Connect with Us

Detaje nga të shtënat në pedonalen e Shkodrës/ Flet e plagosura

Kronika

Detaje nga të shtënat në pedonalen e Shkodrës/ Flet e plagosura

Publikuar

-

Dalin detajet e para nga plagosja me armë e mbrëmjes së sotme në pedonalen e qytetit të Shkodrës.

Mësohet se e plagosur ka mbetur këmbësorja L.Jeremia, e cila cila ka qenë duke dalë xhiro në momentin kur ndodhën të shtënat.

Ajo ka marrë një plumb në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Jeremia ka deklaruar para bluve se nuk e di kush e ka qëllaur.

“Po kaloja rastësisht kur më kapi plumbi. Nuk e di kush ishin ata që kanë qëlluar”, shprehet ajo.

“Më datë 05.02.2020, rreth orës 22:40, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, në Pedonale, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasja L. J. 35 vjeçe, banuese në fshatin Golem, jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Shkoder, te denuarit per vrasje i gjendet arsenal armesh ne shtepi

Në vendngjarje ka mbritur grupi hetimor ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve. Janë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, policia ka marrë në pyetje edhe dëshmitarët e ngjarjes dhe pritet të sekuestrojë kamerat e sigurisë në zonat përreth për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i shumfishtë/ Përplasen katër makina në autostradën Tiranë-Durrës

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë- Durrës, afër Mezezës.

Mësohet se në aksident janë përfshirë katër makina. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti masiv, ndërkaq, në autostradë është krijuar trafik i rënduar./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

OLF “rrethon” Durrësin/ Sekuestrohen 5 makina lukzose

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit dhe struktura e Operacionit Forca e Ligjit kanë vijuar edhe mbrëmjen e sotme aksionin në rrugët e Durrësit ku po kontrollojnë makinat e luksit.

Gjatë orëve të fundit mësohet se janë kontrolluar mbi 200 automjete, ndërsa 5 prej tyre janë sekuestruar.

Grupet e kontrollit janë vendosur edhe në qytetin e Vorës ku në shënjestër janë makinat e prodhimit të fundit.

LEXO EDHE:  Vettingu “shkund” Kryetarin e Gjykatës së Shkodrës

LEXO EDHE:  Protesta e studentëve në Shkodër/ Tani kanë kërkesa të tjera

Ndaj pronarëve kërkohet sqarimi i të ardhurave me të cilat e ka blerë mjetin dhe origjinën e parave ndërsa në rast se nuk arrihet të justifikohet, i sekuestrohet mjeti deri në mbyllje të hetimeve përkatëse./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Arrestohet 24-vjeçari ganez/ Tentoi të kalojë në Rinas me pasaportën e ‘sozisë’

Publikuar

-

Nga

Ekstradohen dy shqiptare per vrasje

Policia kufitare e Rinasit ka vënë në pranga një 24-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për veprat penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, dhe “Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.

Sipas policisë i riu me iniciale E. A., 24 vjeç, lindur dhe banues në Gane, tentoi te kalonte kufirin ne menytre te paligjshme me pasaporten e nje njeriu te ngjashem.

Njoftimi i plotë

Finalizohet një tjetër operacion për parandalimin e kalimit të paligjshëm të kufirit.

Operacioni i koduar “SIMILARITY”, u zhvillua nga Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Vihet në pranga një shtetas, si dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Sekuestrohet pasaporta e shtetasit të shpallur në kërkim që do përdorte shtetasi i arrestuar.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara nga Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në Rinas u godit një tjetër rast i  tentativës për kalim të kufirit me dokumente me ngjashmëri.

Falë koordinimit të veprimeve dhe shkëmbimit të informacionit mes Policisë Kufitare të Rinasit dhe Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “SIMILARITY”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:  E. A., 24 vjeç, lindur dhe banues në Gane.

LEXO EDHE:  Shpërthimi në Shkodër/ Pse hesht kryeministri Rama?

LEXO EDHE:  Shkodër/ Arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim

24-vjeçari tentoi të kalonte nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Rinasit me një pasaportë me ngjashmëri, por u bllokua nga kontrollorët e Policisë Kufitare të Rinasit, bazuar edhe në informacionet që dispononin Policia Kufitare dhe Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Nga hetimet e kryera rezultoi se ky shtetas pasi ka siguruar paraprakisht kundrejt shpërblimit monetar pasaportën e shtetasit nigerian O. O., duke përfituar nga ngjashmëria fizike me këtë shtetas ka tentuar të udhëtojë nga aeroporti i Rinasit në drejtim të vendeve të BE-së me pasaportën e këtij shtetasi.

Po nga hetimet e kryera dyshohet se  ka edhe bashkëpuntorë të tjerë në organizimin dhe gjetjen e personave me ngjashmëri për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, për të cilët po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, dhe “Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.

LEXO TE PLOTE