Politikë
Hiqen vizat me Arabinë Saudite/ Rama nuk i beson Gent Cakajt, merr vetë në dorë çështjen

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot memorandumin e mirëkuptimit me Mbretërinë e Arabisë Saudite, për heqjen reciproke të vizave për qëndrim afatshkurtër për mbajtësit e pasaportave diplomatike të shërbimit dhe private për shtetasit e të dyja vendeve
Mësohet se ky memorandum u propozua nga Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Duket se edhe këtë herë Rama nuk i ka besuar Gent Cakajt këtë propozim, pasi e ka marrë vetë në dorë, ashtu siç bëri edhe me kryesimin e OSBE-së.
Ndërkohë, vendimi i Këshillit të Ministrave hyn në fuqi menjëherë pas botimit në “Fletoren zyrtare”./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Ngjela paralajmëron fundin ‘tragjik’ për Ilir Metën/ Zbulon kush e merr postin e Presidentit
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dalë me një parashikim, ku ka nënkuptuar se Ardian Dvorani do shkojë drejt presidencës pas shkarkimit të Ilir Metës....

“Nëse Basha del forcë e parë ia japim mandatet”/ Topollaj: Marrëveshje me PD vetëm me një kusht
Anëtari i bordit drejtues në Bindjen Demokratike Fabjan Topollaj u shpreh se nëse kreu i PD Lulzim Basha merr mbështetje masive dhe mund të fitojë...