Connect with Us

“Nuk e ka shumë të gjatë në politikë”/ Rudina Hajdari nuk ia lë mangët Mustafa Nanos

Politikë

“Nuk e ka shumë të gjatë në politikë”/ Rudina Hajdari nuk ia lë mangët Mustafa Nanos

Publikuar

-

Pas një deklaratë të analistit Mustafa Nano, i cili tha se deputetja Rudina Hajdari nuk e ka të gjatë jetën në politikë, sipas tij për shkak të naivitetit të saj, ka ardhur edhe përgjigja e deputetes demokrate.

Në një postim në rrjetet sociale, Hajdari nuk ia ka lënë mangët Mustafa Nanos, por edhe ka shigjetuar klasën politike në Shqipëri, ndërsa shprehet se nuk ka hyrë në politikë për të ndërruar shtëpinë.

“I dashur Mustafa, unë nuk kam hyrë në politikë për të ndryshuar shtëpinë, siç kanë bërë ata përpara meje. Unë dua të ndryshoj Shqipërinë. Ta them ty dhe atyre që duan të dëgjojnë”, shkruan Hajdari.

Mustafa Nano ishte nisur nga një deklaratë e Hajdarit për nënën e saj, kur tha se ajo do t’i nënshtrohej Vettingut si çdo gjyqtare tjetër e do jepte llogari, por ajo si deputete nuk do ndërhyjë në këtë.

Nano tha se reagimi befasues i Hajdarit mund të kishte të bënte me moshën e saj të re apo arsimimin në Perëndim, por shtoi se ky mund të ishte dhe thjesht naivitet nga ana e saj e jo guxim.

“Unë jam i befasuar nga kjo sjellje e Rudina Hajdarit, dhe nuk është hera e parë që më befason. Është një vajzë interesante e klasës politike shqiptare.

Është një anëtare interesante e Parlamentit shqiptar. Unë e di që ajo ka limitete e veta, që janë evidente, madje që shumëkush ka dashur t’ja vërë në dukje. Janë limite që kanë të bëjnë me moshën e saj, është e re.

Janë limite që kanë të bëjnë me faktin që ajo është arsimuar në Perëndim. Ka qenë për një kohë të gjatë jashtë vendit dhe kjo duket edhe në ndryshim me anëtarët e tjerë të klasës politike i mungon kontakti i drejpërdrejtë me realitetin shqiptar.

LEXO EDHE:  “Do të shikoni spektakël”/ Paralajmërimi i frikshëm i Artan Hoxhës

Por unë kam dalluar tek ajo një karakteristikë që nuk e kanë as luanët e klasës politike. Ajo ka guximin për të qenë vetëvetja. Bën vaki që unë marr për guxim atë që në të vërtetë, ndoshta nuk është guxim është naivitet.

Dhe në fakt ajo është naive, por unë do preferoja njerëz naivë si puna e Rudina Hajdarit, nëse bien dakord që është naive sesa njerëz të djallëzuar me të cilët është mbushur klasa politike.

Dhe unë kam frikë që për shkak të naivitetit, gjithmonë nese bien dakord që është naive, Rudina Hajdari nuk e ka të gjatë mbijeteseën dhe jetesën në politikën shqiptare. Ajo nuk e di pse unë mendoj që do ketë fat të ngjashëm me fatin e një Rudine tjetër. Ju kujtohet Rudina Seseri.”– tha Nano.

Ai dha dhe këtë këshillë për Hajdarin: “Nëse do të mbijetosh në politikë, e para, ne do të donim që ti të ishe kështu siç je dhe e dyta duhet të bësh kujdes se ka shumë stërkëmbësha në politikë shqiptare”./ CNA.al

Nga Mustafa Nano/ Një këshillë, për Rudina Hajdarin!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncon ish deputeti/ Qeveria lë në mëshirë të fatit Dibrën, mijëra banorë pa energji elektrike prej 24 orësh

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike prej 24 orësh në Dibër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjunkshi thotë se Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie ndërsa shton se dibranët nuk e meritojnë një ndëshkim të tillë.

Kanë kaluar mbi 24 Orë që në Dibër, në këto netë të acarta të dimrit ka pllakosur errësira.

Kushteve të vështira të motit, temperatuarave mjaft të ulta në (-)minus disa gradë ju shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  Depresioni gjatë festave të fundvitit/ Këshilla si t’i tejkaloni ndjesitë e këqija

LEXO EDHE:  Vettingu në polici, si një lugë çorbë e prishur

Janë me dhjetra mijëra banorë të Zonave të thella malore si Lura, Çidhna, Arrasi, Bllice, Sllovë, Kala e Dodës etj, të cilat qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëherëshme të kësaj situate të paprecedentë.

Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim!

Mesazhi i një qytetari ;

përshëndetje gjeneral. nënstacioni fushë -alie është jashtë funksionit,pasi eshtë djeg transformatori. 7 njësi bashkiake janë pa energji. fushë alie,lura,zall-dardhë,reç,sllovë,kala e dodës arras.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj për OFL/ “Model tipik komunist, i kohës së Edverit”

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, teksa foli për Operacionin Forca e Ligjit.

Sipas Goxhaj ky është një model tipik komunist që sipas tij mund të ndiqej një mënyrë fare e thjeshtë për të luftuar paratë dhe pasuritë e vëna në mënyrë kriminale dhe të paligjshme.

“Bashkë me Armir Shkurtin bëmë një investigim në ish-Bllok mbrëmjen e kaluar. Kishte mungesa në githë zonën, kishte karrige lokalesh bosh. Kjo duket një prirje komuniste. Nëse do të kërkosh diçka është e thjeshtë, futesh në sistem dhe kontrollon gjithçka.

Të ndalosh njerëz në rrugë është një sjellje tipike komuniste që në kohën e Edverit, pra të Edi Ramës vetëm udhëheqësit duhet të kenë makina të shtrenjta. Prandaj Blloku ishte bosh, por kanë gjetur disa ‘fukarenj’. Nuk kam të drejtë të paragjykoj askënd përse ka një makinë të shtrenjtë, qeveria ka të gjitha mekanizmat e duhura për të gjetur të dhëna mbi mjetet e shtrenjta”tha Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi paralajmëron nga Vlora/ “Ndryshimi është vetëm çështje kohe”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka mbajtur një takim me strukturat në qarkun e Vlorë.

Bardhi ngre akuzat se ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga kryeministri Edi Rama dhe trafikantët e drogës.

Demokrati deklaron se nga bashkëbisedimi i hapur ka kuptuar se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

“Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

LEXO EDHE:  DW: Shenja për dialog mes palëve politike në Shqipëri

LEXO EDHE:  Elisa Spiropali: Pengu im, që nuk mora Naltën në fushatë

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe”, shprehet ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE