Connect with Us

Foto+Video/ Një vilë që kërkon pronarin ose Anti-KÇK-në

Politikë

Foto+Video/ Një vilë që kërkon pronarin ose Anti-KÇK-në

Publikuar

-

Javën e kaluar qeveria shpalli paketën e saj Anti-KÇK pas një paralajmërimi disa mujor nga kreu i qeverisë, se ajo duhet të kishte filluar që vitin e shkuar, por mesa duket tërmeti dhe shumë ngjarje të tjera politike e shtynë këtë lëvizje të kryeministrit.

Një paketë që po sulmohet agresisvisht nga opozita, e cila po përpiqet ta personalizojë me personazhe për të goditur politikanë të dnryshëm të PS-së, ndërsa vetë policia dhe struktura e ngritur e Operacionit Forca e Ligjit, ka filluar të godasë disa nga elementët më të famshëm të krimit në Shqipëri, dhe pasuritë e tyre.

Një paketë e cila vjen paralele me ngritjen e SPAK. Ndërkohë po pritet edhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Institucione të cilat kanë mbështetje të madhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Bashkimi Europian, si pjesë e Reformës në Drejtësi.

Por, ne si CNA.al po i sjellim falas BKH-së, SPAK-ut dhe grupit operacional që sipas paketës ligjore apo aktit normativ të qeverisë të quajtur Operacioni Forca e Ligjit, apo Anti-KÇK në gjuhën e politikë, disa foto.

Këto janë fotografimet e një vile në Gjirin e Lalzit. Është vila e një ministri, e padeklaruar në pasurinë e tij, të paktën deri në pasurinë e vitit të shkuar, sepse ndoshta mund të ndodhë me deklarimin e këtij viti.

Është një vilë ku një ministër i Ramës pushonte në verë gjatë, por vitin e shkuar nuk u paraqit më në atë vilë.

Gjatë kohës që bënte detyrën si këshilltar ndaj kryeministrit, së bashku me familjen kalonte ditë të gjata, fundjava pranverore, në vjeshtë, dhe pushimet e verës në vilën e fotove të mëposhtme.

LEXO EDHE:  Deklaratat e Ramës/ Kryemadhi: Dëshmi e një pazari kriminelësh

Mjafton që kjo pasuri e ndodhur në një zonë turistike të verifikohet nga strukturat e OFL-së, kush e ka? Në emër të kujt është?

Mjafton të pyesësh paastrueset dhe bahçevanët, dhe do të thonë se kush është pronari i vërtetë? Se kush është personi që jetonte atje? Sepse Forca e Ligjit, Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK nuk mund të ngelen vetëm te deklarimet se është e dikujt tjetër dhe qëndronte me qera. Apo si në raste të tjera të politikanëve shqiptarë, që janë martuar në kala, me paratë e mamit, apo ata që kanë bunkerë të ndërtuaar si vila me para emigracioni apo me paratë e gruas, kur kanë deklaaruar më parë vetëm tre mijë euro pasuri.

Do të ishte më e hajrit dhe më e besueshme për shqiptarët dhe atëherë të gjithë do të bindeshin se Reforma në Drejtësi po funksiononte, se Policia e Shtetit po kryente detyrën e saj sipas paketës Anti-KÇK, apo dhe Byroja Kombëtare e Hetimit po luftonte vërtetë korrupsionin.

Këto foto dhe video janë prova e të vërtetës deri në fund, për të gjitha strukturat e Reformës në Drejtësi. Të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Numri i viktimave dyfish ngasa raportohet?/ Rama: Basha shpif! Po krijon panik dhe konfuzion

Publikuar

-

Nga

Numri i viktimave dyfish ngasa raportohet?/ Rama: Basha shpif! Po krijon panik dhe konfuzion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ngriti akuzat e forta se qeveria ka fshehur numrin e viktimave të shkaktuara nga Covid-19.

Për këtë deklaratë është pyetur pak më parë kreu edhe kryeministri Edi Rama në emisionin “Real Story”, por ky i fundit e mohoi këtë.

Rama tha se Basha po mundohet të krijojë panik, konfuzion dhe shqetësim te qytetarët duke shpifur.

Çfarë mund t’i përgjigjesh tani?! D.m.th është pjesë e asaj që thashë, panik, konfuzion, shqetësim, katastrofë. Qeveria nuk deklaron asgjë. Numri i fataliteteve është një numër që pasqyrohet çdo ditë në bazë të kritereve që janë të lidhura me një element të thjeshtë: Të sëmurët nga Covid. Të tjerat janë spekulime, s’kanë asnjë bazë dhe hyn në atë të përditshmen: Shpif, shpif se diçka do mbetet, kall dëshpërim tek njerëzit se diçka do ndezë, ajo që përpiqen këta të ndezë, është se duhet të kuptojnë që pse kanë humbur që nga dita e parë”, theksoi kryeministri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Besard Kadia erdhi vetë tek unë”/ Rama “thumbon” Bashën: Shpresoj mos të jetë rasti Taulantit

Publikuar

-

Nga

“Besard Kadia erdhi vetë tek unë”/ Rama “thumbon” Bashën: Shpresoj mos të jetë rasti Taulantit

Kryeministri Edi Rama është pyetur sonte në ‘Real Story” dhe për rastin e Besard Kadias të cilin e emëroi pak ditë më parë zv.ministër të Ekonomisë dhe Financave.

Rama tha se nuk ja bëri ai propozimimin por vetë Kadia.

“E para ka ardhur Besardi tek unë, s’kam shkuar unë tek Besardi.

Vlerësimi për Besartin dhe dëshira për tu angazhuar ka bërë që ti japim një mundësi.

Është një djal shqiptrë që ka ide. Është në një pozicion që mund të bëjë mirë punën dhe ti vë mirë ata që ka këkruar të vihen.

LEXO EDHE:  Taulant Mukës nuk i del inati/ Ish-zv.ministri akuzon Ramën

LEXO EDHE:  Berisha shkatërron audiencën në "Opinion"/ Shkërmoq Ramën dhe Lu

Ne nuk i shohim, njerëzit si tanët dhe të atyre. Nga konstatimet tek e bëra ndryshon shumë.

Unë e mora djalin kur erdha në zyrë, më shtroi një platformë me kundërshti të plota, ja dhamë mundësinë në atë që e kishte me shumë passion, arsimin, dështoi brenda javës dhe u largua.  Shpresoj të mos jetë rasti me Besardin”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata “bombë” e Bashës/ Tomorri: Nëse është e vërtetë, vendi merr fund

Publikuar

-

Nga

Nga Klodian Tomorri/ “Një pastruese pastron tre shtepi dhe paguhet nga 100 euro secila, ndërsa Qeveria..”

Gazetari Klodian Tomorri, ka reaguar pas deklaratës së fortë të kryetarit të opozitës Lulzim Basha, se ka prova që qeveria ka fshehur nurin e viktimave të covid-19.

Tomorri thotë se ky është një nga denoncimet më të rënda në historinë e shtetit shqiptar.

Ai pretendon se nëse kjo është e vërtetë, atëherë ky vend ka marrë fund, ndërsa kërkon që opozita të vazhdojë të merret me këtë çështje.

Lul Basha ka bërë sot një nga denoncimet më të rënda në historinë e shtetit shqiptar duke akuzuar qeverinë se ka fshehur shifrat e të vdekurve nga Covid. Qëllimisht.

Nëse kjo është e vërtetë, ky vend ka marrë fund një herë e mirë. Kjo është çështje me të cilën opozita do duhej të merrej pa pushim, jo IHCK-ja 3 për qind”, shkruan gazetari në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE