LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lulzim Berisha zbaton afatin e OFL/ Bën deklarimin e pasurisë

5 Shkurt 2020, 11:11, Aktualitet CNA
Lulzim Berisha zbaton afatin e OFL/ Bën deklarimin e pasurisë

Pa kaluar ende 48 orarshi i vendosur nga OFL, Lulzim Berisha ka bërë deklarimin e pasurisë.

Avokati i Berishës, Detar Hysi ka bërë me dije se klienti i tij ka firmosur deklaratën e pasurisë dhe e ka dërguar atë në drejtorinë e Policisë.

Kujtojmë se mesditën e djeshme OFL i dha Lulzim Berishës afat 48 orë për deklarimin e pasurisë së tij, ose në të kundërt do i sekuestrohej.

Dje Hysi deklaroi se pasuritë e Lulzim Berishës janë sekuestruar nga Krimet e Rënda.
Ai shpejgoi se Berisha ka një bar kafe me qera dhe një autobot që shpërndan naftë për anijet.
Sipas Hysit, Berisha është një njeri thjeshtë dhe i rregullt që paguan taksa si çdo qytetar./CNA.al

Lajmet e fundit nga