Connect with Us

Përgatisin lëndë narkotike në shtëpi dhe e shisnin nëpër gjimnaze/ Pranga 2 të rinjve në Kamëz

Kronika

Përgatisin lëndë narkotike në shtëpi dhe e shisnin nëpër gjimnaze/ Pranga 2 të rinjve në Kamëz

Publikuar

-

Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 5 Kamëz, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Kamëz, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bazë të të dhënave të mbledhura në rrugë operative se dy shtetas përgatisnin lëndë narkotike të llojit cannabis sativa, në banesën e tyre, në rrugën “Drini” Bathore, Kamëz, me qëllim shpërndarjen në doza të vogla, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Proper Movement”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

M. J., 58 vjeç, banues në Bathore, Kamëz.

Si dhe u shpall në kërkim policor shtetasi: B. J., 24 vjeç banues në Bathore, Kamëz.

LEXO EDHE:  Zaimina Vasjari zbulon barkun dhe shtëpinë!

Nga informacionet e marra dhe veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi B. J. merrej me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit cannabis sativa, në afërsi të shkollave të mesme të Kamzës dhe në aktivitetin e tij kriminal ndihmohej nga babai tij M. J.

Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti 170 doza me lëndë narkotike cannabis, një sasi tjetër të papaketuar cannabis sattiva, një makineri që shërbente për bluarjen e lëndës narkotike cannabis dhe sende të tjera, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” në ngarkim të shtetasve M. J dhe B. J./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kapet me kokainë/ Arrestohet 17-vjeçari shqiptar në Itali

Publikuar

-

Nga

Një 17-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi është kapur me 50 gramë kokainë, që po të shitej në treg kapte vlerën e 5000 eurove.

17 vjeçari, që po tregtonte kokainën u arrestua në karabinierët në stacionin policor të Vado Ligure (Savona).

Rasti i kaloi Prokurorisë për të Miturit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

FNSH vijon kontrollet në të gjithë vendin/ Ngrihen postblloqe në Shkodër

Publikuar

-

Nga

Forcat e FNSH dhe ato të rendit, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin ndaj mjeteve luksoze.

Mësohet se në hyrje të Shkodrës janë ngritur postblloqe për kontrollin e automjeteve pa dokumentacionin përkatës dhe kontrolle ndaj personave të shpallur në kërkim.

Ende nuk ka të dhëna mbi rezultatet e deritanishme, ndërkaq, kujtojmë që nga kontrollet e 48 orëve të fundit në Tirana, Durrës, Korçë, Vlorë, Elbasan, Berat e Fier, etj janë bllokuar dhe janë shoqëruar 134 persona./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i shumfishtë/ Përplasen katër makina në autostradën Tiranë-Durrës

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë- Durrës, afër Mezezës.

Mësohet se në aksident janë përfshirë katër makina. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti masiv, ndërkaq, në autostradë është krijuar trafik i rënduar./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE