LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse Brexit nuk do të shkaktojë shpërbërjen e BE-së

5 Shkurt 2020, 07:31, Blog CNA
Pse Brexit nuk do të shkaktojë shpërbërjen e BE-së

Nga Douglas Webber ?The Conversation?

* Brexit mund të ndryshojë rrënjësisht Britaninë e Madhe. Si pavarësia e Skocisë, ashtu edhe Irlandës së Veriut nga Britania janë të mundshme, dhe qeveria e Boris Xhonsonit ka shumë sfida përpara, kur bëhet fjalë për të negociuar marrëdhëniet e ardhshme të vendit me BE-në, dhe në të njëjtën kohë për të garantuar përfitimet e premtuara nga Brexit.

Për BE-në, Brexit shënon më shumë një rikthim në punën e zakonshme. Ndikimi i tij i mundshëm, do të jetë disi më pak dramatik. Gjatë referendumit të vitit 2016, pati një frikë të madhe se Brexit do të kishte një efekt ngjjtës edhe tek vendet e tjera anëtare, gjë që mund ta shkatërronte BE-në.

Sondazhet e kryera në atë kohë, sugjeruan se BE-ja ishte bërë tejet jopopullore mes qytetarëve në shumë vende të tjera anëtare. Dhe po të ishin organizuar referendume edhe aty, rezultatet në disa prej tyre, sidomos në 2 shtetet e mëdha themeluese, Franca dhe Italia, do të kishin qenë shumë afër atij në Britani.

Tre vite e gjysmë më pas, këto frikëra u dëshmuan të ishin të pabazuara. Përkundrazi, pasi qytetarët e 27 shteteve të mbetura në union, e kanë parë ndikimin destabilizues që ka pasur në politikën britanike vendimi pro Brexit, ata janë tubuar kundër dëshirës për t?u shkëputur nga BE.

Jashtë Mbretërisë së Bashkuar, partitë nacional-populiste e kanë moderuar retorikën e tyre anti-BE, dhe sot duan ta ndryshojnë BE-në nga brenda, në vend se ta shkatërrojnë atë.

Se sa zgjat ky reflektim, kjo varet në një farë mase nga mënyra se si Brexit do ndikojë realisht në ekonominë, shoqërinë dhe politikën britanike. Sa më i madh suksesi i Brexit, siç perceptohet nga qytetarët dhe elitat në shtetet anëtare të BE, aq më shumë ka të ngjarë që ky efekt të zhduket. Por, joshja ndaj shkëputjes nga BE, nuk formohet vetëm nga ndikimi i perceptuar mbi Brexit, para dhe pas zbatimit të tij, por edhe nga mënyra se sa mirë apo keq BE-ja i menaxhon çështjet kryesore që i kundërvihen asaj.

Referendumi i 2016-ës, u zhvillua nën ?hijen? e krizave të eurozonës dhe refugjatëve, kur popullariteti i BE midis qytetarëve të saj, kishte cekur fundin. Që atëherë, këto kriza janë zbutur, dhe popullariteti i BE-së është përmirësuar.

Por ndërsa BE i ka stabilizuar këto kriza, ajo ka dështuar të krijojë instrumentet e duhura, për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme të ndonjërës prej tyre. Nëse ato shpërtejnë prapë, siç është plotësisht e mundur, ose nëse dalin krizat e reja, ndjenja anti-evropiane do të rishfaqen, dhe shkëputja nga BE, mund të rikthehet të jetë në axhendën politike të disa shteteve anëtare.

Dhe kandidatët më të mundshëm, do të ishin shtetet më të mëdha anëtare, qytetarët e të cilëve ndjehen më pak të varur nga BE për sigurinë e tyre ekonomike dhe fizike.

Pra shtetet që nuk e përjetuan mirë krizën e refugjatëve apo atë të eurozonës, dhe ku BE tashmë është kontestuar politikisht. Franca dhe mbi të gjitha Italia .Ndërkohë, orientimi i përgjithshëm politik dhe funksionimi i përditshëm i BE-së, nuk do të preken shumë nga Brexit, qoftë negativisht apo pozitivisht.

Duke mos qenë as anëtare e eurozonës dhe as e zonës Shengen, Mbretëria e Bashkuar nuk i përkiste mekanizmave thelbësorë të BE-së. Dikur, Londra ishte bashkë-arkitekte e nismave të rëndësishme të BE-së, si tregu i përbashkët, zgjerimi i bllokut në lindje, dhe i politikave të sigurisë dhe mbrojtjes.

Por në kohën e referendumit mbi Brexit, ajo ishte zhvendosur në periferinë e BE-së. Kohët e fundit asnjë shtet tjetër anëtar i BE, nuk e konsideronte Mbretërinë e Bashkuar si partneren e saj më të rëndësishme në union. Për 18 nga 27 shtetet e tjera anëtare, ajo ishte Gjermania, për 3 të tjerat Franca.

Me siguri, disa shteteve anëtare – ato që janë më pranë Britanisë në orientimin e tyre të përgjithshëm politik, si Holanda, vendet skandinave, apo ish-kolonitë britanike, Malta dhe Qipro – do t?u mungojë më shumë Britania se sa të tjerëve. Por BE-ja pas Brexit, nuk ka gjasa të ndryshojë shumë.

Dhe shtetet anëtare të Evropës Veriperëndimore, janë organizuar në një koalicion të ri, i ngjashëm me Lidhjen e vjetër Hanseatike, për të mbushur boshllëkun e lënë nga Mbretëria e Bashkuar për çështje ekonomike dhe fiskale. Gjithsesi do të ishte i gabuar të mendohej, që dalja e Britanisë nga unioni, do ta bëjë BE-në më të bashkuar.

Krizat e eurozonës dhe ajo e emigracionit, kur Britania nuk ishte protagoniste në asnjërën prej tyre, treguan se sa të thella janë përçarjet politike – veri-jug, lindje-perëndim – që mund të ndajnë 27 shtetet anëtare të mbetura.

Ashtu si në të shkuarën, mënyra se me sa efikasitet ndërmjetësohen kriza të tilla, dhe sa mirë u mbijeton BE atyre, do të varen nga gatishmëria dhe aftësia e vendeve anëtare të saj kryesore – Gjermanisë dhe Francës – për t?u siguruar anëtarëve të tjerë udhëheqje, që këto mund t?i pranojnë dhe të mbajnë unionin të bashkuar.

Gjatë krizave të dekadës së fundit, përfshirë Brexit-in, qeveritë franceze dhe gjermane nuk ishin gjithnjë të gatshme ose të afta që ta siguronin një udhëheqje të tillë. Ndryshimi i dinamikave të brendshme politike në Paris dhe Berlin, mund ta zvogëlojë edhe më tej këtë aftësi.

Zgjedhjet parlamentare gjermane të vitit të ardhshëm, dhe zgjedhjet e ardhshme presidenciale franceze në vitin 2022, do të jenë momentet kyçe që duhen pare më kujdes. Në një aspekt thelbësor, BE-ja nuk do të jetë më e njëjta përsëri pas Brexit.

Koncepti teleologjik i ?bashkimit gjithnjë e më të ngushtë?, dhe se procesi i integrimit evropian është i pakthyeshëm (i dashur për shumë studiues dhe kampionë të integrimit evropian), është kundërshtuar me vendosmëri. Askush nuk mund të supozojë me siguri, se historia e ka thënë fjalën e saj të fundit, mbi mënyrën sesi shtetet evropiane i organizojnë marrëdhëniet e tyre me njëra-tjetrën./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga