Connect with Us

Mustafaj kritikon paketën Anti-KÇK/ “Rama po kërkon të bëjë spektakël”

Politikë

Mustafaj kritikon paketën Anti-KÇK/ “Rama po kërkon të bëjë spektakël”

Publikuar

-

Ish ministri i Jashtëm, Besnik Mustafa,j i cilësoi antikushtetuese operacionet në kuadër të Anti-KÇK-së, për të cilat thotë se kryeministri Edi Rama po i bën për të hequr vëmendjen nga skandalet.

Sipas tij, qeveria Rama ka shkelur të drejtat e njeriut, ndaj dhe përmend kritikën e Komitetit të Helsinkit.

“Komiteti i Helsinkit ka bërë një kritikë këtë herë. Nuk mundet që Policia të dalë mbi gjykatat. Nëse nuk i konfirmon Gjykata, atëherë këtu kemi problem, sepse i bie që Policia ka vepruar në mënyrë të paligjshme. Unë kam prirjen të bashkohem me profesionistët që thonë se është antikushtetuese dhe shkel të drejtat e njeriut. Edi Rama kërkon të bëjë një spektakël, që të krijojë një imazh rreth vetes, edhe pse është akuzuar si njeriu më i korruptuar në Shqipëri”, tha ai në rubrikën “Opinion” në News 24.

Ndërkohë, për politikën në Kosovë, Mustafaj përgëzoi sjelljen e opozitës dhe tha se shpreson që qeveria Kurti të ndryshojë ekonominë e vendit.

LEXO EDHE:  Mustafaj “kryqëzon” Ramën/ S’ka dialog, anëtarët e FRESH bënë spektakël

“Sjellja e opozitës është klasike. Asnjë opozitë nuk i thotë qeverisë “mirë se erdhe!” Tani çfarë sfidash ka? Unë besoj se ka disa sfida shumë të mëdha, që kryeministri Kurti nuk ka dhënë shenja që ka zgjidhje në kokën e tij. Nuk e dimë si do të sillet për taksën 100 përqind, nuk dimë si do të veprojë me bisedimet me Serbinë. Gjithë presioni ndërkombëtar është përqëndruar në taksën 100 përqind ndaj Serbisë dhe në vazhdimin e dialogut Prishtinë – Beograd. Sfida e marrëdhënieve me Serbinë është një sfidë shumë e madhe. Mbetet të shikohet”, theksoi Mustafaj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncon ish deputeti/ Qeveria lë në mëshirë të fatit Dibrën, mijëra banorë pa energji elektrike prej 24 orësh

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike prej 24 orësh në Dibër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjunkshi thotë se Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie ndërsa shton se dibranët nuk e meritojnë një ndëshkim të tillë.

Kanë kaluar mbi 24 Orë që në Dibër, në këto netë të acarta të dimrit ka pllakosur errësira.

Kushteve të vështira të motit, temperatuarave mjaft të ulta në (-)minus disa gradë ju shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  Ish-ministri sulmon Ramën/ Kryeministër delirant që as nuk di dhe as nuk do të mësojë

LEXO EDHE:  Ish-ministri sulmon Ramën/ Kryeministër delirant që as nuk di dhe as nuk do të mësojë

Janë me dhjetra mijëra banorë të Zonave të thella malore si Lura, Çidhna, Arrasi, Bllice, Sllovë, Kala e Dodës etj, të cilat qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëherëshme të kësaj situate të paprecedentë.

Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim!

Mesazhi i një qytetari ;

përshëndetje gjeneral. nënstacioni fushë -alie është jashtë funksionit,pasi eshtë djeg transformatori. 7 njësi bashkiake janë pa energji. fushë alie,lura,zall-dardhë,reç,sllovë,kala e dodës arras.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj për OFL/ “Model tipik komunist, i kohës së Edverit”

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, teksa foli për Operacionin Forca e Ligjit.

Sipas Goxhaj ky është një model tipik komunist që sipas tij mund të ndiqej një mënyrë fare e thjeshtë për të luftuar paratë dhe pasuritë e vëna në mënyrë kriminale dhe të paligjshme.

“Bashkë me Armir Shkurtin bëmë një investigim në ish-Bllok mbrëmjen e kaluar. Kishte mungesa në githë zonën, kishte karrige lokalesh bosh. Kjo duket një prirje komuniste. Nëse do të kërkosh diçka është e thjeshtë, futesh në sistem dhe kontrollon gjithçka.

Të ndalosh njerëz në rrugë është një sjellje tipike komuniste që në kohën e Edverit, pra të Edi Ramës vetëm udhëheqësit duhet të kenë makina të shtrenjta. Prandaj Blloku ishte bosh, por kanë gjetur disa ‘fukarenj’. Nuk kam të drejtë të paragjykoj askënd përse ka një makinë të shtrenjtë, qeveria ka të gjitha mekanizmat e duhura për të gjetur të dhëna mbi mjetet e shtrenjta”tha Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi paralajmëron nga Vlora/ “Ndryshimi është vetëm çështje kohe”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka mbajtur një takim me strukturat në qarkun e Vlorë.

Bardhi ngre akuzat se ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga kryeministri Edi Rama dhe trafikantët e drogës.

Demokrati deklaron se nga bashkëbisedimi i hapur ka kuptuar se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

“Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

LEXO EDHE:  Hapja e negociatave/ Mustafaj: Ndikimi i Gjermanisë, zero!

LEXO EDHE:  Ish-ministri sulmon Ramën/ Kryeministër delirant që as nuk di dhe as nuk do të mësojë

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe”, shprehet ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE