Connect with Us

Elbasanasit po bëhen “bullgarë dhe rumunë”

Politikë

Elbasanasit po bëhen “bullgarë dhe rumunë”

Publikuar

-

Situata e rënduar politike  dhe ekonomike, e cila ka mbërthyer vendin, kriza e thelluar ekonomike, po detyrojnë qindra të rinj nga Elbasani, të aplikojnë për pasaporta kryesisht bullgare, por edhe rumune. Ky qytet, aktualisht ka një komunitet të konsiderueshëm për mbi 12 mijë familjesh nga zona e Gollobordës, që flasin gjuhën bullgaro-maqedonase dhe që shumica e tyre janë pajisur edhe me pasaportë bullgare.

Por kjo duket sa ka u dhënë atyre prej vitesh lehtësinë e lëvizjes jashtë vendit në shtetet e BE, duke synuar kryesisht shtetet nordike apo dhe Anglinë. Vetëm për vitin 2019 nga Elbasani  janë larguar dhe janë vendosur në shtetet nordike dhe Angli mbi 850 familje, të gjitha të pajisura me pasaporta bullgare e rumune, kurse për vitin 2020, këkesat janë në rritje.

Kjo siç duket i ka joshur edhe pjesën tjetër të banorëve të Elbasanit, kryesisht të rinjtë, që kanë mbaruar shkollat dhe janë të papunë, të cilët kanë aplikuar tashmë pranë Ministrisë Punëve të Jashtme në Sofje dhe po ndjekin procedurat e duhura, duke nisur nga analizat mjeksore për HIV/AIDS, dhe procedura të tjera zyrtare.

Një ndër kriteret  për ti pajisur shtetasit shqiptarë me pasaportën e Bullgarisë dhe Rumanisë, autoritetet e atyre  vendve anëtare të  BE, kanë patur dhe kanë kushtin që “çdo shtetas shqiptar të ketë lindur në zonën e Gollobordës dhe fshatrave ku ka etni rumune”, por duket se edhe kësaj kërkese, ja kanë gjetur “hilenë”, duke fallcifikuar çertifikata apo edhe dokumenta të tjera zyrtare.

Burime tepër të besueshme nga Ambulanca Qëndrore Elbasan i thanë CNA.al se “pothuajse çdo ditë kemi dyndje nga të rinj dhe të reja, që kërkojnë të bëjnë testin e HIV/AIDS, pasi u kërkojnë dokumentacion të rregullt  zyrtar nga Ministria e Jashtme e Bullgarisë dhe Rumanisë, për të vazhduar më pas me aplikimin, procedurat e pajisjes me pasaporta të atyre vendeve anëtar të BE”.

Sipas të njëjtit burim vetëm në dy-tre muajt e fundit janë paraqitur dhe kanë kryer këto analiza të veçanta mjeksore mbi 316 të rinj, djem dhe vajza, por nuk kanë munguar edhe mosha të tjera, madje edhe ata që janë në marrëdhënie pune në shtet”.

LEXO EDHE:  Fatos Klosi: Bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit gjenden në politikë

Elbasani mbetet një ndër qytetet e mëdha të vendit, me rritje  të papunësisë, ka  ikje të rinisë jashtë shtetit, rritje të numrit të atyre që e braktisin shkollën për shkaqe ekonomike dhe familjare, duke parë si zgjidhje vetëm ikjen drejt BE. Por shpikja më e fundit, pajisja me pasaporta bullgare e rumune,  nuk mbetet zgjidhje e duhur dhe afatgjatë, pasi realisht mbetet  një rrezik  tjetër për të ardhmen e vendit.

Kjo pasi Elbasani shumë shpejt mund të konsiderohet si qyteti me afro 25 apo 30  per qind të popullatës me kombësi  dhe shtetësi bullgare. Kjo situatë  paradoksale, e cila i detyron shqiptarët të ndryshojnë shtetësinë dhe kombësinë, mbetet  këmbana e  alarmit për çdo politikan dhe parti politike në Shqipëri, pasi qeveria  duhet të hapë çdo  kanal  komunikimi me qytetarët e saj.

Mbetet detyrim ligjor i çdo politikani  apo deputeti të qarkut, që i thotë vehtes patriot, të ngrejë zërin  fuqishëm dhe të japë alarmin  e braktisjes së vendit nga rinia, të japë alarmin e tjetërsimit të shqiptarëve në bullgarë e rumunë, pasi  realisht  ky mbetet edhe krim shtetëror, pasi nesër do të jetë shumë vonë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncon ish deputeti/ Qeveria lë në mëshirë të fatit Dibrën, mijëra banorë pa energji elektrike prej 24 orësh

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike prej 24 orësh në Dibër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjunkshi thotë se Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie ndërsa shton se dibranët nuk e meritojnë një ndëshkim të tillë.

Kanë kaluar mbi 24 Orë që në Dibër, në këto netë të acarta të dimrit ka pllakosur errësira.

Kushteve të vështira të motit, temperatuarave mjaft të ulta në (-)minus disa gradë ju shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  Që Taulant Balla të mos këndojë më për Enverin

LEXO EDHE:  Që Taulant Balla të mos këndojë më për Enverin

Janë me dhjetra mijëra banorë të Zonave të thella malore si Lura, Çidhna, Arrasi, Bllice, Sllovë, Kala e Dodës etj, të cilat qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëherëshme të kësaj situate të paprecedentë.

Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim!

Mesazhi i një qytetari ;

përshëndetje gjeneral. nënstacioni fushë -alie është jashtë funksionit,pasi eshtë djeg transformatori. 7 njësi bashkiake janë pa energji. fushë alie,lura,zall-dardhë,reç,sllovë,kala e dodës arras.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj për OFL/ “Model tipik komunist, i kohës së Edverit”

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, teksa foli për Operacionin Forca e Ligjit.

Sipas Goxhaj ky është një model tipik komunist që sipas tij mund të ndiqej një mënyrë fare e thjeshtë për të luftuar paratë dhe pasuritë e vëna në mënyrë kriminale dhe të paligjshme.

“Bashkë me Armir Shkurtin bëmë një investigim në ish-Bllok mbrëmjen e kaluar. Kishte mungesa në githë zonën, kishte karrige lokalesh bosh. Kjo duket një prirje komuniste. Nëse do të kërkosh diçka është e thjeshtë, futesh në sistem dhe kontrollon gjithçka.

Të ndalosh njerëz në rrugë është një sjellje tipike komuniste që në kohën e Edverit, pra të Edi Ramës vetëm udhëheqësit duhet të kenë makina të shtrenjta. Prandaj Blloku ishte bosh, por kanë gjetur disa ‘fukarenj’. Nuk kam të drejtë të paragjykoj askënd përse ka një makinë të shtrenjtë, qeveria ka të gjitha mekanizmat e duhura për të gjetur të dhëna mbi mjetet e shtrenjta”tha Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi paralajmëron nga Vlora/ “Ndryshimi është vetëm çështje kohe”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka mbajtur një takim me strukturat në qarkun e Vlorë.

Bardhi ngre akuzat se ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga kryeministri Edi Rama dhe trafikantët e drogës.

Demokrati deklaron se nga bashkëbisedimi i hapur ka kuptuar se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

“Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

LEXO EDHE:  Që Taulant Balla të mos këndojë më për Enverin

LEXO EDHE:  Akuza e deputetit të PD/ Banda që goditi policinë merr tendera nga kryebashkiaku Sejdini

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe”, shprehet ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE