Connect with Us

Nga Artan Fuga/ BE i jep fund livadhisjes sonë me integrimin

Opinione

Nga Artan Fuga/ BE i jep fund livadhisjes sonë me integrimin

Publikuar

-

“T’i hapin letrat njëherë e mirë”/Artan Fuga: Opozita duhet të kërkojë demokratizimin e plotë të Kodit Zgjedhor

Metodologjia e re e zgjerimit të Bashkimit Europian i vendos pikat mbi “i”!

Më duket vendi si një udhëtar i vonuar që pasi e ka humbur trenin në nisje në stacion, kërkon t’a kapi diku më tutje pasi treni ka marrë shpejtësi. Udhëtari tanimë që ta kapi trenin duhet të vrapojë që të kërcejë brenda. Sa më vonë ta kapi aq më shumë i duhet të vrapojë për të kërcyer brenda.

Tani nuk kërkohen vetëm arritje mbi demokratizimin e sistemit politik, por edhe kërkesa të reja që kanë të bëjnë me parametrat e standarteve ekologjike!!!

Kërkohet edhe një politikë e jashtme e pranueshme nga BE.

Kërkohen që arritjet të maten saktësisht me objektiva të qartë.

Dhe mbi të gjitha, ose bën përpara, ose nëse ngecesh, mund të anullojnë edhe negociatat e hapura më parë. Pra jo vetëm ngelesh në klasë, por edhe të zbresin në një klasë më poshtë.

LEXO EDHE:  Franca paraqet një dokument me ide për zgjerimin e BE

Duket forcimi i kontrollit mbi procesin e integrimit të vendit tonë duke i mbajtur qeveritarët nën presion për një periudhë që do të jetë e gjatë.

Përtej llafeve me ju, me ne, me ata, ju jeni si ne, ju jeni si ata, ne jemi si ju, këtu gjërat duken rreptësisht të shtrënguara dhe nuk lënë të livadhisësh!

Të shohim reagimet! Por, shoh që në disa deklarata fluturake nuk është kuptuar fare se përpara kujt muri na vendos reforma e metodologjisë të pranimit!

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Cili Covid-19 po i vret vërtet shqiptarët?

Publikuar

-

Nga

Cili Covid-19 po i vret vërtet shqiptarët?

Nga Flutura Açka

Kisha disa ditë që lëkundesha, në duhet t’i hidhja këto shënime, por disa humbje të rëndësishme të ditëve të fundit, më shtynë t’i shkruaj. Prej disa javësh në Shqipëri, edhe pse e ekspozuar shumë për shkak të disa lëvizjeve rrotull, jam përpjekur të zbatoj në ekstrem të gjithë protokollin që kërkon mbrojtja nga ky virus. Por kam vënë re një shkujdesje të dukshme, të frikshme, kërcënuese dhe të pakulturuar tonën. Një shkujdesje tipike shqiptare. Ku dorëzanë na bëhen, për fat të keq, shpesh edhe institucionet shtetëtore. Ato NUK po e bëjnë detyrën e tyre siç duhet. Po e jap me shembuj, dhe foto:

1. Në Shqipëri mbërrita me një linjat e para pas hapjes së përbotshme të qiejve. Pas një udhëtimi të mundimshëm me maska e gjithfarë pajisjesh mbrojtëse, mbërritëm në Rinas. Por ç’ndodhi në të vërtetë? Ashtu me atë padurimin për të dalë, një pjesë e udhëtarëve u ngritën dhe madje i hoqën maskat. Por u zumë në grackën e asaj kutie metali e fati për rreth 20 minuta, pasi qeverisë dhe atyre që drejtojnë Rinasin u ishte kujtuar se duhej të bënin një ceremoni mirëseardhjeje. Zot i madh! Njëzet minuta të mbyllur, mbi njeqind e pesëdhjetë vetë. Jam e bindur se disa prej të sëmurëve të statistikave tona, në mos edhe ndonjë i vdekur, janë të asaj dite, të atij show të panevojshëm, që nuk i lypet askujt. Kush mban përgjegjësi për të sëmurët e asaj dite? Me mua në atë udhëtim ishte edhe një gazetar holandez, i cili u zhvidhos nga trutë prej kësaj hipokrizie, edhe shtetërore. Shihni fotot!

2. Jam përpjekur disa herë të hyj te Posta Shqiptare, por gjithnjë gjej një turmë të pakujdeshme, askush nuk mban distancë dhe nuk e di kush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë. Sa njerëz na infektohen në ditë nga kjo shkujdesje, a e ka llogaritur kush? Shihni fotot!

3. Nga disa udhëtimet e mia veri e jug, në shumë pak, thuajse në shumë pak restorante e bare, kamerierët dhe mbikëqyrësit mbajnë maska. Kur shpesh u kam bërë vërejtje, u është dukur se po u flet ndonjë UFO. Këtë përvojë besoj e ka secili prej nesh. Në këtë pikë jam me shtetin dhe të gjitha gjobat që vënë institucionet nga kjo shkujdesje. Çështja është: A po kontrollohet sa duhet?



LEXO EDHE:  Ukraina drejt liberalizimit të vizave

4. Të premten e shkuar më ra rruga me makinë të kaloj para xhamisë së Rrugës së Durrës pikërisht në minutat e faljes së të premes. Nuk po flas për X5 e gjithfarë makinash të shtrenjta që kishin zënë trafikun me drita të ndezura, sepse nuk arrij ta kuptoj se si mund të shkosh te ai Zoti që i falem edhe unë, e që di aq të përkorë, me aq shumë luks. Por kjo është një çështje tjetër. Mbipopullimi që ishte aty, ishte i frikshëm, as largësi fizike, as maska. Dhe kështu mund të jetë në të gjitha kultet fetare, dhe nuk e di a kontrollon kush?U trishtova shumë, por nuk bëra foto në respekt të kultit dhe të atyre njerëzve të thjeshtë, të cilëve nuk u është thënë se duhet të rrinë larg, shumë larg nga njëri-tjetri. Kush e vë në dyshim këtë që po them, le të kalojë nesër andjepari.

LEXO EDHE:  Si e gënjeu Rama BE-në në selinë e tyre

5. Vrasësi më i madh mes nesh është padyshim shkujdesja, që vjen edhe nga njëfarë turpërimi, a ndjesia e çnderimit, a humbjes së respektit po të mos ia hedhim duart në qafë mikut që ndeshim në rrugë, mikut që takojmë në kafe, a të afërmit tonë. Duhet të zhvishemi nga gjithë këto komplekse që të mund ta zgjasim jetën tonë, që të mund t’ia shkurtojmë jetën Covid-19. Na duhet vetëm disa muaj që të sillemi ndryshe. Unë sillem ndryshe, por shpesh ata përballë meje nuk sillen ndryshe, duke më detyruar t’ua kujtoj se duhet patjetër të sillen ndryshe. Duhet t’i japim fund shkujdesjes sonë “tipike shqiptare”.

Rri larg! Laj duart! Mbaj maskë! Mendo për qindra mjekë, infermierë dhe punonjës shëndetësorë që janë në kufijtë e rraskapitjes së tyre për të mbrojtur jetët tona! /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Klodian Tomorri/ Ekuacioni i mbrapshtë

Publikuar

-

Nga

Nga Klodian Tomorri/ Ekuacioni i mbrapshtë

Ekonomia boterore do te humbase 21 trilione dollare prodhim vetem ne 2020-en si pasoje e Covidit. Kjo eshte te fshish te gjithe GDP-ne e SHBA-ve me nje te rene.

Qeverite e botes vleresohet se kane marre mbi 7 trilione dollare borxh te ri publik per kete vit duke rritur deficitet fiskale ne nivele te pashenuara me pare per te zbutur krizen ekonomike qe shkaktoi pandemia.

Por pavaresisht ketyre humbjeve te tmerrshme, e gjithe bota po shpenzon vetem 10 miliarde dollare per te gjetur kuren apo vaksinen e virusit.

Politikanet dhe qeverite kombetare e kane gjetur armikun per deshtimin. Te gjithe sulmojne OBSH-ne. Ne fakt, fajet dhe gabimet e OBSH-se ne menaxhimin e krizes jane te pafundme. Por fatkeqesisht ajo nuk eshte mekatarja e vetme.

Bota ka nevoje per udheheqje. Kur ti humbet 21 trilione dollare ne nje vit, nuk mund te shpenzosh vetem 10 miliarde dollare para publike per te gjetur zgjidhjen.



Nje nga tezat me te gabuara qe perhapet qellimisht eshte se fajin per krizen ekonomike e pati karantina. Por nuk eshte fare keshtu. Kur ka krize globale te shendetit publik, ekonomia shkon automatikisht ne krize, pavaresisht nese qeverite vendosin ose jo kufizime ekonomike.

LEXO EDHE:  Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit/ Çfarë kërkoi Meta

LEXO EDHE:  Ukraina drejt liberalizimit të vizave

Suedia nuk u mbyll fare. Por ne tremujorin e dyte ekonomia suedeze u tkurr me 8.3 per qind. Ne SHBA, humbjet me te medha ekonomike nuk vijne nga mbyllja. Por per shkak se njerezit kane frike t’i rikthehen jetes normale. Nuk shkojne ne restorante, nuk shkojne ne pune, nuk shpenzojne para si me pare etj.

Ekspertet perllogarisin se minimalisht bota duhet te kishte akorduar 200 miliarde dollare vetem per vaksinen. Sigurisht qe nje pjese e ketyre parave do te shperdoroheshin. Sigurisht qe shume nga vaksinat kandidate do te deshtonin. Por nese ti financon 20 vaksina kandidate, ka 90 per qind probabilitet qe njera prej tyre te kete sukses.

Keta po marrin borxh, ne emer te krizes shendesore, por nuk shpenzojne para per sektorin e shendetesise.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Ben Blushi i vetmuari i madh i politikës/ Mjerani që kërkon shpëtim

Publikuar

-

Nga

Ben Blushi i vetmuari i madh i politikës/ Mjerani që kërkon shpëtim

I vetmuar në agoni, pa miq e pa shokë, pa asnjë njeri nga ata që ka pasur në krah dhe ka udhëtuar për gati 30 vite. I vetmuari i madh i politikës, pasi dështoi tashmë duket se ka katandisur në ditë të hallit , i ka ngelur për ta shpëtuar vetëm Mero baze, a thua se pena publike e Edi Ramës do të jetë avokatia e tij. Vështirë se do ja dalë dot, por Meroja është njeriu që kërkon t’i hedhe benzinë zjarrit midis asaj që kërkon ta quajë konflikt i Berishave dhe Ben Blushit.

Në fakt është krejt e kundërta, është Ben Blushi që nxorri një bateri sulmesh ndaj fëmijëve të ish kryeministrit dhe pasi mori të njëjtën përgjigje me dokumente me fakte zyrtare, me skandale të cilat fillojnë nga tjetërsim pronash, aksione ortakërie me kompanitë e inceneratorëve, pasuri me vlera marramendëse të regjistruara me vlera qesharake apo dhe prona të regjistruara në bregdet, toka të legalizuara, sulme ndaj biznesit dhe kujtdo tjetër, filloi të qurravitej dhe kërkoi shpëtim tek Mero.
Por Ben Blushit nuk ka Mero që i bën derman, por po të dojë mund të përmendë edhe Filipin apo ndonjë tjetër, të cilët shpreson se mund t’i përdorë për t’i ruajtur imazhin, duke u qurravitur publikisht se i kishte dhuruar një pasuri 500 milionëshe me vlerë tregu së bijës, duke i falsifikuar firmën.

Mjeran, të kërkosh shpëtimin tek Mero! Në fakt nuk ia ka fajin Berisha, fajin nuk e ka askush. As vajza e tij Natali, por thjesht dhe vetëm Ben Blushi është bërë për t’u mëshiruar. Ka katandisur i shkreti në dorën e Nikollës, i cili e kishte shtrirë si një panxhë të madhe, duke i kërkuar që të mbështetej opozita te Nikolla për luftë kundër Ramës dhe ta lëshonte Ben Blushin, duke harruar se Ben Blushi gjatë pushteti të Rilindjes është pasuruar më shumë se kurrë.

Ka marr pallate e prona , në bregdet, në Dardhë, në Korçë dhe për më tepër, turpësisht Nikolla i 100 flamujve nuk thotë asnjë fjalë, për faktin se Ben Blushi është në ortakëri me pronarët e inceneratorëve që paguhen të paktën 178 milionë euro nga taksat e shqiptarëve.

Në nje rast dwnoncuar së fundi në ambasadën e SHBA-ve, është thuajse si Emiljano Shullazi që përfitonte prona për meritë.

LEXO EDHE:  Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit/ Çfarë kërkoi Meta

LEXO EDHE:  Boris Johnson po merr peng qytetarët e BE-së?

I treti në radhë, për nga rëndësia (ndoshta duhet të ishte më lart) është LSI-ja. Ilir Meta, njerëzit e tij, si Nikolla, Ylli Manjani apo dhe shpurra e hajdutëve, gjobaxhinjve, xhepaxhinjve, sharlatanëve të kllounave dhe konkubinave që vijnë pas Monikës, të cilët tashmë kanë marrë armët që të luftohet vetëm Rama dhe jo Ben Blushi.

Në fakt, Ben Blushi nuk është asgjë tjetër, por thjesht dhe vetëm zëri zyrtar i Edi Ramës, i vendosur atje me konsensusin e tij.
Kush mendon se Blushi do të shkonte në krye të Top Channel pa një OK nga kryeministri. Prandaj, të përdorësh Merot, Nikollrat e LSI-në me soj e sorollop, ata që i vijnë vërdallë Monës etj., etj. nuk janë shpëtim për Ben Blushin, megjithëse ai është në përpëlitjet e fundit dhe dje në një letër ku tregonte se ndodhej kaq keq shpirtërisht në vetminë e tij, i braktisur nga të gjithë, kërkonte që të shihej ndryshe, sepse ai ishte i madhi e i miri i të gjithëve që kishte bërë gjithçka për Shqipërinë.

Ishte një shkrimtar që nuk kishte bërë asnjë të keqe. Në fakt ka bërë një të keqe të madhe, është paguar 20-30 vjet nga taksat e shqiptarëve dhe pasi u qërrua nga politika dhe shqiptarët e nxorrën me votë ka filluar të rrëmbejë ç’ të mundet nga Dhërmiu në Dardhë, në aksione, në biznese tek Lori Caffe apo tek EM Capital Group në Bullgari, tek aksionet me Klodian Zoton, me Mirel Mërtirin që shkojnë tek inceneratorët e qeverisë. e pra ky është Ben Blushi, i mjerë që ka ngelur në mëshirën e Nikollës, Meros dhe LSI. Po të dojë dhe mos mërzitet këtu mudn të futim edhe Lulzim Bashën që e përdor për diversion duke e dashuruar shumë dhe ekranin e tij tashmë të braktisur./CNA.al

Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Detajet e reja/ Dokumentet që zbulojnë përqindjen e aksioneve të Ben Blushit me kompaninë e inceneratorëve



Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Zbulohet biznesi i dytë i Ben Blushit me Vjollca Hoxhën

 

Video ekskluzive/ Ben Blushi sherr me banorët e Dardhës: Largohuni se jeni me virus  

Denoncimi/ Ben Blushi pas Dardhës grabit 6 mijë m2 në bregdet

 

 

LEXO TE PLOTE