Connect with Us

Shqipëria dhe Kosova, pagat minimale më të ulëta në Europë

Politikë

Shqipëria dhe Kosova, pagat minimale më të ulëta në Europë

Publikuar

-

Shqipëria dhe Kosova i paguajnë më pak punonjësit e tyre se në çdo vend tjetër të Europës, sa i takon pagës minimale, që ata janë të detyruar të japin me ligj. Sipas të dhënave të Eurostat, në fillim të vitit 2020, paga minimale bruto në Shqipëri ishte 213 euro. Në Shqipëri, sipas INSTAT, janë mbi 320 mijë persona, ose gati një e treta e të punësuarve, që paguajnë sigurime me pagën minimale prej 26 mijë lekë.

Ndonëse paga minimale në vend është rritur disa herë, sërish mbetet më e ulëta në Europë, me përjashtim të Kosovës. Niveli i ulët i saj është dhe një nga arsyet që deklarohet si shkak për tendencën e lartë për emigrim.

Të dhënat e Eurostat nuk janë për Kosovën, por sipas të dhënave zyrtare, paga minimale aktualisht në Kosovë është 130 euro për punonjësit nën 35 vjeç dhe dhe 170 euro për ata mbi 35 vjeç. Kurse kërkesa gjatë vitit te kaluar ka qenë që kjo pagë të bëhet 250 euro, por nuk u arrit. Paga minimale në Kosovë ka mbetur e njëjtë që nga viti 2011, çmimet e konsumit kanë shënuar rritje.

Në Maqedoninë e Veriut, paga minimale bruto është 282 euro, sipas Eurostat. Në Mal të Zi është 331 eurp. Paga më e lartë minimale në rajon është në Serbi,  me 343 euro.

Në përgjithësi, pagat minimale në rajon janë shumë më të ulëta në raport me vendet e Bashkimit Europian.

Si variojnë pagat minimale në Europë

Deri në 1 janar 2020, 21 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë paga minimale kombëtare: vetëm Danimarka, Italia, Qipro, Austria, Finlanda dhe Suedia nuk kanë një minimum për pagën.

Sipas Eurostat, pagat minimale mujore në përgjithësi janë nën 600 € në lindje dhe mbi 1 500 € në veri-perëndim të BE-së

LEXO EDHE:  Grabiten pushuesit në Dhërmi/U marrin qindra euro dhe bizhuteri

21 Shtetet Anëtare të BE-së që kanë pagat minimale kombëtare mund të ndahen në tre grupe kryesore.

Në janar të vitit 2020, Bullgaria kishte pagën më të ulët bruto (312 €) në të gjithë BE-në. Nëntë Shtete Anëtare, të vendosura kryesisht në lindje të BE, pasuan me paga minimale midis 400 € dhe rreth 600 € në muaj: Letonia (430 €), Rumania (466 €), Hungaria (487 €), Kroacia (546 €) , Çekia (575 €), Sllovakia (580 €), Estonia (584 €), Lituania (607 €) dhe Polonia (611 €).

Në pesë shtete të tjera anëtare, të vendosura kryesisht në jug të BE-së, pagat minimale shkonin midis 700 € dhe pak më shumë se 1 000 € në muaj: Portugali (741 €), Greqi (758 €), Maltë (777 €), Slloveni ( 941 €) dhe Spanja (1 050 €).

Në shtatë Shtete Anëtare të mbetura, të gjitha të vendosura në perëndim dhe veri të BE-së, pagat minimale ishin mbi 1 500 € në muaj: Franca (1 539 €), Gjermania (1 584 €), Belgjika (1 594 €), Hollanda (1 636 €), Irlanda (1 656 €) dhe Luksemburgu (2 142 €).

Për krahasim, paga minimale federale në Shtetet e Bashkuara ishte 1 119 € në muaj në Janar 2020./ Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Z

    9 Shkurt, 2020 at 3:24 am

    Eshte ne nderin e CNA te tregoje lidhjen me Saliun! A eshte sponsori i ..?

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncon ish deputeti/ Qeveria lë në mëshirë të fatit Dibrën, mijëra banorë pa energji elektrike prej 24 orësh

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike prej 24 orësh në Dibër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjunkshi thotë se Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie ndërsa shton se dibranët nuk e meritojnë një ndëshkim të tillë.

Kanë kaluar mbi 24 Orë që në Dibër, në këto netë të acarta të dimrit ka pllakosur errësira.

Kushteve të vështira të motit, temperatuarave mjaft të ulta në (-)minus disa gradë ju shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  “Dështuam ta bëjmë Shqipërinë si Europa”/ Pastori u kërkon falje studentëve

LEXO EDHE:  Kosova merr 66 milione euro mbeshtetje nga BE

Janë me dhjetra mijëra banorë të Zonave të thella malore si Lura, Çidhna, Arrasi, Bllice, Sllovë, Kala e Dodës etj, të cilat qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëherëshme të kësaj situate të paprecedentë.

Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim!

Mesazhi i një qytetari ;

përshëndetje gjeneral. nënstacioni fushë -alie është jashtë funksionit,pasi eshtë djeg transformatori. 7 njësi bashkiake janë pa energji. fushë alie,lura,zall-dardhë,reç,sllovë,kala e dodës arras.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj për OFL/ “Model tipik komunist, i kohës së Edverit”

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, teksa foli për Operacionin Forca e Ligjit.

Sipas Goxhaj ky është një model tipik komunist që sipas tij mund të ndiqej një mënyrë fare e thjeshtë për të luftuar paratë dhe pasuritë e vëna në mënyrë kriminale dhe të paligjshme.

“Bashkë me Armir Shkurtin bëmë një investigim në ish-Bllok mbrëmjen e kaluar. Kishte mungesa në githë zonën, kishte karrige lokalesh bosh. Kjo duket një prirje komuniste. Nëse do të kërkosh diçka është e thjeshtë, futesh në sistem dhe kontrollon gjithçka.

Të ndalosh njerëz në rrugë është një sjellje tipike komuniste që në kohën e Edverit, pra të Edi Ramës vetëm udhëheqësit duhet të kenë makina të shtrenjta. Prandaj Blloku ishte bosh, por kanë gjetur disa ‘fukarenj’. Nuk kam të drejtë të paragjykoj askënd përse ka një makinë të shtrenjtë, qeveria ka të gjitha mekanizmat e duhura për të gjetur të dhëna mbi mjetet e shtrenjta”tha Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi paralajmëron nga Vlora/ “Ndryshimi është vetëm çështje kohe”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka mbajtur një takim me strukturat në qarkun e Vlorë.

Bardhi ngre akuzat se ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga kryeministri Edi Rama dhe trafikantët e drogës.

Demokrati deklaron se nga bashkëbisedimi i hapur ka kuptuar se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

“Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

LEXO EDHE:  Të rinjtë braktisin Shqipërinë/ Zbardhen shifrat alarmante

LEXO EDHE:  BE, 94 milionë Euro për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe”, shprehet ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE