Connect with Us

Ndjekja si nëpër filma dhe plagosja e policit në Elbasan/ Arrestohet i riu “rebel”

Kronika

Ndjekja si nëpër filma dhe plagosja e policit në Elbasan/ Arrestohet i riu “rebel”

Publikuar

-

Bënë për spital një person/ Arrestohen tre të rinj në Tiranë

Policia e Elbasanit ka arreatuar drejtuesin e mjetit që goditi me makinë punonjësin e Policisë në detyrë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në përfundim të veprimeve të para hetimore arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, “Mosbindja ndaje urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publikë”, Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin: A. SH., 27 vjeç, banues në Gjirokastër.

Arrestimi i tij u bë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar mjetin tip “Passat”, nuk i ka ndaluar shërbimeve të policisë Korçë, Pogradec, Librazhd dhe është larguar me shpejtësi të madhe në drejtim të qytetit të Elbasanit.

Forcat “Shqiponjat”, ato të Patrullave të Përgjithshme dhe të Qarkullimit Rrugor, në hyrje të qytetit Elbasan, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, ngritën pikë kontrolli. Drejtuesi i mjetit ka tentuar të largohet duke goditur makinën e Policisë dhe dy mjete të tjera.

LEXO EDHE:  Të shtënat me armë në Shkodër/ Policia në ndjekje të “Audit” të zi

Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën një punonjës policie, shtetasi E. A., 27 vjeç dhe 4 shtetas të tjerë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Operacioni antidrogë në Tiranë/ Zbardhen emrat e të shoqëruarve, si shpërndahej kokaina me kutinë e picave

Publikuar

-

Nga

Operacioni antidrogë në Tiranë/ Zbardhen emrat e të shoqëruarve, si shpërndahej kokaina me kutinë e picave

Zbardhen emrat e shoqëruarve në operacionin e sotëm antidrogë në Tiranë ku u sekuestruan 1 kilogramë e 128 gramë lëndë narkotike.

Mësohet se të arrestuarit janë Erjon Prengaj dhe Altin Gega (Coku) të cilët ishin brenda në automjetin tip “Volvo” si dhe shtetasi Gentjan Kore i cili është konstatuar në lulishten afër automjetit tip “Volvo”, shkruan Ballkan web.

Shtetasi Taulant Çoku ka qenë në këmbë, në trotuar pranë automjetit tip “Volvo”.

Gjithashtu në afërsi të këtyre personave ka qenë dhe një shtetas i pa identifikuar nga ana e policisë i cili kishte në dore dy kuti si ato të picave.

LEXO EDHE:  Dhunoi gruan në sy të fëmijëve dhe tentoi t’i djegë shtëpinë/ Pranga 46 vjeçarit

LEXO EDHE:  Ndihmonin klandestinë nga Lindja e Mesme për të shkuar në BE/ Tre të arrestuar në Tiranë

Të ndodhur në këto kushte dhe duke pasur dyshime se në një nga kutitë e picave ka lëndë narkotike agjentët kanë bërë ndërhyrjen duke thënë “Ndal policia” dhe kanë neutralizuar personat.

Personi i cili kishte kutitë e picave në dore është larguar me vrap së bashku me kutitë duke u futur në brendësi të pallateve. Poshtë një automjeti nga ana e punonjësve të policisë janë konstatuar dy kutitë e picave ku në njërën prej tyre është konstatuar lëndë narkotike kokainë./CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Vajza nuk dinte not”/ Flet babai i 13-vjeçares që u mbyt në lumin Buna: Erdhën për t’u larë pa i thënë askujt

Publikuar

-

Nga

U mbyt në lumin Buna/ Flet babai i 13-vjeçares: Erdhën për t’u larë pa i thënë askujt

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e sotme në Shkodër ku u mbyt një vajzë 13-vjeçe.

Naim Lani, babai i vajzës 13 vjeçe që u mbyt tregon se ka qenë në Ulqin të Malit të Zi duke punuar dhe permes telefonatës urgjente të bashkëshortes së tij e ka bërë që të vijë me shpejtësi drejt Shqiperisë.

 “Vajza ka ardhur per t’u lare në lumin Buna. Bashkë me të ka qenë edhe vajza tjetër 12 vjeçe dhe djali më i vogel. Ata i kanë thënë bashkëshortes se gjoja po shkojmë tek halla që kanë në Oblikë por në fakt kanë ardhur për t’u larë në lume pa e ditur. 

Vajza nuk ka ditur mire not dhe e ka marrë rrjedha e lumit. Jam pa fjale dhe i shokuar nga kjo ngjarje. Bashkë me tre fëmijet e mi ka qenë edhe një person tjetër më i rritur që është komshi i joni. Fëmijët nuk vinin shpesh këtu në lume. Nuk di ç’të them më shumë pasi jam pa fjalë nga ngjarja e rëndë”– shprehet ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrau aksidentalisht shokun e tij/ Apeli nxjerr nga burgu Marjus Demën

Publikuar

-

Nga

Vrau aksidentalisht shokun e tij/ Apeli nxjerr nga burgu Marjus Demën

Gjykata e Apelit në Tiranë ka zbutur dënimin për Marjus Deman, i cili akuzohet për vrasjen e shokut të tij Mehmet Qema.

Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur që  Dema, i arrestuar në datën 10 Maj 2021 të qëndrojë në “arrest në shtëpi”.

Zëvendësimi i masës së sigurisë është bërë pas kërkesës së Demës, i cili ka pranuar krimin dhe ka shfaqur pendesë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur natën e 10 Majit. Marjus Dema ishte në një lokal së bashku me Mehmet Qemën dhe disa persona të tjerë dhe po luante me një armë tip pistoletë.

Siç edhe ka dëshmuar pa dashje ia ka drejtuar shokut të tij, Qemës dhe pa e ditur se ishte e mbushur e ka shkrepur duke e lënë të vdekur.

Vendimi:

Në ngjarjen e ndodhur më datë 10.05.2021, ora 23:30, në Tiranë, në rrugën “5 Maji”, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi M.Q, autor i së cilës dyshohet shtetasi M.D, i cili u arrestua.

Në vijim në Gjykatën e Apelit Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me zëvëndësimin e masës së sigurimit për personin nën hetim M.D, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/1 të Kodit Penal.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Pistoletë me mulli në çantë, arrestohet 38-vjeçari në Vlorë

LEXO EDHE:  Lajmi i Fundit/ Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset një person

Më herët, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 757/1 Regj.Them , datë 12.07.2021 ka vendosur:

-Për personin nën hetim M.D caktimin e masës “Arrest në burg”.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personat nën hetim M.D.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 625 datë 27.07.2021 vendosi:

-Ndryshimin e vendimit Nr. . 757/1 Regj.Them , datë 12.07.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane
– Zëvëndësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” caktuar me vendimin nr. 757 datë 15.05.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dukë caktuar si masë sigurimi” Arrest në shtëpi”..

 

LEXO TE PLOTE