Connect with Us

Dëbora “pushton” vendin/ Probleme në disa qarqe

Kronika

Dëbora “pushton” vendin/ Probleme në disa qarqe

Publikuar

-

Moti i keq që ka përfshirë vendin gjatë orëve të fundit ka shkaktuar probleme të shumta në furnizimin me energji elektrike në qarkun e Korçës dhe Pogradecit.

Sipas Report tv, pa energji elektrike kanë mbetur disa fshatra në Njësinë Administrative Ceraves në Pogradec, fshatra në Vithkuq, disa fshatra në Fushën e Korçës si dhe një lagje e tërë në Maliq.

Në qarkun e Korçës, raportohet se trashësia e dëborës ka arritur 10-15 cm, ndërsa në Voskopojë 5-10 cm.

Ndërkohë, mësohet se probleme ka pasur edhe në qarkun e Dibrës.

Trashësia e dëborës në rrugë ka bërë që të krijohen probleme me qarkullimin, gjithashtu dhe mungesë të energjisë elektrike, kryesisht në fshatrat në Trebisht, Zeqan e Tërnovë.

LEXO EDHE:  Procedohet inspektori në Korçë/Ja për çfarë akuzohet

Po ashtu, edhe qyteti i Pukës është përfshirë gjatë orëve të fundit nga reshje të dendura dëbore. Trashësia e dëborës ka arritur në 12 cm, ndërsa me nisjen e reshjeve, Bashkia e Pukës angazhoi edhe punonjësit për pastrimin e rrugëve rurale.

Për të pastruar dëborën janë angazhuar tre mjete borëpastruese. Aktualisht në bashkinë e Pukës si pasojë e reshjeve të Borës nuk ka asnjë problem, ndërkohë që të gjithë institucionet arsimore u hapen dhe po funksionojnë normalisht dhe me ngrohje.

Bashkia Pukë po vijon monitorimin e situatë teksa pritet që qyteti të përballet me uljen e ndjeshme të temperaturave që pritet të sjellin ngrica.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zjarri i fuqishëm përfshin disa banesa në qendër të Durrësit/ Zjarrfikëset “luftë” me flakët

Publikuar

-

Nga

Zjarri i fuqishëm përfshin disa banesa në qendër të Durrësit/ Zjarrfikëset “luftë” me flakët

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë këtë mbrëmje disa ndërtesa të vjetra në qendër të qytetit të Durrësit.

Mësohet se zjarri ka rënë në lagjen numër 5 të qytetit bregdetar, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Zjarrfikësit dhe policia janë në vendngjarje. Ata kanë nisur punën për të vënë nën kontroll flakët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjendet një trup i pajetë në një garazh në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Gjendet një trup i pajetë në një garazh në Elbasan

Një trupi i pajetë është gjetur pranë një grazhi në qytetin e Elbasanit.

Sipas policisë, viktima është shtetasi P.B, rreth 68 vjeç, i cili ishte endacak. Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

“Në lagjen Partizani, Elbasan, në një garazh është gjetur pa shenja jete shtetasi P.B., rreth 68 vjeç, i cili ishte endacak.
U ngrit grupi hetimor dhe shkoi në vendngjarje dhe nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Vijon puna për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vetëflijimi i familjes Josifi/ Klodiana Lala: Zhaneta punonjëse në shtëpinë e një ish-kryeministri

Publikuar

-

Nga

Vetëflijimi i familjes Josifi/ Klodiana Lala: Zhaneta punonjëse në shtëpinë e një ish-kryeministri

Gazetarja Klodina Lala, ka zbardhur detaje të reja mbrëmjen e sotme në “Opinion” lishur me ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Kombinat, ku nënë e bijë u vetflijuan, pasi besonin se do të ringjalleshin.

Lala zbuloi se kryefamiljarja Zhaneta Josifi, kishtë punuar si pastruese për disa vite në shtëpinë e një ish kryeministri.

Ndërsa dy vajzat gjithashtu ushtronin profesionin e tyre.

Blerta Josifi ka punuar për disa vite si inxhiniere IT në një kompani celularë për disa vite, ka qenë një ndër inxhinjerët me të mira.

LEXO EDHE:  Krimi në familje në Korçë/ Autori e kishte paramenduar, bllokoi derën me orendi

LEXO EDHE:  Krimi në familje në Korçë/ Autori e kishte paramenduar, bllokoi derën me orendi

Ndërkohë e motra e cila ka ndërruar jetë, Anisa ka punuar si financiere në një kompani tjetër.

Ndërsa e ëma ka punuar për disa vite si pastruese, madje dhe në shtëpinë e një ish kryeministri. Pra ishin shumë të socializuara”, tha Lala./CNA.al

LEXO TE PLOTE