Connect with Us

OFL i sekuestroi pasurinë/ Ndalohet në pikën Kufitare të Hanit të Hotit, Ardian Doçaj

Kronika

OFL i sekuestroi pasurinë/ Ndalohet në pikën Kufitare të Hanit të Hotit, Ardian Doçaj

Publikuar

-

Policia kufitare ka ndaluar në pikën kufitare të Hanit të Hotit, Ardian Doçajn, i dyshuar për rrëmbimin e Jan Prengës. Ai është vetëdorëzuar në orën 15:30 në pikën kufitare të Hanit të Hoti për tu ballafaquar në lidhje me ngjarjen.

Ditën e djeshme, Operacioni Forca e Ligjit(OFL) sekuestroi pasurinë e Docajt dhe të pesë personave të tjerë të dyshuar për rrëmbimin e prengës.

Pas sekuestrimit të pasurisë Doçaj deklaroi se ka 15 vite që jeton jashtë shtetit dhe hera e fundit që ka qenë në Shqipëri është dhjetori i vitit 2018.

“Problem im është që unë e kam parë veten që më kanë shpallur një person me rrezikshmëri në shtetin shqiptar, ndërkohë që unë jam që nga data 2 nëntori jashtë territorit shqiptar. Kam pasaportën me vulat dhe i deklaroj që nesër që të arrijë që s’kam lidhje me atë punë dhe se di fare për çfarë arsye”, u shpreh ai, ndërsa pretendon se nuk e njeh fare Jan Prengën dhe as personat e akuzuar për vrasjen e këtij të fundit. “Këta që janë të arrestuar asnjëherë s’i kam parë, s’di gjë fare hiç për ta. S’e di as kush janë ata. Altin Hajrin as nuk e di se çfarë paraqitje ka fare. Unë s’kam qenë asnjëherë në jetën time atje ça quhet ajo …. në Shijak, nuk e di as nga i binte Shijaku”, tha ai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kapet me kokainë/ Arrestohet 17-vjeçari shqiptar në Itali

Publikuar

-

Nga

Një 17-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi është kapur me 50 gramë kokainë, që po të shitej në treg kapte vlerën e 5000 eurove.

17 vjeçari, që po tregtonte kokainën u arrestua në karabinierët në stacionin policor të Vado Ligure (Savona).

Rasti i kaloi Prokurorisë për të Miturit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

FNSH vijon kontrollet në të gjithë vendin/ Ngrihen postblloqe në Shkodër

Publikuar

-

Nga

Forcat e FNSH dhe ato të rendit, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin ndaj mjeteve luksoze.

Mësohet se në hyrje të Shkodrës janë ngritur postblloqe për kontrollin e automjeteve pa dokumentacionin përkatës dhe kontrolle ndaj personave të shpallur në kërkim.

Ende nuk ka të dhëna mbi rezultatet e deritanishme, ndërkaq, kujtojmë që nga kontrollet e 48 orëve të fundit në Tirana, Durrës, Korçë, Vlorë, Elbasan, Berat e Fier, etj janë bllokuar dhe janë shoqëruar 134 persona./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i shumfishtë/ Përplasen katër makina në autostradën Tiranë-Durrës

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë- Durrës, afër Mezezës.

Mësohet se në aksident janë përfshirë katër makina. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti masiv, ndërkaq, në autostradë është krijuar trafik i rënduar./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE