Connect with Us

Luli vijon seritë e telenovelës turke/ Lali Eri i përgatit skenarin e radhës

Politikë

Luli vijon seritë e telenovelës turke/ Lali Eri i përgatit skenarin e radhës

Publikuar

-

Së fundi Lulzim Basha, kryetar i Republikës së re, ka filluar një “telenovelë” turke, me shumë seri, ku ai luan rolin e djalit të “mirë” e të dhembshur që u gjendet pranë njerëzve të thjeshtë.

Disa ditë më parë, Basha nxori një foto ku pretendonte se po konsumon një kafe në lagje, me njerëz të zakonshëm.

Më pas, në serinë e radhës ndihmonte gjyshen për të bërë pazarin, ndërsa i mbante një qese me domate. Pas kësaj publikoi një video, ku bënte xhiro nëpër Tiranë, e takohej me njerëz të zakonshëm.

Por, pas dështimit të kafes, dhe pas shëtitjes me domate e veshje luksoze, duhej një “sherr” me administratoren e Bashkisë që ta bënte më enteresante. Për këtë i shërben Lali Eri dhe skenari i djeshëm në Qytetin Studenti.

I dhimbsuri Luli, dje kishte bërë një xhiro në Qytetin Studenti, për të parë se çfarë hallesh kishin studentët, por ka pasur një “sherr” me administratoren e Bashkisë. Më pas, Lali vijon skenarin, me denoncimin ndaj Bashës, me pretendimin se ka hyrë me dhunë në ambjentet e godinës numër 4 në Qytet Studenti dhe ka dhunuar recepsionisten.

LEXO EDHE:  Bylykbashi: Letra e Ramës, për të qeshur me lot dhe për të shkulur flokët

Pas këtij denoncimi, ka ardhur reagimi i menjëhershëm i zyrës së Republikës së re. Një përgjigje që duket se e kishin të gatshme.

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ka publikuar videon kur Basha është përballur me recepsionisten e godinës.

Ajo deklaron se përtej fasadës që përcjell në videot dhe fotot e propagandës së tij, Veliaj ndihet i frikësuar nga vizita që kryetari i PD i bën disa të rinjve në dhomën e tyre në konvikt, ndonëse Bashkia thotë se nuk janë rezidentë në atë godinë.

Ndërsa në media është shitur si një “betejë” e fortë, në fakt kjo duket të jetë thjeshtë një skenar i përgatitur, ku Luli luan rolin e tij dhe asgjë më shumë sesa kaq./ CNA.al

Bashkia e Tiranës paditi Bashën për xhirimin e videon në QS/ PD publikon videon

A mund të na gënjejë Luli me një qese domate ?!

Lajmi i madh erdhi/ Luli ka dalë shëtitje në Tiranë

Lulzim Basha konkuron Olti Currin

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncon ish deputeti/ Qeveria lë në mëshirë të fatit Dibrën, mijëra banorë pa energji elektrike prej 24 orësh

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike prej 24 orësh në Dibër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjunkshi thotë se Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie ndërsa shton se dibranët nuk e meritojnë një ndëshkim të tillë.

Kanë kaluar mbi 24 Orë që në Dibër, në këto netë të acarta të dimrit ka pllakosur errësira.

Kushteve të vështira të motit, temperatuarave mjaft të ulta në (-)minus disa gradë ju shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  Basha nuk ndryshon qëndrim/ Rama të shporret një orë e më parë

LEXO EDHE:  Video/ Rama degjeneron publikisht Veliajn

Janë me dhjetra mijëra banorë të Zonave të thella malore si Lura, Çidhna, Arrasi, Bllice, Sllovë, Kala e Dodës etj, të cilat qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëherëshme të kësaj situate të paprecedentë.

Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim!

Mesazhi i një qytetari ;

përshëndetje gjeneral. nënstacioni fushë -alie është jashtë funksionit,pasi eshtë djeg transformatori. 7 njësi bashkiake janë pa energji. fushë alie,lura,zall-dardhë,reç,sllovë,kala e dodës arras.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj për OFL/ “Model tipik komunist, i kohës së Edverit”

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, teksa foli për Operacionin Forca e Ligjit.

Sipas Goxhaj ky është një model tipik komunist që sipas tij mund të ndiqej një mënyrë fare e thjeshtë për të luftuar paratë dhe pasuritë e vëna në mënyrë kriminale dhe të paligjshme.

“Bashkë me Armir Shkurtin bëmë një investigim në ish-Bllok mbrëmjen e kaluar. Kishte mungesa në githë zonën, kishte karrige lokalesh bosh. Kjo duket një prirje komuniste. Nëse do të kërkosh diçka është e thjeshtë, futesh në sistem dhe kontrollon gjithçka.

Të ndalosh njerëz në rrugë është një sjellje tipike komuniste që në kohën e Edverit, pra të Edi Ramës vetëm udhëheqësit duhet të kenë makina të shtrenjta. Prandaj Blloku ishte bosh, por kanë gjetur disa ‘fukarenj’. Nuk kam të drejtë të paragjykoj askënd përse ka një makinë të shtrenjtë, qeveria ka të gjitha mekanizmat e duhura për të gjetur të dhëna mbi mjetet e shtrenjta”tha Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi paralajmëron nga Vlora/ “Ndryshimi është vetëm çështje kohe”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka mbajtur një takim me strukturat në qarkun e Vlorë.

Bardhi ngre akuzat se ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga kryeministri Edi Rama dhe trafikantët e drogës.

Demokrati deklaron se nga bashkëbisedimi i hapur ka kuptuar se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

“Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

LEXO EDHE:  Video/ Rama degjeneron publikisht Veliajn

LEXO EDHE:  Video/ Rama degjeneron publikisht Veliajn

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe”, shprehet ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE