Connect with Us

Nga Durrësi, Tirana, Vora, Fushë-Kruja dhe Laçi/ Zbulohen zonat ku do të ngrihen lagjet e reja pas tërmetit

Sociale

Nga Durrësi, Tirana, Vora, Fushë-Kruja dhe Laçi/ Zbulohen zonat ku do të ngrihen lagjet e reja pas tërmetit

Publikuar

-

Janë publikuar sot në Fletoren Zyrtare koordinatat dhe hartat e zonave të reja për zhvillim, ku do të vendosen banorët, banesat dhe shtëpitë e të cilëve kanë dalë të pabanueshme nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit është caktuar si njësi zbatuese për ndërtimin e banesave të reja ose të ndërtesave publike të dëmtuara dhe për ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike e kritike. Përjashtim bën vetë Tirana, ku një rol të tillë do ta luajë bashkia.

Në Tiranë, zonat e reja do të jenë gjithsej 9, konkretisht në:

-Njësia Administrative 6, zona Kombinat, Bashkia Tiranë

-Njësitë Administrative 4 dhe 8, zona “5 Maji”, Bashkia Tiranë

-Njësia Administrative 6, zona Kombinat, Bashkia Tiranë

-Njësinë Administrative 11, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Bashkia Tiranë

LEXO EDHE:  Publikohen shifrat zyrtare/ Ja bilanci i dëmeve nga tërmeti, zonat më problematike

-Njësinë Administrative Baldushk, Bashkia Tiranë,

-Njësinë Administrative Ndroq, Bashkia Tiranë,

-Njësinë Administrative Pezë, Bashkia Tiranë

-Njësinë Administrative Vaqarr, Bashkia Tiranë

-Njësinë Administrative Zall-Herr, Bashkia Tiranë

Në Durrës, zona ku do të ndërtohet është ish-Uzina Mekanike Bujqësore, Njësia Administrative Durrës, Bashkia Durrës, e cila ndodhet në Shkozet (harta më poshtë).

Zonat e tjera të reja ku do të zhvillohen janë në Bubq, Bashkia Krujë; të zonës 1, Njësia Administrative Fushë-Krujë, Bashkia Krujë; Zona 1, Njësia Administrative Kavajë, Bashkia Kavajë; të zonës 1/2, Njësia Administrative Laç, Bashkia Kurbin, zonë e re për zhvillim; zona 1, Njësia Administrative Vorë, Bashkia Vorë;/ Monitor

ME POSHTE JANE HARTAT

 

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. t

    5 Shkurt, 2020 at 8:54 am

    Do ngrihen geto jo lagje

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Bllokohen 12 mijë lodra të rrezikshme për fëmijët

Publikuar

-

Nga

Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut ka bllokuar një sasi të konsiderueshme lodra fëmijesh që tregtoheshin në vend.

Sipas të dhënave, testet laboratorike tregojnë se këto produkte kanë përmbajtje të lartë me mbi 30%  kimikate dhe toksina duke i bërë ato të rrezikshme për shëndetin.

Deri tani janë bllokuar 12 mijë lodra me përmbajtje ftalat e cila nuk duhet të ekzistojë në trupin e produktit, plumbi si dhe bisfenol.

“Janë bllokuar jo vetëm lodra por edhe produkte të tjera dhe të rrezikshme dhe të pamarkuara me markimin “CE”. Bëhet fjalë për 18 mijë produkte , 12 janë lodra ndërsa 6 mijë janë produkte të ndryshme si enë kuzhine, produkte elektrike, tharëse flokësh dhe kozmetika të ndryshme. Rezultonte se një pjesë e madhe e tyre me peshë toksinash, kimikatesh që ndodheshin në trupin e lodrës, kalonte mbi 30 % të trupit total të lodrës.

Produkte të tilla prej vitesh kanë qarkulluar në tregun shqiptar, ISHMT është institucion i ri ka vetëm 3 vite që është krijuar dhe ka pasur nevojë për kuadrin ligjor të veprimtarisë së tij dhe në këtë kuadër ne kemi pasur bashkëpunim me doganat, pasi pikat hyrëse janë futur në dogana, pasi këto produkte janë futur pa markimin “CE”, është shprehur kryeinspektori i ISHMT, Lavdrim Sahiti për Klan Tv.

LEXO EDHE:  Publikohen shifrat zyrtare/ Ja bilanci i dëmeve nga tërmeti, zonat më problematike

LEXO EDHE:  Tërmeti i 26 nëntorit/ Drejtoria Vendore e Policisë Durrës nderohet me “Certifikatë Mirënjohjeje”

Këto produkte që përdoren si tretës shkaktojnë probleme për organizmin e fëmijëve, pasi dëmton veshkat, organet e riprodhimit, diarre, irritim të fytyrës. Ato futen në pikat doganore shqiptare. Por përse ato nuk bllokohen në doganë kur janë të rrezikshme?

Sipas ekspertëve të ISHMT, deri tani doganat kanë funksionuar në bazë të riskut duke ushtruar kontrolle për alkoolin, akcizën apo karburantin. Produktet e sekuestruar të cilat janë pa markimin “CE” do të  asgjësohen.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Diell dhe rritje temperaturash/ Surprizat e motit për këtë javë

Publikuar

-

Nga

Kjo javë pritet të nisë me mot me diell dhe shtim gradual të vranësirave. Sipas Shërbimit meteorologjik, deri në mesjavë, reshjet e përkohëshme të shiut do të përqendrohen në pjesën veriore dhe qendrore të vendit.

Intensiti i tyre, do të jetë i dobët e përkohësisht gjatë së mërkurës e të enjtes mesatar. Deri në këtë ditë, erërat heraherës të vrullshme jugore, do të krijojnë kushtet për rritje temperaturash si më poshtë. Ndryshim i situatës meteorologjike, do të vijë ditën e premte, kur vendi do të përfshihet nga reshje shiu e dëbore në ekstremet malore.

Këto reshje, parashikohen me intensitet dhe në formën e rrebesheve, pasdite e në mbrëmje të së premtes.

LEXO TE PLOTE

Sociale

E diela me diell/ Temperaturat e motit për sot lënë për të dëshiruar

Publikuar

-

Nga

Ashtu si dita e djeshme, edhe e diela pritte të jetë një ditë me diell, e vranësira të pakëta kalimtare.

Era, me drejtim verilindje-juglindje do të fryjë e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet, duke sjellë valëzim të ulët në dete.

Gjatë orëve të mëngjesit përgjatë zonave malore si shkak i temperaturave negative, krijohen premisat për ngrica në rrugë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -8ºC deri në 0ºC
zonat e ulëta -2ºC deri në 12ºC
zonat bregdetare -1ºC deri në 13ºC.

LEXO TE PLOTE