Connect with Us

“Politika amerikane duhet të shpejtojë në Tiranë”/ Ngjela tregon dy rrugët për shqiptarët

Politikë

“Politika amerikane duhet të shpejtojë në Tiranë”/ Ngjela tregon dy rrugët për shqiptarët

Publikuar

-

Avokati Spartak Ngjela thotë se antikorrupsioni shqiptar krijoi në Kosovë qeverinë e tij.

Sipas Ngjelës, politika amerikane duhet të shpejtojë në Tiranë, me strukturimin përfundimtar të SPAK-ut, në funksion të eliminimit të korrupsionit të lartë shtetëror.

Avokati tregon dy rrugë që sipas tij kanë sot shqiptarët, ose do të shkatërrohet Shqipëria prej korrupsionit të lartë shtetëror, ose do të shkatërrohet korrupsioni për të ndërtuar Shqipërinë moderne si shtet me prodhim industrial.

“Rama po kërkon ta bllokojë këtë ristrukturim modern të Shqipërisë. Domethënë Rama nuk po luan për interesin e Shqipërisë. Prandaj e zvarrit SPAK-un që të fitojë kohë. Krimi i organizuar luftohet bashkë me korrupsionin e lartë shtetëror, kurse Rama po kërkon bllokim me zvarritje.
Kjo tregon që pikërisht kështu po ia kërkojnë forcat që po përplasen në interesa të kundërta me politikën amerikane në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Ngjela.

Sipas tij, ambasadorja amerikane duhet të godasë hapur politikisht, për të treguar forcën kundrejt bllokimit që po kërkohet t’i bëhet Reformës antikorrupsion nga Rama, Meta, Berisha dhe Basha.

“A e di politika amerikane se Shqiptarët do ta prisnin me entuziazëm të lartë pro-amerikan, eliminimin e korrupsionit me proces penal antikorrupsion?
Në fakt, duhet ta dijë, sepse janë njëqind vjet interes amerikan për botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor, dhe tani, Amerika, me shqiptarët, është në kulmin e forcës së vet në këtë zonë.
Antikorrupsioni për Shqipërinë dhe Kosovën është një kërkesë patriotike, kurse për të ardhmen e politikës amerikane në Ballkanin Perëndimor, është një domosdoshmëri. Gadishulli Ilirik, ka mbi dymijë vjet që është qëndër e politikës së madhe botërore: ose Roma, ose Rusia ose Amerika – por, të tetë milionët iliro-shqiptare, sot, janë me Amerikën.
E di këtë ambasadorja amerikane? Sigurisht që e di, se është pikërisht ajo që përmendi njëqind vjetorin e ndërhyrjes së presidentit Ëillson në shpëtim të Shqipërisë.
Korrupsioni i lartë shqiptar në Tiranë dhe në Prishtinë, është me Beogradin dhe me Moskën. Sigurisht që këtë e di edhe politika amerikane. Atëherë?
Në Tiranë, korrupsioni i lartë politik i të dy krahëve, sot është i lidhur edhe me Pekinin, edhe me Moskën, prandaj po kërkon vetëm të bllokojë SPAK-un dhe të fitojë kohë.
Atëherë? Po pritet ndërhyrja drastike e politikës amerikane. Kurse shqiptarët janë gati. Fjalët e tepërta nuk kanë më asnjë vlerë”, shkruan Ngjela./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. gimi

    21 Shkurt, 2020 at 3:15 pm

    na ka care k**in me ameriken gjithe kohes ,sa kompleks inferioriteti qe ka mor aman

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bllokimi i mbetjeve të rrezikshme dhe sekuestrimi i tragetit/ PD zbulon “mashtrimin” e Ramës

Publikuar

-

Nga

Dy ditë më parë, policia njoftoi se kishte parandaluar tentativën për futjen e një sasie të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme e të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.

Blutë kishin arrestuar në këtë operacion 6 persona dhe kishin sekuestruar tragetin bashkë me sasinë e mbetjeve.

Por Partia Demokratike ka publikuar një video, ndërsa pretendon se ky lajm nuk është i vërtetë, por është i trilluar nga qeveria.

Sipas tyre, policia dhe qeveria mashtruan qytetarët, pasi kryeministri Edi Rama kishte premtuar se nuk do të lejonte të futeshin më kimikate të rrezikshme në vendin tonë.

LEXO EDHE:  Këto janë nënat më seksi shqiptare (Foto)

LEXO EDHE:  Avokati i njohur akuza të forta Ramës/ “Kërkon të shpëtojë veten duke fundosur Shqipërinë”

“Një tjetër mashtrim i provuar i Edi Ramës! Shqiptarët u mashtruan publikisht se nuk do të lejoheshin plerat dhe kimikatet e rrezikshme nga jashtë, ndërkohë që Edi Rama i jepte licencë miqëve të tij për këtë biznes kriminal. Edi Rama ka dështuar!”, shkruan PD krahas videos, e cila nxjerr në pah deklaratat e Ramës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kreshnik Spahiu në zi/ Humb njeriun e tij më të afërt

Publikuar

-

Nga

Kreshnik Spahiu ish kryetar AK-se

Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka humbur motrën ditën e sotme.

Zamira Spahiu, është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeҫare, ndërsa lajmin e ka dhënë vetë Spahiu përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Ajo do të përcillet për në banesën e fundit ditën e diel në orën 13:00./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Le të q*hen!”/ Gazetari shpërthen ashpër ndaj mediave dhe politikanëve

Publikuar

-

Nga

Ditën e djeshme u bë virale një video ku një gazetare kërkoi mendimin e një qytetari për martesat gay dhe të drejtat e LGBT, ndërsa ky i fundit degjeneroi fjalorin.

Por gazetari Armir Shkurti e ka parë reagimin e tij të ashpër me një qëndrim tjetër. Ai thotë se qytetari i quajtur Sazan, është tipik njëri prej nesh, me 100 halle e telashe, që nuk i dalin paratë dhe ka ca fatura që nuk po i paguan dot.

Sipas tij, Sazani përfaqëson qytetarët që nuk kanë marrë pronat, që po i ikin fëmijët jashtë shtetit dhe që nuk u përmbajt para kamerës, kur me mendje po shante mbarë e prapë politikën.

“Epo po i zbrazem kësaj” ! – ka menduar, duke mbledhur gjithë të sharat e mundshme për Edin, Lulin, Metën, Monikën, Erionin….”, shkruan Shkurti në rrjetet sociale, ndërkohë që nuk i ka kursyer kritikat as për median dhe as për politikanët.

LEXO EDHE:  “Rama e Basha s’duan ndryshim të Kodit Zgjedhor”/Ngjela mbështet opozitën e re

LEXO EDHE:  Negociatat me BE/ Ngjela zbulon kush fshihet pas tyre

“Kjo është media sot në Shqipëri! Ajo që me shumë hak Edi Rama e quan “kazan”. Natyrisht është kujdesur personalisht që të kthehet në kazan dhe ia ka dalë! Si të mos shpërthente i ziu Sazan, të cilit tjetërkund i hante e tjetërkund e kruante ajo vajza?

Është një situatë ideale që ilustron marrëdhënien e mediave shqiptare me publikun. Prej vitesh janë shkëputur krejtësisht dhe qëllimisht nga hallet e njerëzve, duke mbushur programacionin vetëm me politikën e orientuar nga rilindja dhe axhendat liberale sponsorizuar nga Soros me Shoqërinë e tij të Hapur. Pra atë “Le të q*hen!” unë më shumë e kuptova si “Ik moj q*u ti me gjithë ata që të paguajnë sanduiçin për palavi të tilla”, nënvizon gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE