Connect with Us

Raporti i Entit Rregullator/ Ujësjellësat, pa liçensë dhe çerdhe punësimi të militantëve

Sociale

Raporti i Entit Rregullator/ Ujësjellësat, pa liçensë dhe çerdhe punësimi të militantëve

Publikuar

-

Një raport i Entit Rregullator të Ujit, i sapo publikuar në Shqipëri, dëshmon se mosrespektimi i shtetit ligjor vijon të paraqesë probleme të mëdha në menaxhimin e sektorit të ujit.

Sipas raportit, disa nga shoqëritë e ujësjellësve veprojnë pa licencë në kundërshtim me ligjin, gjysma e volumit të ujit të prodhuar në Shqipëri nuk matet, ndërsa në shumë qytete rreth 40 për qind e ujit të harxhuar nuk arkëtohet. Shumë nga Bashkitë vijojnë t’i përdorin shoqëritë e ujësjellësve për të punësuar militantë partiakë duke rritur, sidomos në vitet zgjedhore, numrin e punonjësve. Shoqëritë e ujësjellësve në pjesën dërrmuese nuk arrijnë të mbulojnë kostot financiare te veprimit dhe mirëmbajtjes. Në nivel kombëtar, furnizimi me ujë është ende i ulët dhe sidomos kriza e ujit ndjehet në qytetet turistike ku mungesa e ujit në pjesën më të madhe të kohës sjell probleme për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Disa nga treguesit sipas Raportit të Entit Kombëtar të ujit për vitin 2019

Raporti i Entit Kombëtar të Ujit vlerëson se 8 shoqëri të Ujësjellësve, përfshirë dhe ato të tre qyteteve të mëdha si Tirana, Fieri dhe Elbasani, veprojnë të pa licencuara nga Enti Rregullator i ujit për shkak të problematikave ligjore dhe të mos marrjes së Akt Miratimit Higjeno Sanitar nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor.

Sipas raportit gati gjysma (48 për qind) e volumit të ujit të prodhuar në Shqipëri raportohet si i vlerësuar jo me matës, ndërsa kohëzgjatja e furnizimit me ujë në shkallë vendi është 13,2 orë në 24 orë. Treguesit për vitin 2019 flasin për përkeqësim të mbulimit të kostove të veprimit dhe mirëmbajtjes krahasuar me vitin 2018, dhe për arkëtim të ultë në mjaft shoqëri të ujësjellësve.

Raporti vlerëson se gjatë vitit 2019 pati rritje të personelit me 254 punonjës dhe “Shoqëritë e Ujësjellësve janë të mbingarkuara me punonjës të pajustifikuar, rritja e të cilëve është e dukshme sidomos në vitet zgjedhore, siç ishte viti 2019”. Sipas Raportit sektori paraqitet me probleme mjaft të mëdha në drejtim të treguesve financiarë ku vetëm 13 shoqëri arrijnë të paraqesin mbi 100 për qind të mbulimit të kostove të veprimit dhe mirëmbajtjes, ndërsa vetëm 4 prej tyre arrijnë të mbulojnë edhe kostot totale.

LEXO EDHE:  Dita kundër AIDS/ 1400 të prekur nga HIV në Shqipëri, shumica burra

Sipas raportit ” niveli i arkëtimit kundrejt faturimeve gjatë vitit 2019 ishte 79 për qind po aq sa në vitin 2018, ndërkohë që në mjaft zona si, Kukës, Divjakë, Kavajë, Gjirokastër, Fier, Elbasan, Durrës dhe Vorë, ky tregues është nën 60 për qind.

Mbulimi me furnizimin me ujë për vitin 2019, është pothuajse në të njëjtin nivel krahasuar me vitin paraardhës, thuhet në raport, sipas të cilit, disa zona turistike kanë orare të kufizuara të furnizimit me ujë siç janë Saranda me 12 orë, Durrësi me 8,3 orë Vlora me 13orë, Divjaka me 4 orë dhe kjo paraqet mjaft problem për mbarëvajtjen e sezonit turistik kur qytetet mbingarkohen nga turistët.

Sektori i ujësjellës-kanalizimeve në Shqipëri është në përfundim të riorganizimit sipas Reformës Territoriale të vitit 2015. Nga 57 shoqëritë në gjithë vendin 49 prej tyre raportojnë të dhëna në përputhje me kufijtë administrativë të bashkive. Qeveria shqiptare vlerësohet se ka financuar gjatë viti 2019 rreth 35 milionë euro për sektorin e ujit, ndërsa donatorët e huaj rreth 34 milionë euro dhe financimi në total përfaqëson rreth 35 % të nevojave vjetore të këtij sektori.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Diell dhe rritje temperaturash/ Surprizat e motit për këtë javë

Publikuar

-

Nga

Kjo javë pritet të nisë me mot me diell dhe shtim gradual të vranësirave. Sipas Shërbimit meteorologjik, deri në mesjavë, reshjet e përkohëshme të shiut do të përqendrohen në pjesën veriore dhe qendrore të vendit.

Intensiti i tyre, do të jetë i dobët e përkohësisht gjatë së mërkurës e të enjtes mesatar. Deri në këtë ditë, erërat heraherës të vrullshme jugore, do të krijojnë kushtet për rritje temperaturash si më poshtë. Ndryshim i situatës meteorologjike, do të vijë ditën e premte, kur vendi do të përfshihet nga reshje shiu e dëbore në ekstremet malore.

Këto reshje, parashikohen me intensitet dhe në formën e rrebesheve, pasdite e në mbrëmje të së premtes.

LEXO TE PLOTE

Sociale

E diela me diell/ Temperaturat e motit për sot lënë për të dëshiruar

Publikuar

-

Nga

Ashtu si dita e djeshme, edhe e diela pritte të jetë një ditë me diell, e vranësira të pakëta kalimtare.

Era, me drejtim verilindje-juglindje do të fryjë e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet, duke sjellë valëzim të ulët në dete.

Gjatë orëve të mëngjesit përgjatë zonave malore si shkak i temperaturave negative, krijohen premisat për ngrica në rrugë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -8ºC deri në 0ºC
zonat e ulëta -2ºC deri në 12ºC
zonat bregdetare -1ºC deri në 13ºC.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Horoskopi i ditës, 9 shkurt 2020

Publikuar

-

Nga

Dashi
21 Mars – 19 Prill
Kjo e dielë pritet të jetë e mbushur me shumë nervozizëm, ndaj mundohuni që të mbani veten nën kontroll, në mënyrë që të reduktoni dëmet. Mundohuni që të përqendroheni tek ndjenjat, pasi kjo do të jetë mënyra më e mirë për të kaluar çdo problem.

Demi
20 Prill – 20 Maj
Për të lindurit e kësaj shenje parashikohen zhvillime pozitive, për shkak të instinktit i cili nuk do ju zhgënjejë kurrë. Ka ardhur momenti që të merrni më shumë! Kjo e dielë ju parashikon një prej shenjave më të favorizuara të horoskopit.

Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Është një e dielë mjaft e favorshme për të lindurit e kësaj shenje, të cilët do kenë mundësi që gjatë kësaj dite të zgjidhin një keqkuptim. Ndikimi i favorshëm i yjeve parashikon rikuperim energjish dhe përmirësime të ndjeshme në sferën profesionale.

Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik
Duhet të mundoheni që të keni çdo situatë nën kontroll. Sa i takon punës, parashikohet që të çoni përpara disa kërkesa të rëndësishme. Lidhur me raportin sentimental, parashikohen luhatje humori dhe keqkuptime.

Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Të lindurit e kësaj shenje mund ta gjejnë veten në mes të kritikave sa i takon sferës sentimentale. Nën ndikimin aspak të favorshëm të yjeve, kritike paraqitet situata edhe sa i takon sferës sentimentale.

Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Ju pret një e dielë e bukur, në sajë të ndikimit të favorshëm të yjeve, sidomos sa i takon sferës profesionale. Ndërsa në raportin në çift parashikohen probleme të vogla, të cilat duhet ti menaxhoni me kujdes.

Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Parashikohet një ditë mjaft komplekse, e cila do të përmbyllë një cikël ditësh aspak të favorshme. Ka ardhur momenti që të kërkoni mbështetjen e personave që keni pranë. Mundohuni që të rigjeni qetësinë, pasi keni nevojë për të lënë pas shpine gjithë vështirësitë e kaluara.

LEXO EDHE:  “Do shembet 30 qershori”/ Zbulohen detaje nga raporti që Opozita i  ka dërguar OSBE

LEXO EDHE:  “Gjellën e prishur detyrohet ta hajë ai që e gatuan”/ Kujt i drejtohet Çollaku?

Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Parashikohet një ditë mjaft komplekse, e cila do të përmbyllë një cikël ditësh aspak të favorshme. Ka ardhur momenti që të kërkoni mbështetjen e personave që keni pranë. Mundohuni që të rigjeni qetësinë, pasi keni nevojë për të lënë pas shpine gjithë vështirësitë e kaluara.

Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Kjo e dielë do të jetë mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje, të cilët do të jenë gjithë energji. Mundohuni që të gjeni zgjidhje lidhur me një problem që ju ka shqetësuar në raportin në çift.

Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Yjet janë mjaft të favorshme për të lindurit e kësaj shenje. Do të përjetoni një ditë të qetë qoftë në sferën profesionale, familjare dhe sentimentale.

Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Do vijoni që të ndjeni praninë e disa yjeve që ju kanë shoqëruar gjatë gjithë javës dhe që do vijojnë të jenë prezente në fushën e ndjenjave. Bëni kujdes vetëm me financat, pasi parashikohet të ketë probleme të vogla.

Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Po filloni që të dilni nga një periudhë mjaft e errët, ku vetëm e diela do ju bëj që të ndiheni më mirë. Në punë, do të çoni përpara projekte të reja. Ky është pikërisht momenti ku duhet të mendoni më seriozisht për të ardhmen tuaj.

LEXO TE PLOTE