Connect with Us

Furgoni del nga rruga dhe përfundon në kanal/ Plagoset shoferi

Kronika

Furgoni del nga rruga dhe përfundon në kanal/ Plagoset shoferi

Publikuar

-

Një furgon ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal mbrëmjen e sotme në  afërsi të fshatit Veliterne, në Korçë.

Mësohet se si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili ka ngecur në makinë, deri në mbërritjen e forcave zjarrfikëse, që e kanë nxjerrë nga aty.

Raportohet se shoferi është dërguar menjëherë në spital, pasi ka marrë fraktura në pjesë të ndryshme të trupit.

LEXO EDHE:  Aksident në Korçë, humb jetën këmbësorja

Dyshohet se shkak i aksidentit të jetë rrëshkitja e furgonit nga bora, ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

FNSH vijon kontrollet në të gjithë vendin/ Ngrihen postblloqe në Shkodër

Publikuar

-

Nga

Forcat e FNSH dhe ato të rendit, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin ndaj mjeteve luksoze.

Mësohet se në hyrje të Shkodrës janë ngritur postblloqe për kontrollin e automjeteve pa dokumentacionin përkatës dhe kontrolle ndaj personave të shpallur në kërkim.

Ende nuk ka të dhëna mbi rezultatet e deritanishme, ndërkaq, kujtojmë që nga kontrollet e 48 orëve të fundit në Tirana, Durrës, Korçë, Vlorë, Elbasan, Berat e Fier, etj janë bllokuar dhe janë shoqëruar 134 persona./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i shumfishtë/ Përplasen katër makina në autostradën Tiranë-Durrës

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë- Durrës, afër Mezezës.

Mësohet se në aksident janë përfshirë katër makina. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti masiv, ndërkaq, në autostradë është krijuar trafik i rënduar./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

OLF “rrethon” Durrësin/ Sekuestrohen 5 makina lukzose

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit dhe struktura e Operacionit Forca e Ligjit kanë vijuar edhe mbrëmjen e sotme aksionin në rrugët e Durrësit ku po kontrollojnë makinat e luksit.

Gjatë orëve të fundit mësohet se janë kontrolluar mbi 200 automjete, ndërsa 5 prej tyre janë sekuestruar.

Grupet e kontrollit janë vendosur edhe në qytetin e Vorës ku në shënjestër janë makinat e prodhimit të fundit.

LEXO EDHE:  Aksidenti në Kolonjë/ Ndërron jetë një prej 3 të plagosurve

LEXO EDHE:  Përplasën dhe tërhoqën zvarrë 25-vjeçarin/ Gjykata jep vendimin për drejtuesin e furgonit dhe të autobusit

Ndaj pronarëve kërkohet sqarimi i të ardhurave me të cilat e ka blerë mjetin dhe origjinën e parave ndërsa në rast se nuk arrihet të justifikohet, i sekuestrohet mjeti deri në mbyllje të hetimeve përkatëse./CNA.al

LEXO TE PLOTE