Connect with Us

Nga Mustafa Nano/ Një këshillë, për Rudina Hajdarin!

Opinione

Nga Mustafa Nano/ Një këshillë, për Rudina Hajdarin!

Publikuar

-

Para disa ditësh Rudina Hajdari ishte e ftuar në Top Channel në programin e Denis Dyrnjasë, aty ky i fundit i bëri një pyetje normale. Pyetja ishte “nëna juaj është gjyqtare dhe cili do ishte qendrimi juaj nëse në procesin e vettingut ajo do digje?. ‘Pra cili do ishte qëndrimi juaj nëse institucionet që bëjnë vettingun do e përjashtojnë nënën tuaj nga sistemi i drejtësisë?”

Përgjigjia e saj ishte e pazakontë, ishte atipike. Ajo tha me fjalë të tjera, nëna ime ka punën e vet dhe unë kam punën time. Nëna ime është gjyqtare dhe si të gjitha gjyqtaret ajo do ti nënshtrohet vettingut dhe do i bindet vendimit që do marrin isntitucionet dhe unë nuk hyj fare në këtë mes”.

Kjo ishte përgjigjia e saj që mua më kapi në befasi. Mu duk një përgjigje shumë interesante, një përgjigje që të tjerët nuk do ta jepnin, madje kam përshtypjen se çdokush tjetër në vendin e saj përballë së njëjtës pyetje do të sillej ndryshe.

Do të thoshte fjala vjen ‘unë ka frikë se njerëz të caktuar brenda strukturave të vettingut janë njerëz që u shërbejnë interesave politike të caktuara.

Unë ka përshtypjen se njerëz të caktuar duan të njollosin imazhin publik të familjes time, imazhin publik timin. Janë njerëz që janë të shqetësuar nga rolet dh prania ime në politike, prandaj nuk është çudi që njerëz të tillë të aktivizohen dhe të bëjnë gjëra që nuk duhet të bëheshin. Në këto rrethana unë do denoncoj këtë lojë të ndyrë politike’.

Pra kështu e përfytyroj unë reagimin e kujdo tjetër, anëtar të klasës politike në rrethana të ngjashme. Por Rudina Hajdari nuk reagoi kështu.

Unë jam i befasuar nga kjo sjellje e Rudina Hajdarit, dhe nuk është hera e parë që më befason. Është një vajzë interesante e klasës politike shqiptare.

Është një anëtare interesante e Parlamentit shqiptar. Unë e di që ajo ka limitete e veta, që janë evidente, madje që shumëkush ka dashur t’ja vërë në dukje.

Janë limite që kanë të bëjnë me moshën e saj, është e re. Janë limite që kanë të bëjnë me faktin që ajo është arsimuar në Perëndim.

Ka qenë për një kohë të gjatë jashtë vendit dhe kjo duket edhe në ndryshim me anëtarët e tjerë të klasës politike i mungon kontakti i drejpërdrejtë me realitetin shqiptar.

LEXO EDHE:  Akuzat e Hajdarit për LSI-në/ Vasili: Demaskuam të parët blerjen e votave

Por unë kam dalluar tek ajo një karakteristikë që nuk e kanë as luanët e klasës politike. Ajo ka guximin për të qenë vetëvetja. Bën vaki që unë marr për guxim atë që në të vërtetë, ndoshta nuk është guxim është naivitet.

Dhe në fakt ajo është naive, por unë do preferoja njerëz naivë si puna e Rudina Hajdarit, nëse bien dakord që është naive sesa njerëz të djallëzuar me të cilët është mbushur klasa politike.

Dhe unë kam frikë që për shkak të naivitetit, gjithmonë nese bien dakord që është naive, Rudina Hajdari nuk e ka të gjatë mbijeteseën dhe jetesën në politikën shqiptare. Ajo nuk e di pse unë mendoj që do ketë fat të ngjashëm me fatin e një Rudine tjetër. Ju kujtohet Rudina Seseri.

Rudina Seseri para shumë vitesh erdhi në Tiranë nga Amerika. Atje ajo kishte biznesin e vet, kishte ndërtuar një jetë të suksesshme, i la të gjitha dhe erdhi synimin për të dhënë një kontribut të vetin individual në përmirësimin e punëve të këtij vendi. Mirëpo nuk zgjati shumë kjo aventurë e saj në vendin e vet të origjinës.

Një ditë prej ditësh, ajo e lodhur, e rraskapitur, duroi sa duroi dhe ia mbathi, u kthye në vendin e vet, ku ajo ka ndërtuar jetën e vet që e ka akoma.

Ajo nuk mundi a përballonte këtë mjedis të çmendur, ku eleganca shpesh herë merret për dobësi, ku modestia shpeshherë merret për frikë, kur hilja shpesh herë merret për inteligjencë, kur robi i ndershëm merret për leshko. Dhe ku sa më shumë të jesh maskara, i ligë, me vese, aq më shumë ke shanse që të arrish suksesin.

Kjo ishte arsyeja që unë u befasova nga sjellja e Rudina Hajdarit. Prandaj doja t’i jepja një këshillë: “Kujdes! Nëse do të mbijetosh në politikë, e para, ne do të donim që ti të ishe kështu siç je dhe e dyta duhet të bësh kujdes se ka shumë stërkëmbësha në politikë shqiptare.

Një shapo nga ana ime, unë e di që nuk është një gjë që ju e mirëprisni e dashur Rudina për shkak të kritikave që unë kam shprejur për rolin politk në adresë të babait tuaj, por kjo nuk më pengon t’ju bëj një shapo juve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Luçiano Boçi/ Vrasja e mësuesit

Publikuar

-

Nga

Mësuesit e shkollës në Krahës të Tepelenës, humbën jetën rrugës së kthimit, pas ndarjes me nxënësit e tyre. Ngjarja e rëndë tronditi familjarët, por dhe kolegët e fëmijët e shkollës. Ata ishin në krye të detyrës fisnike. Pas hutimit të parë prej dhimbjes, prita që dikush të reagonte. Prita se mos Besa qëllonte fjalët e duhura, se mos përmendte ndonjë vlerësim për ta, për punën e tyre plot mund e sakrifica, të shoqëruar me një mea culpa për lënien e kujdesit ndaj tyre krejt pas dore, për shkak të korrupsionit dhe të paaftësisë, por kjo nuk ndodhi.

Dhe tani që po hedh këto rreshta postimi i saj i fundit në FCB, është një foto e qeshur në një takim që gjithkush do ta kishte zili, i bërë të premten në 18.03, vetëm pak orë pasi kishte ndodhur tragjedia. Ironikisht, Ministrja na ishte “hapur” para ambasadores së sapoardhur të SHBA-së për të ashtuquajturat reforma madhështore në arsim, që vetëm atë ditë, për shkak të mënyrës skandaloze dhe përçmuese të trajtimit të mësuesve, kishin sjellë për pasojë vdekjen e dy mësuesve dhe plagosjen e dy të tjerëve. Nuk e di nëse këtë tragjedi e ka ndarë si ngushëllim me ambasadoren, por fotot e postuara pak të bindin ose më mirë aspak.

Shpresova mos Rama, që e mban veten për fjalaman dhe Kryeministër që “vdes” për mësuesit, do kishte shkruar dy gisht status për vdekjen e tyre tragjike për shkaqe shtetërore. Por dhe tek ai asnjë fjalë për dy “heronjtë”, se për mua janë të tillë. Postimet e fundit ishin për një depo farmaceutike me kokë të kuqe dhe një copë pamje nga një zonë në Vlorë me një ndërtesë krejt e ngjyer në rozë e vetëm kaq. Por nuk kishte harruar ndërkohë që në cover të vendoste një foto të tij të përzgjedhur me disa fëmijë dhe mbi të sloganin “TiNukDoJeshKurrëVetëm”. Cinike. Po nxënësit e mësuesve të vrarë nga babëzia e pushtetit pse janë lënë vetëm në humbjen e tyre?  Po familjarët e kolegët pse u lanë vetëm në dhimbjen e pamatë dhe u braktisën? Pse Rama dhe Besa nuk kanë asnjë fjalë për përgjegjësinë e tyre në këtë tragjedi?

Përkundër kësaj kudo kanë vendosur dhe balsamosur heshtjen, sipas parimit shpëtues heshtja është flori. Heshtje për mësuesit që lanë me kokën pas familjarët dhe nxënësit e tyre. Një heshtje varri për humbjen e dy mësuesve, apostuj të dijes dhe të dritës. Një heshtje e cila kërkon të fshehë gjurmët e një krimi dhe tragjedie që implikon drejtpërdrejtë ata vetë, fajtorët që fshihen pas buzëqeshjeve të stisura dhe propagandës marramendëse. Një heshtje që është në vazhdën logjike të gjitha vrasjeve që i janë bërë mësuesve përgjatë këtyre viteve. Ditë për ditë. Vendim pas vendimi.

Humbja e jetës së dy mësuesve në aksidentin tragjik dhe plagosja e dy të tjerëve, sado të hyjë tek rastësitë aksidentale, nuk është aspak e tillë. Ngjarja është një skenë krimi qeveritare e paralajmëruar më parë. Mësuesve jua mori jetën jo fati i keq apo i mbrapshtë. Ishte papërgjegjshmëria, neglizhenca dhe babëzia e zyrave shtetërore që fillojnë nga Kryeministri, vazhdojnë me ministren e Bashkinë e mbarojnë me Zyrat arsimore.

LEXO EDHE:  “Shpërthen” Nano/ Basha i pavlerë, kundërshtarët do t’i hiqnin kapelën po të fitonte

LEXO EDHE:  Hajdari e shqetësuar për raportin e Bankës Botërore/ Dyfishim i korrupsionit brenda 6 vitesh

Atë ditë mësuesit që nxitonin të arrinin nxënësit e tyre në klasën e mijëra ëndrrave, sikurse çdo ditë tjetër, duhet të ishin në autobusin, apo mjetin e vënë në dispozicion për to dhe për nxënësit. Por ka kohë që për to s’pyet askush. Jo vetëm në Tepelenë, por kudo në Shqipëri. Prandaj ajo është një vrasje. Një vrasje shtetërore e parandjekur nga dhjetëra vrasje të përditshme që i janë bërë mësuesit përgjatë këtyre viteve. Sikur-et e shumta që shoqërojnë mendimet e dhimbjen e të afërmeve, kolegëve dhe nxënësve përmbyllen vetëm me një sikur. Sikur përkujdesi për transportin e tyre të ishte realizuar ngjarja nuk do kishte ndodhur dhe vrasja do ishte shmangur.

Ndërsa ajo jo vetëm nuk u shmang, por u pasua dhe nga një vrasje tjetër me heshtjen e varrtë të Ramës e Besës. Dhe këta nuk bënë asgjë tjetër veçse vazhduan vrasjet e seriale pa iu dridhur as zëri dhe as dora duke na shndërruar në një shoqëri që kemi vrarë mësuesin. Rama dhe Besa janë duke pritur 7 Marsin që nuk është larg, ku secili prej tyre do bëjë garën e fjalëve prekëse e dashurore, por ama në sytë e publikut tashmë të gjykuar dhe të parë si vrasës që lavdërojnë viktimën e vet, mësuesin. Mësuesi është vrarë që kur misionin e tyre fisnik Rama, Lindita e Besa, e shndërruan në një shërbesë banale politike me pahir.

Mësuesi është vrarë që kur profesionin e tij mësimdhënës e shndërruan në profesion letrashkruesish. Mësuesi është vrarë që kur është braktisur nga ata në mëshirën e fatit e profesionit të vet, i lënë mes katër rrugëve pa dalje dhe siguri për të nesërmen.

Mësuesi është vrarë që kur ai denigrohet, shkelet me këmbë, përçmohet nga komisarët politikë që kanë uzurpuar drejtimin e institucioneve arsimore.

Mësuesi është vrarë që kur vlerësimi financiar për të konsiderohet i tepërt.
Mësuesi është vrarë që kur arroganca e pushtetit e konsideron atë si njeri të dorës së dytë.

Mësuesi është vrarë që pa lindur me mbylljen masive të degëve që përgatisin mësuesë.
Mësuesi po vritet çdo ditë sepse është lënë i vetëm në sakrificën e tij.

Ai duhet mbrojtur. Qeveritë që vrasin mësuesin kanë përgatitur me siguri funeralin e vet.
Mësuesit që humbën jetën përgjatë ushtrimit të misionit e tyre vlen të nderohen dhe respektohen.

Ata janë heronjtë e thjeshtë të përkushtimit për transmetimin e dijes.
Mësuesi nuk duhet e nuk mund të vritet.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Bledi Mane/ Unë nuk ta njoh mamin…

Publikuar

-

Nga

Mes fëmijëve dhe adoleshentëve të shkollave të kryeqytetit që konkuronin mes tyre, ishin edhe ata të dy. Gëzonin fëmijët, gëzonte edhe Mirela Kumbaro me Lali Erin. Një moment ndaluan duke i përkëdhelur dhe duke i pyetur një e nga një.

Mirela Kumbaro i afrohet një vajze dhe e pyet:

-E kujt je ti xhan i vogël?

-E Qibrie Ciut, përgjigjet vajza rrufeshëm.

-Nuk ta njoh mamin, ia ktheu Mirela, por besoj se edhe ti je energjike si mami.

Lali Eri nisi të përkëdhelë një djalë dhe porsi Mirela e pyeti:

LEXO EDHE:  Hajdari e shqetësuar për raportin e Bankës Botërore/ Dyfishim i korrupsionit brenda 6 vitesh

LEXO EDHE:  Problemi i sistemit zgjedhor / Hajdari:Akoma po tentohet që të ketë një marrëveshje prapa dyerve

-Po ti, i kujt je?

-Unë jam i Zyber Hallullit, ktheu përgjigje vogëlushi si i zënë në faj dhe uli kokën.

-Ngrije kokën se je djalë i bukur, i ngjan kopje babit tënd, ia ktheu Lali Eri dhe bashkë me Mirelën vazhduan të përkëdhelnin gjithë fëmijët e shkollave të Tiranës…

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Ibsen Elezi/ Shoqja Nexhmije të “uroj” edhe 100 !

Publikuar

-

Nga

Të uroj jetë të gjatë zonja e zeze, ndryshe nga ç’e kisha menduar dikur, që ju duhet të ishit dënuar me varje si zanafillë e ndërtimit të drejtesise në këtë vend dhe jo shenjë hakmarrje.

Jo vetëm ty por j’a uroj edhe gjithe kastës tënde, që zanafillën e ardhjes në pushtet mbrujtet me gjak shqiptarësh, këtu e në Kosovë, për të treguar servilizmin tuaj të pakufi ndaj eprorëve tuaj komunist pansllav. Vratë e vodhët familjet e medha fisnike që dhanë aq shumë për këtë komb, zoti e di se shumica e kockave dhe pasurive të tyre ku përfunduan, vratë e burgoset intelektualë e patriotë që i vlenin këtij kombi me shumë se pasuria që vodhet. Ju nuk ishit trima por aq frikacak sa edhe eshtrat e tyre ju tmerronin, i varrosët, i zhvarrosët e i zhduket (si eshtrat e të madhit Gjergj Fishta), kaluat Hitlerin e Stalinin, zvenitet Shekspirin e Danten.

Kanibalizmi juaj nuk ka të krahasuar. Ju vratë elitën, se shkëlqimi i saj i verbonte një tufë bandidësh si ju ‘pa din e pa iman’, i vratë që të krijonit ‘Historinë tuaj’, ‘Elitën Tuaj’, por që elitë s’do bëhej kurre dhe historia juaj do mbetej e ndyrë.

Teoria juaj ishte e pështirë, t’i fshinit nga historia, s’u ngopët as me brezin pasardhës e paspasardhës, duke e mos i shkolluar e denigruar, si ta dinit se strukturën gjenetike e fal zoti, se atë se besuat kurrë.

Ne 45 vjet u munduat te deformoni tiparet e kombit, i late me bark dhe mendje bosh qe as te mos mendonin dot ndryshe vec ‘doktrines’ tuaj. I shërbyet armiqve të kombit tonë më mirë se ata e kishin imagjinuar.Ju nuk ishit Byroja politike sic e quanit veten por një ‘Bandë Mafioze’ që s’latë pasuri pa vjedhur, kontrabandë e maskarallëk pa bërë për tu pasuruar.

LEXO EDHE:  Rudina Hajdari zbulon marrëdhënien e saj me Spartak Ngjelën

LEXO EDHE:  Rudina Hajdari zbulon marrëdhënien e saj me Spartak Ngjelën

Ju s’e kishit 90-ën, e as 92-shin, se e dinit që letrat tuaja s’do hapeshin kurrë, s’do dënoheshit kurre as për qindra tonelata floriri të vjedhura dhe as për mijërat e jetëve të marra.

Ju ndoshta edhe 97 e kishit programuar që në 90, se të derdhni gjak shqiptari për të shpëtuar lëkurën dhe pasuritë tuaja është pjesë filozofisë tuaj, por ju s’mund të fshiheni pas Sudeve e Xhaferave si dikur, zullumi juaj është trashur shumë sa dallohet që përtej oqeanit.Sot fytyrat tuaja nuk mund t’i lajnë shërbëtorët maskarenj që shkruajnë se sa njerëzor ishit brenda mureve të shtëpisë së lyer me gjak.

Ju ndoshta e kishit programuar qe sot do ishit ‘Elita’ e vendi, se i kishit në dorë të gjitha, fundja e morët me pushkë dhe e ‘meritoni’. Sot jeni shpalosur në 3 braza, nga Gramozi me shokë te djemtë e nipat, duke demostruar se jeni po ata, por kjo është edhe shenjë frike se djathta e vërtetë në këtë vend do vij si antitetzë e juaja, duke e çliruar politikën njëherë e mirë nga kthetrat tuaja 75 vjeçare.

Jetove kohën kur ‘fytyra’ e burrit u shitet në shkëmbim të lëkureve tuaja. Tash jeto që imazhi juaj t’ju dal në ëndërr pinjolleve të bashkëpunëtorëve që i vratë e denigruat, punë kaniblesh mes jush.

Jeto që të inspirosh njerëzit fisnik dhe të ndershëm për misionin e papërfunduar të baballarëve të tyre, të inspirosh njerëzit e ndershëm të këtij vendi se drejtësia herët a vonë do bërë. ‘Zullumi këputet nga e trasha’ kjo është shenja që tregon fundin e perandorisë tuaj, jeto aq sa ta shohesh me syte tuaj si shenjë e ndëshkimit të zotit në tokë.

 

LEXO TE PLOTE