Connect with Us

Horoskopi i ditës, 5 shkurt 2020

Sociale

Horoskopi i ditës, 5 shkurt 2020

Publikuar

-

DASHI 21. mars – 20. prill

Klima për ju qe keni një lidhje do jete shume e ngrohte sot. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin dhe do jeni te gatshëm te bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël me te. Beqaret do ndihen me te gatshëm për te hedhur hapa me personin qe po i josh prej kohesh. Financat nuk do jene te këqija megjithatë maturia do jete shume e vyer për te mos pasur probleme as me vone.

DEMI 21. prill – 21. maj

Ju çiftet nuk do bëni shume përpjekje për ta stabilizuar situatën gjate kësaj dite dhe gjerat nuk kane për t’iu ecur aspak mire. Beqareve nga ana tjetër do iu jepen plot mundësi te mira për takime dhe kane për te përfituar prej tyre. Ne një moment gjerat për ta edhe mund te ndryshojnë rrënjësisht. Me shpenzimet bëni kujdes nëse nuk doni qe situata te përkeqësohet shpejt.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Dite shume negative ka për te qene kjo e sotmja për ju çiftet. Nuk do merreni vesh si duhet me partnerin dhe debatet mund te jene te vazhdueshme. As beqaret nuk do jene me fat kështu qe me mire le te presin edhe pak kohe para se te hedhin ndonjë hap. Sot nuk është momenti i duhur. Buxheti do jete i qëndrueshëm dhe ne këtë sektor do ndiheni me te qete se me pare.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Çiftet do kenë një dite te qete. Ata do afrohen me njeri-tjetrin dhe do e kenë me te lehte t’i shprehin ndjenjat qe kane ne zemër. Ju beqaret do ëndërroni për një dashuri te madhe sot e ne fakt ëndrra mund t’iu plotësohet. Duhet thjesht te shfrytëzoni rastet qe do iu jepen. Te ardhurat do privilegjohen dhe gjerat për ju do ecin me mire. Tashme nuk do ndiheni ne siklet për te kryer shpenzimet e domosdoshme.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Ju çiftet do jeni shume kërkues dhe shume strikte ndaj njeri tjetrit prandaj marrëdhënia mes jush nuk do jete e mire. Shpesh mund te thoni edhe fjale te renda te pamenduara me kujdes. Beqaret ne mos vete, me ndërhyrje nga te tjerët, do mund ta gjejnë princin e kaltër. Situata financiare do jete e shëndetshme dhe ju do ndiheni te qete sa here te keni për te investuar.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Merkuri do ua zbukuroje jetën ne çift sot. Do qëndroni me afër partnerit tuaj dhe emocionet do jene akoma me te forta se me pare. Edhe beqaret ka mundësi te afrohen me një person interesant, i cili do ua beje jetën me te bukur. Ne fund te ditës do iu duhet te merrni disa vendime me rëndësi. Financat do jenë goxha te qëndrueshme.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Do kritikoheni ne çdo moment nga partneri juaj sot dhe do mërziteni tej mase. Ne fakt çdo gjë qe ai do iu thotë do e ketë te drejte. Beqaret do duan ta shfrytëzojnë ne maksimum lirinë e tyre dhe as qe do mendojnë te fillojnë një lidhje duke refuzuar çdo ftese. Ne planin financiar mundohuni te mos ndërmerrni shume rreziqe pasi situata mund t’iu dale jashtë kontrollit ne momentin me te papritur.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Sot do ndodhin gjera te jashtëzakonshme ne jetën tuaj ne çift. Marrëdhënia me partnerin ka për te qene e jashtëzakonshme. Edhe beqaret do jene me fat ne dashuri dhe do fillojnë një lidhje goxha te qëndrueshme. Për ta shume gjera do ndryshojnë pa e kuptuar. Buxheti do jete i qëndrueshëm ne çdo moment, prandaj nuk do ju dalin aspak probleme ne këtë sektor.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Nëse kohet e fundit keni qene ne dyshim për jetën tuaj ne çift dhe nuk keni ditur çfarë hapash te hidhni, sot situata do ndryshoje. Do e kuptoni se partneri ju dashuron po aq sa ju dhe do jeni gati te hidhni hapa me tej. Beqaret do përballen me një surprize te këndshme qe ne ditët e para. Buxheti do ketë përmirësime te mëdha ne momentet qe ata me pak do e presin.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Mjedisi yjor do krijojë të gjitha kushtet sot që ju të afroheni edhe më shumë me partnerin. Do arrini të sqaroheni për gjithçka dhe në mbrëmje do jeni më të qetë. Beqarët duhet ta frenojnë pak veten sepse po bënë gabime do mund të vuajnë gjatë. Hëna do ju sjellë shpresë në planin financiar. Ka shumë mundësi që situata të normalizohet më parë nga sa ju mendonit.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Dita e sotme do jete përgjithësisht e normalizuar edhe pse here pas here mund të bëni gjëra të veçanta me atë që keni në krah. E rëndësishme është që zemra do ndiheni përgjithësisht mirë. Beqarët do bien kokë e këmbë në dashuri me dikë dhe do bëjnë të pamundurën që ta afrojnë sa më parë pas vetes. Në planin financiar përmirësimet do jenë edhe më të mëdha nga sa ju e imagjinonit.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Sektori i dashurisë do jetë plotësisht i qetë sot. Do merrni vesh aq mirë me partnerin saqë nuk do keni asnjë lloj ankese për të bërë. Beqarët do jenë goxha të favorizuar në dashuri. Ata do e gjejnë më në fund personin e tyre të ëndrrave dhe do ndiheni më gati se kurrë për të filluar lidhje. Në planin financiar ka ardhur koha të bëni pak ekonomi sepse në të kundërt situata mund të ketë probleme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Bllokohen 12 mijë lodra të rrezikshme për fëmijët

Publikuar

-

Nga

Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut ka bllokuar një sasi të konsiderueshme lodra fëmijesh që tregtoheshin në vend.

Sipas të dhënave, testet laboratorike tregojnë se këto produkte kanë përmbajtje të lartë me mbi 30%  kimikate dhe toksina duke i bërë ato të rrezikshme për shëndetin.

Deri tani janë bllokuar 12 mijë lodra me përmbajtje ftalat e cila nuk duhet të ekzistojë në trupin e produktit, plumbi si dhe bisfenol.

“Janë bllokuar jo vetëm lodra por edhe produkte të tjera dhe të rrezikshme dhe të pamarkuara me markimin “CE”. Bëhet fjalë për 18 mijë produkte , 12 janë lodra ndërsa 6 mijë janë produkte të ndryshme si enë kuzhine, produkte elektrike, tharëse flokësh dhe kozmetika të ndryshme. Rezultonte se një pjesë e madhe e tyre me peshë toksinash, kimikatesh që ndodheshin në trupin e lodrës, kalonte mbi 30 % të trupit total të lodrës.

Produkte të tilla prej vitesh kanë qarkulluar në tregun shqiptar, ISHMT është institucion i ri ka vetëm 3 vite që është krijuar dhe ka pasur nevojë për kuadrin ligjor të veprimtarisë së tij dhe në këtë kuadër ne kemi pasur bashkëpunim me doganat, pasi pikat hyrëse janë futur në dogana, pasi këto produkte janë futur pa markimin “CE”, është shprehur kryeinspektori i ISHMT, Lavdrim Sahiti për Klan Tv.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 9 mars 2019

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 17 prill 2019

Këto produkte që përdoren si tretës shkaktojnë probleme për organizmin e fëmijëve, pasi dëmton veshkat, organet e riprodhimit, diarre, irritim të fytyrës. Ato futen në pikat doganore shqiptare. Por përse ato nuk bllokohen në doganë kur janë të rrezikshme?

Sipas ekspertëve të ISHMT, deri tani doganat kanë funksionuar në bazë të riskut duke ushtruar kontrolle për alkoolin, akcizën apo karburantin. Produktet e sekuestruar të cilat janë pa markimin “CE” do të  asgjësohen.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Diell dhe rritje temperaturash/ Surprizat e motit për këtë javë

Publikuar

-

Nga

Kjo javë pritet të nisë me mot me diell dhe shtim gradual të vranësirave. Sipas Shërbimit meteorologjik, deri në mesjavë, reshjet e përkohëshme të shiut do të përqendrohen në pjesën veriore dhe qendrore të vendit.

Intensiti i tyre, do të jetë i dobët e përkohësisht gjatë së mërkurës e të enjtes mesatar. Deri në këtë ditë, erërat heraherës të vrullshme jugore, do të krijojnë kushtet për rritje temperaturash si më poshtë. Ndryshim i situatës meteorologjike, do të vijë ditën e premte, kur vendi do të përfshihet nga reshje shiu e dëbore në ekstremet malore.

Këto reshje, parashikohen me intensitet dhe në formën e rrebesheve, pasdite e në mbrëmje të së premtes.

LEXO TE PLOTE

Sociale

E diela me diell/ Temperaturat e motit për sot lënë për të dëshiruar

Publikuar

-

Nga

Ashtu si dita e djeshme, edhe e diela pritte të jetë një ditë me diell, e vranësira të pakëta kalimtare.

Era, me drejtim verilindje-juglindje do të fryjë e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet, duke sjellë valëzim të ulët në dete.

Gjatë orëve të mëngjesit përgjatë zonave malore si shkak i temperaturave negative, krijohen premisat për ngrica në rrugë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -8ºC deri në 0ºC
zonat e ulëta -2ºC deri në 12ºC
zonat bregdetare -1ºC deri në 13ºC.

LEXO TE PLOTE