LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gent Sejko bën bilancin/ Tërmeti i 26 nëntorit, pasoja negative në ekonomi edhe gjatë 2020-ës

5 Shkurt 2020, 15:41, Politikë CNA
Gent Sejko bën bilancin/ Tërmeti i 26 nëntorit, pasoja negative

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, bëri një bilanc të ecurisë së ekonomisë për vitin 2019, ku theksoi se ekonomia u rrit me 3.3%.

Sipas tij, vitin që lamë pas u shënua papunësia më e ulët në histori, ndërsa çmimet e ushqimeve dhe artikujve të tjerë të shportës kanë pësuar luhatje të ulëta.

?Ka rritje ende të pamjaftueshme të pagave. Sipas INSTAT, ekonomia shqiptare u rrit me 3.3 përqind në katër muajt e fundit të 2019. Niveli i stimulimit monetar është i përshtatshëm. Norma e papunësisë u ul me 11.4 përqind, me normën më të ulët në histori. Rritja e pagës është bërë me 3.4 përqind. Ekonomia shqiptare është ende larg punësimit të kapaciteteve të saj prodhuese?, u shpreh Sejko në një deklaratë për shtyp.

Gjithashtu guvernatori i BSH-së theksoi se tërmeti tragjik i 26 nëntorit pati ndikim negativ në ekonominë shqiptare.

?Tërmeti pati ndikim negativ në rritje ekonomike. Ky tërmet mund të ketë pasoja në ekonomi edhe në vitin 2020. Procesi i rindërtimit pritet që të rrisë akoma më shumë ekonominë. Tërmeti nuk ka dëmtuar bazat afatgjata dhe afatmesme të fuqisë ekonomike. Kursi i këmbimit paraqitet i qëndrueshëm. Edhe investimet private kanë pësuar rënie. Është redaktuar norma e kredive të këqija. Pritet që ndikimi i tërmetit në ekonomi të ndihet gjatë 2020. Tregjet financiare janë të qëndrueshme. Vetëm riparimi i dëmeve do të rigjenerojë ekonominë?, deklaroi Sejko./ CNA.al

Lajmet e fundit nga