Connect with Us

Pse serbët pranuan të futen në qeverinë Kurti?

Kosova & Rajoni

Pse serbët pranuan të futen në qeverinë Kurti?

Publikuar

-

Albin Kurti mori zyrtarisht tanimë postin e kryeministrit të Kosovës, pas më shumë se 15 vitesh në opozitë. Por sfidat e qeverisë së re do të jenë të mëdha. Në qeveri ka dhe dy ministra serbë.

Kurti ka shkelur në fillim të mandatit të paktën dy premtime – qeveria ka 15 e jo 12 ministri, ndërsa në kabinetin qeveritar ka dy ministra të Listës Serbe dhe jo asnjë. Premtimi i parë është shkelur për shkak të koalicionit me LDK, ndërsa motivi për shkeljen e premtimit të dytë, siç thonë bashkëbiseduesit e Deutsche Welles, ka të bëjë me shkaqe të tjera.

Përballja me realitetin

„Nuk më befason zgjedhja e dy serbëve në kabinetin qeveritar nga Lista Serbe, sepse Kurti kërkon legalitet dhe legjitimitet të kabinetit qeveritar, për të promovuar edhe Kushtetutën e Kosovës”, thotë për DW, kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve në Kosovë dhe ish-deputetja, Rada Trajkoviç. Ajo mendon se viktima më e madhe e këtij vendimi do të jetë demokratizimi i bashkësisë etnike serbe në Kosovë.

Jeta Loshaj nga Këshilli për Qeverisje Përfshirëse thotë, se Kurti ka dhënë shumë premtime, por tani po përballet me realitetin politik. „E ka kuptuar se Kushtetuta e obligon që në qeveri të ketë përfaqësuesit e Listës, si subjekti, i cili ka fituar më së shumti vota në zgjedhje. Në këtë mënyrë Kurti ka treguar pjekuri politike dhe respekton Kushtetuën”, thotë Loshaj për DW.

Kosovo Pristina | Parlament des Kosovo stimmt über neue Regierung ab: Albin Kurti (DW/B. Shehu)

Dialogu me serbët

Dialogu me Serbinë, sipas parimit të reciprocitetit deri në njohjen e Kosovës si shtet, ngritja e aktakuzës ndaj Serbisë për krime, futja e obligimit të shërbimit ushtarak…. janë vetëm disa nga premtimet e Kurtit që janë në kundërshtim me qëndrimet e përfaqësuesve të serbëve në kabinetin qeveritar. Por Trajkoviç mendon se ministrat serbë nuk do të mund të pengojnë planet e Kurtit. Pengesë shumë më e madhe do të jetë opozita e krahut të luftës, e cila në ditën e zgjedhjes së qeverisë është dëshmuar si shumë e ashpër në kritika.

„Kurti me zgjedhjen e dy ministrave serbë lehtëson pozitën e vet. Ata nuk do të paraqesin asnjë problem për realizimin e premtimeve të dhëna. Ministrat serbë kanë në krye të organizatës së tyre politike një njeri, i cili ikën nga drejtësia, ndaj veprimi i tyre shkon në shërbim të fshehjes së vërtetës në lidhje me procesin për vrasjen e Oliver Ivanoviiçit, për shkak të së cilit ata mund të humbin kredibilitetin në tërësi“, shton Trajkoviiç.

Kosovo Nord-Mitrovica Rada Trajkovic (DW/J. Djukic Pejic)

Ndërsa Loshaj e sheh futjen e ministrave serbë në kabinetin Kurti si një shenjë të pragmatizmit të kryeministrit të ri, por edhe si shenjë e vendosmërisë së Kurtit për fillimin e një dialogu të brendshëm me serbët e Kosovës.

LEXO EDHE:  Armand Shkullaku tregon "planin" e tij/Çfarë do bënte po të ishte në vend të Bashës

Vuçiçi do të pajtohet

Votimit për kabinetin e qeverisë Kurti i ka paraprirë një debat shumë i gjatë për ofendimet e Kurtit në llogari të serbëve, duke i quajtur ata edhe “çetnikë”, apo koalicion me “Vuçiçin dhe Radoçiçin”, nënkryetarin e Listës Serbe, për të cilin autoritetet e Kosovës thonë, se ka lidhje me vrasjen e Ivanoviqit.

Trajkoviç mendon se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nuk është tepër i interesuar t’i kundërvihet politikës së Kurtit. „Presidenti i Serbisë Vuçiç do të kërkojë alibi për pranimin e shumë synimeve të Kurtit, pasi ka pranuar të ketë dy ministra në qeveri. Çdo ditë shohim një lloj kriminalizimi në logjistikën e shtetit dhe afera të shumta të shtetit të Serbisë dhe familjes së Vuçiçit“, thotë Trajkoviç, duke shtuar se serbët e Kosovës do të jenë sërish një “monedhë për kusur”, për politikën e Serbisë.

Kosovo Mitrovica Vucic Gedenken Oliver Ivanovic (picture-alliance/AP/V. Kryeziu)Vuçiç nderon Oliver Ivanoviçin

Redaktori i Radio Gorazhdevac, Dimitrijeviç, mendon se “Lista Serbe kësaj radhe nuk do të ketë pushtet aq të madh, sepse qeveria e tanishme nuk varet nga votat e saj”. Dimitrijeviç mendon se ministrat dhe deputetët serbë nuk do të përpiqen të pengojnë shumë punën e qeverisë. Ndërsa faktin që deputetët serbë kanë abstinuar dhe nuk e kanë votuar kabinetin e ri qeveritar, Loshaj e sheh si një pjesë të taktikës së veprimit. Deputetët serbë do të përpiqen të mbrojnë interesat e tyre, por në radhë të parë agjendën e përcaktuar nga Beogradi./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Vuçiç i prerë/ “S’ka asnjë plan për Kosovën, askush s’mund të më thotë “merre ose lëre”

Publikuar

-

Nga

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar sot se do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me të cilën do të diskutojnë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Vuçiç deklaroi se ndryshe ngasa transmetohet në media, nuk ka një plan të ri për marrëveshjen me Kosovën.

“Unë nuk mendoj se ka ndonjë plan të ri që do të diskutohet. Askush nuk mund të dalë me një plan dhe të thotë merre ose lëre atë”, shprehet presidenti serb.

LEXO EDHE:  Nga Pëllumb KULLA/ Poshtë votimet! Sidomos ato që humbim

LEXO EDHE:  Bien disa kryebashkiakë/ Rama i largon nga rikandidimi

Ndërkohë, kancelarja gjermane i ka dërguar ftesë për t’u takuar edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilit me anë të një letre i ka theksuar se dialogu me Serbinë mbetet sfidë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Lajm i mirë nga Kosova/ Rezultatet e analizave të të dyshuarës për koronavirus dalin negative

Publikuar

-

Nga

Një grua në Kosovë u shtrua në spital pas dyshimeve se mund të ishe prekur nga koronavirusi.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Naser Ramadani, jep lajmin e mirë se gruaja me origjine britanike nuk është e prekur nga ky virus pasi rezultati i analizave doli negativ.

Bëhet fjalë për një shtetase të huaj e cila punon në Kosovë dhe e cila ka qenë në një qendër skijimi ku kanë qenë edhe pesë persona të tjerë.

Përveç se në Kinë, virusi është përhapur në më shumë se 20 vende, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

LEXO EDHE:  Kosova rrezikon liberalizimin e vizave edhe për vitin 2017

LEXO EDHE:  Armand Shkullaku tregon "planin" e tij/Çfarë do bënte po të ishte në vend të Bashës

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur epideminë emergjencë ndërkombëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova dhe Serbia drejt një marëveshjeje?/ Paralajmërimi i Thaçit

Publikuar

-

Nga

Kosova dhe Serbia duket se janë duke shkuar drejt një marëveshjeje për njohjen reciproke dhe këtë e ka paralajmëruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një postim në rjetet sociale, Thaçi falenderon presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të cilit i thotë se falë mbështetjes së tij dhe të të dërguarit Richard Grenell, do arrihet marëveshje.

“Faleminderit President Donald Trump për vëmendjen që ia keni kushtuar Kosovës dhe luftës sonë të përbashkët për të çimentuar paqen në Ballkan. Nën udhëheqjen tuaj dhe punës së shkëlqyer të Richard Grenellit, ne do të arrijmë marrëveshje përfundimtare për njohjen e ndërsjellë ashtu siç përshkruhet qartë në letrën tuaj që më dërguat mua vitin e kaluar”, shkruan Kreu i Shtetit të Kosovës.

LEXO EDHE:  Fondet e qeverisë për tërmetin/ Pyetjet që “vënë me shpatulla pas muri” Ramën

LEXO EDHE:  Kosova rrezikon liberalizimin e vizave edhe për vitin 2017

Ndërkohë kujtojmë se Trumpi i shkruante Thaçit me anë të një letre se ky “është moment unik, për të përfituar në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE