në panik, ose duke prerë veten me thikë, në përpjekje për t’u vetëvrarë.

Nga ana tjetër edhe banorëve të Lesbosit, u kishte sosur durimi me përdorimin e ishullit të tyre si një bazë për azilkërkuesit nga e gjithë bota. Ata kundërshtuan me forcë ndërtimin e një kampi të ri në veri të ishullit në fillim të këtij viti.

Situata për grekët u vështirësua edhe nga fakti, që presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan nisi të respektonte gjithnjë e më pak marrëveshjen e tij me BE-në mbi refugjatët. Athina dhe Ankaraja, i kanë rritur shumë tensionet midis tyre javët e fundit, ndërsa konflikti i tyre mbi qasjen në burimet natyrore është intensifikuar akoma më tej.

Njerëzit pranë Micotaqis, janë të shqetësuar se Erdogani mund t’i dërgojë emigrantët sërish drejt Greqisë, për ta vënë Athinën nën presion, ashtu siç bëri edhe në pranverë. Ndërkohë edhe Evropa në tërësi, është larg sa kurrë më parë zbatimit të një politike koherente mbi refugjatët.

Disa shtete si Luksemburgu, besojnë se pas katastrofës në Moria, Bashkimi Evrppian nuk mund të vazhdojë si më parë, ndaj po kërkojnë që vendet anëtare të pranojnë azilkërkuesit që ndodhen aktualisht në Greqi.

Por vende të tjera, si Austria, po vazhdojnë t’i refuzojnë me forcë propozime të tilla. “Evropa do të mbetet e sëmurë, për sa kohë nuk gjen një rrugëdalje për krizën e refugjatëve”- u shpreh për “Der Spiegel” Ministri i Jashtëm i Luksemburgut Zhan Aselborn.

Marrë me shkurtime./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Kërcënimi i afërt i një Amerike Socialiste

Publikuar

-

Nga

Kërcënimi i afërt i një Amerike Socialiste

Nga Lee Edwards “Nationl Riview”

* Kur kongresmenet e ekstremit të majtë të njohur si “Squad”, kremtonin fitoret e tyre te thella në zgjedhjet paraprake në gjirin e Partisë Demokratike në fillim të këtij viti, strategët largpamës radikalë po komplotonin për të arritur qëllimin e tyre afatgjatë:ndërtimin e një Amerike socialiste të qeverisur sipas vetë fjalëve të grupit marksist “Alternativa Socialiste”, “një udhëheqje marksiste e testuar”.

Për ata që thonë se nuk mund të ndodhë këtu, ka shumë shenja paralajmëruese për të kundërtën. Në Nju Jork, përfaqësuesja Aleksandria Okasio-Kortez jo thjesht e mundi sfidantet e saj me origjinë latine, moderatoren e njohur të CNBC Mishel Karuzo-Kabrera. Ajo e dërrmoi atë, duke fituar me 74.6 për qind të votave.

Aleksandria Okasio-Kortez

Ndërkohë kongresmenia Rashida Tlaib mundi me lehtësi presidenten e Këshillit të Qytetit të Detroit Brenda Xhons, me 66.3 për qind të votave. Ilhan Omar i fitoi zgjedhjet paraprake në Minesota kundër Anton Melton-Mio të mirë-financuar me 57.4 për qind të votave.

Në çdo rast, socialistët mposhtën demokratët liberalë që ishin tërheqës, të organizuar dhe që kishin shumë para. Nuk kishte rëndësi që një shumicë dërrmuese e votuesve demokratë e mbështeti vizionin e OAC-Tlaib-Omar për një Amerikë socialiste, përfshirë edhe Marrëveshjen e Re të Gjelbër me vlerë triliona dollarë.

Këto ishin vetëm disa nga provat e një ndryshimi revolucionar në Partinë Demokratike, që është duke u bërë Partia Socialiste. Tre demokratë të vjetër në Kongres humbën vendet e tyre nga kandidatët e ngjashëm me 3 kongresmenet e lartpërmendura.

Rashida Tlaib

Kongresmenia Lejsi Klej e Misurit, 20 vite në këtë post, humbi përballë Kori Bush, një udhëheqëse e lëvizjes “Black Lives Matter”. Kongresmeni i Nju Jorkut, Eliot Engel, kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme, u mund nga një drejtori shkolle, progresisti Xhamal Bauman.

Kongresmeni Den Lipinski në Ilinois, një nga demokratët e paktë në Kongres kundër abortit, humbi përballë sfidantes së ekstremit të majtë Mari Njuman. Përpjekjet në bazë të Socialistëve Demokratë të Amerikës (DSA) dhe grupeve të ngjashme të krahut të majtë, po japin frytet e tyre.

Në Nju Jork, 5 kandidatë në mbarë vendin për Asamblenë e Përgjithshme, të cilët ishin miratuar nga DSA, fituan zgjedhjet paraprake. Ata garuan me platforma që përfshinin Marrëveshjen e re të Gjelbër, kujdesin shëndetësor me një pagues të vetëm, reformën në drejtësinë penale, strehimin për 70.000 të pastrehët e shtetit të Nju Jorkut, strehim të përballueshëm për të varfrit, taksa të reja për të pasurit me Uoll Stritin që duhet t’i paguajë të gjitha kostot.

Den Lipinski

Qëllimi i tyre, siç përcaktohet edhe në sloganet e fushatës, është “të çojnë përpara vizionin e një bote socialiste”. Dhe socialistët e PD, gjetën mjaftueshëm votues në gjithë vendin. Në Filadelfia, socialisti Nikil Saval fitoi zgjedhjet paraprake në gjirin e demokratëve për senatin e shtetit.

Samer Li, gruaja e parë zezake që përfaqëson Pensilvaninë Jugperëndimore në senatin e shtetit, fitoi rizgjedhjen me 75 për qind të votave. Në zgjedhjet paraprake në Kaliforni, rezultatet zbuluan se 53 për qind e demokratëve e shohin socializmin “në mënyrë të favorshme”.

Në Teksas, votuesit demokratë e miratuan socializmin me 56 për qind, një diferencë kjo prej 20 pikësh mbi kapitalizmin. Socialistët po tubohen rreth senatorit popullor Berni Sanders, që grumbulloi më shumë para se çdo kandidat tjetër për fushatën e këtij viti (rreth 200 milion dollarë), grumbulloi një “ushtri” të madhe vullnetarësh, dhe fitoi zgjedhjet brenda-partiake në Ajoua, Nju Hempshajër dhe Nevada.



Por ai nuk ishte në gjendje të dominonte në Këshillin Kombëtar Demokrat, që u tubua rreth ish zv/presidentit Xho Bajden. Strategët socialistë po llogaritin se si mund të shtyjnë më në të majtë Partinë Demokratike. Kërt Ris argumenton tek revista “Jacobin” se socialistët kanë nevojë për institucione më të forta në të majtë, veçanërisht për sindikata më luftarake.

LEXO EDHE:  “Nuk do të lejojmë kurrë”/ Rusia i tregon “dhëmbët” BE-së, pas vendimit për negociatat

LEXO EDHE:  Ndikimi i Macronit në botë/ A është ai superdiplomati i ri?

Ris, që u angazhua në fushatën e Sanders, tregon se vetëm 3 sindikata të vogla e mbështetën senatorin. Ai gjithashtu pretendon se socialistët kanë nevojë për më shumë organizata aktiviste si DSA, Revolucioni Ynë dhe Lëvizja Lindja e Diellit, së bashku me media më të pavarura si “Demokracy Now!’ dhe “Jacobin”.

Socialistët kanë nevojë për “zgjedhje të luftës së klasave”, argumenton Ris, që t’i drejtojnë njerëzit kundër klasës sunduese dhe të fokusohen tek “lakmia dhe korrupsioni i kapitalizmit”. Socialistët besojnë, thotë ai, se me krizat e shumta në ekonomi, qeveri dhe shëndetin publik, ka ardhur koha të kërkojmë ndërtimin e një bote ku “të gjithë njerëzit të mund të jetojnë me dinjitet, siguri dhe liri”.

Alternativa Socialiste (DSA), ka bërë thirrje për formimin e një partie të re të majtë me “një program të qartë socialist dhe një udhëheqje të testuar marksiste”. ‘The Call”, një botim i “Bread and Roses”, një grup marksist, ka deklaruar, duke i bërë jehonë Karl Marksit, se punëtorët amerikanë kanë nevojë për “një parti të madhe të klasës punëtore”.

Lëvizja “Sunrise”, një grup i majtë ambientalist i udhëhequr nga të rinjtë, thotë se një parti e punëtorëve nuk duhet të jetë një qëllim “i menjëhershëm”. Por ata në ekstremin e majtë, mendojnë se një parti e punëtorëve është “një synim i rëndësishëm strategjik për lëvizjen socialiste”.

Këta radikalë e shohin qartazi veten e tyre si pararoja e Revolucionit, ashtu si bolshevikët e vitit 1917 në Rusi, të përgatitur për të goditur kur të jetë pjekur momenti, për të rrëzuar një strukturë të dobësuar politike dhe ekonomike. Megjithëse janë relativisht të paktë në numër- DSA ka një anëtarësi prej rreth 70.000 njerëzish – ata janë shumë të përkushtuar ndaj kauzës së tyre.

Ata kanë ndihmuar në zgjedhjen e një numri kandidatësh në nivel kombëtar dhe lokal. Sipas sondazheve, gjendja shpirtërore e vendit është e favorshme për zgjidhje radikale të tilla si arsimi falas, kujdesi shëndetësor falas dhe Marrëveshja e Re e Gjelbër, që do të eleminonte naftën, qymyrin dhe gazin natyror si burime të energjisë.

Duke pasur parasysh triumfet elektorale që citova më lart, a jemi të sigurt se një Amerikë socialiste është realisht e pamundur, sidomos kur 70 për qind e brezit të ri thonë se do të votonte për një socialist? Ne nuk mund të varemi nga dikush tjetër për të reaguar. Ne duhet të hidhemi që tani në sulm, duke e shpërndarë të vërtetën në lidhje me socializmin dhe alternativën e sipërmarrjes së lirë.

Ne duhet ta theksojmë se socializmi nuk ka funksionuar kurrë askund, së fundmi as në Venezuelë dhe më herët as në Izrael, Indi dhe Britaninë e Madhe. Ne duhet të tregojmë gjithashtu se ai bazohet tek profecitë e dështuara të një ekonomisti mashtrues me emrin Karl Marks, që parashikoi dy shekuj më parë se kapitalizmi do të binte vetë, se socializmi do të thoshte fundi i pronës private dhe i bizneseve të vogla, nga të cilat tani ka 30 milionë të tilla vetëm në SHBA.

Për më tepër, ne duhet t’u shpjegojmë amerikanëve dhe gjithë të tjerëve se falë sipërmarrjes së lirë, 1 miliard njerëz dolën nga varfëria, dhe një klasë e re e mesme është formuar në të gjithë botën, se kapitalizmi dhe jo socializmi ka sjellë më shumë pasuri dhe më shumë liri për më shumë njerëz se çdo sistem tjetër ekonomik në histori.

Në dallim nga të drejtat e shkruara nga Tomas Xheferson në Deklaratën e Pavarësisë, këto fakte nuk janë të vetëkuptueshme. Ne duhet t’i paraqesim ato pa u lodhur dhe t’i mbrojmë pa pushim. Alternativa – humbja e vendit tonë përballë të ashtuquajturve socialistë demokratë – është e paimagjinueshme./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Bullgarët në protestë kundër kapjes së gjyqësorit nga oligarkët dhe politika

Publikuar

-

Nga

Nga Jana Tsoneva “Al Jazeera”

Më 2 shtator, protestat 2-mujore anti-qeveritare në Bullgari hynë në fazën e tyre më të dhunshme deri më tani. Për herë të parë, policia përdori topat e ujit, gazin lotsjellës dhe sprajin me piperin djegës, duke shënuar fundin e fazës relativisht paqësore të protestave që e bënë Bullgarinë të veçantë në Evropë në këtë drejtim.

Të nesërmen qeveria i përdori përplasjet si një justifikim për të ndaluar negociatat për largimin e saj nga pushteti. Siç e deklaroi më 3 shtator deputeti Toma Bikov nga partia qeverisëse GERB:“Pas ngjarjeve të ndjeshme, ne nuk mund të diskutojmë më dorëheqjen e qeverisë, pasi kjo do të nënkuptonte dorëheqjen pas sulmeve nga kriminelët”.

Por çfarë i shkaktoi këto ngjarje dramatike? Që nga fillimi i këtij viti, një seri krizash dhe skandalesh kanë krijuar tension në sferën publike, dhe kanë çuar në një valë protestash kundër sundimit pothuajse të pandërprerë 10-vjeçar të GERB.
Dimri që shkoi u shoqërua me një krizë të furnizimit me ujë të pijshëm, e shkaktuar nga tharja e disa digave. Por kriza u ndihmua edhe nga mungesa e mirëmbajtjes së infrastrukturës, si dhe e sjelljes së butë të qeverisë ndaj industrive të mëdha që abuzojnë me rezervat e ujit.

Pastaj erdhi pandemia e koronavirusit, dhe menaxhimi i keq i saj nga qeveria, ku shumë mjekë dhanë dorëheqjen nga detyra për shkak të mungesës së mjeteve mbrojtëse dhe kushteve të papërshtatshme në spitale.
Pastaj një mori skandalesh zbuluan disa skema korruptive që përfshinin prona shumë fitimprurëse përgjatë bregdetit të Detit të Zi. Ndërkohë fillimi i verës u karakterizua nga një riorganizim i shpejtë brenda radhëve të oligarkisë në pushtet dhe biznesmenëve pranë tyre, duke çuar në rënien e kuotave të Vasil Bozhkov, një nga bosët më të pasur të lojërave të fatit, turizmit dhe ndërtimit në Bullgari.

Fotot e kryeministrit Bojko Borisov duke fjetur në dhomën e tij të gjumit pranë një sirtari të mbushur plot me kartëmonedha 500- euroshe, lingota ari dhe një armë, bënë bujë në media. Kryeministri nuk e mohoi vërtetësinë e fotove, por pretendoi se paratë ishin shtuar përmes një foto-montazhi.



Pastaj, Fondi Anti-Korrupsion, një OJQ që dokumenton dhe heton korrupsionin e nivelit të lartë, publikoi një dokumentar në lidhje me një skemë tinëzare të vjedhjes së bizneseve të profilit të lartë me ndihmën e sistemit gjyqësor.
Në korrikun e këtij vitit, Hristo Ivanov, bashkë-udhëheqës i koalicionit liberal “Bullgaria Demokratike” dhe aktivist i reformës në drejtësi, e shndërroi luftën brenda elitës në një “luftë civile” midis llojit, duke hyrë me forcë në plazhin e zënë në mënyrë të paligjshme përreth resortit bregdetar të Ahmed Dogan, udhëheqësit të Lëvizjes liberale për të Drejtat dhe Liritë (DPS), që pretendon se përfaqëson pakicat etnike në Bullgari, por që është e mirë-njohur si një nga partitë më të korruptuara në vend.

Ivanov dhe kolegët e tij u tërhoqën zvarrë nga rojet e sigurisë, të cilët refuzuan të zbulonin nëse punonin për Shërbimin e Sigurisë Kombëtare (NSS), një agjenci qeveritare e ngarkuar me ofrimin e sigurisë personale për zyrtarë e lartë dhe funksionarët e shtetit.
Incidenti shkaktoi një protestë, e nxitur edhe nga ndërhyrja e presidentit bullgar Rumen Radev, që konfirmoi se rojet e sigurisë janë me të vërtetë punonjës të NSS, dhe të emëruar në atë detyrë në shkelje të mandatit të tyre.

LEXO EDHE:  Nëse BE shpërbëhet, shpërthen lufta në Ballkan!

LEXO EDHE:  Ndikimi i Macronit në botë/ A është ai superdiplomati i ri?

Kryeprokurori, Ivan Geshev, të cilin opozita e ka akuzuar për ndihmë dhe mbështetje të korrupsionit, duke refuzuar të ngrejë akuza kundër politikanëve dhe biznesmenëve, reagoi menjëherë duke urdhëruar një bastisje në presidencë, në shkelje të dukshme të të gjitha garancive të imunitetit të sanksionuara me kushtetutë dhe ndarjes së pushteteve. Të nesërmen, më 9 korrik, u zhvillua protesta e parë e madhe në Sofje. Pavarësisht pikëpamjeve liberale të deklaruara nga organizatorët e saj, protesta tërhoqi njerëz nga i gjithë spektri politik.

Protestat shpalosën 3 kërkesa kryesore:dorëheqjen e koalicionit qeverisës dhe kryeprokurorit, zgjedhje të parakohshme, dhe më pas ndërmarrjen e një reforme në drejtësi përmes ndryshimeve kushtetuese. Në pak kohë, partia qeverisëse e ndryshoi rendin e kërkesave dhe në gusht i shtangu të gjithë duke deklaruar se kishte hartuar një kushtetutë të re për të përmbushur kërkesën për ndryshim. Borisov e lidhi dorëheqjen e tij me ndryshimet kushtetuese, duke shpjeguar se nëse partia e tij nuk arrinte të mblidhte firmat e 50 për qind të deputetëve (120) deri më 2 shtator – kuota minimale e nevojshme që parlamenti të fillojë diskutimin e draftit – ai do të jepte dorëheqjen. Pavarësisht nga premtimi i paqartë i dorëheqjes, protestuesit u zemëruan. Drafti kushtetues ishte plot me gabime, gramatikore si dhe teknike; parashikonte disa ndryshime shqetësuese, të perceptuara si përpjekje për të çimentuar pushtetin e partisë qeverisëse.

Pas 2 javë negociata nervoze, propozimi i Borisov arriti të ketë mbështetjen e 122 firmave para 2 shtatorit, me ndihmën e partisë populiste të manjatit të karburanteve dhe farmacuetikësVeselin Mareshki. Të nesërmen, u zbulua se një kompani e lidhur me Mareshkin fitoi një koncesion fitimprurës 20-vjeçar në një zonë bregdetare. Lajmi i tërboi protestuesit dhe më 2 shtator, turmat më të mëdha që nga fillimi i krizës u mblodhën në qendër të Sofjes. Por në mbrëmje, disa protestues që mendohej se ishin provokatorë të paguar, nisën të hidhnin fishekzjarrë të vegjël ndaj policisë, gjë që provokoi një reagim të dhunshëm të kësaj të fundit.
Rreth 100 persona u arrestuan, shumë të tjerë u rrahën. Këto ngjarje, po vënë në provë konceptin e zakonshëm të shtetit si një arbitër neutral. Elita bullgare është thellësisht e përçarë, dhe fraksionet ndërluftuese po e përdorin fuqinë e tyre mbi shtetin si një armë kundër konkurrentëve të tyre.

Pavarësisht rritjes së koalicionit liberal të Hristo Ivanov nga protestat e fundit, nuk ka gjasa që partia e tij ta zgjidhë këtë problem brenda kornizës së ngushtë të reformës legaliste që ajo propozon (reforma në drejtësi dhe de-politizimi i Prokurorisë së Përgjithshme). Fuqia e oligarkisë duhet të zvogëlohet jo vetëm “nga lart”, pra përmes një legjislacioni më të rreptë penal dhe anti-korrupsion, por edhe nga “poshtë”, nga themelet. Bullgaria ka gjithashtu nevojë për një shtet më të fuqishëm të mirëqenies sociale, që mund t’i bëjë më pak të ndërvarur nga oligarkët njerëzit e thjeshtë që punojnë./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE