Kronika
“Çmendet” 32-vjeçari/ Kërcënon me kallashnikov vëllanë

Një 32-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka kërcënuar të vëllanë me kallashnikov.
Sipas uniformave blu, i arrestuari është shtetasi S.L banues në Tiranë.
Policia bën të ditur se ky person në zonën e quajtur Lanabregas, Tiranë, kishte kërcënuar me armë zjarri vëllanë e tij Xh.L, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe “Shigjetat“ të cilët e kanë arrestuar.
Grupi hetimor ka sekuestruar në dy armë zjarri (kallashnikov e pushkë) dhe fishekë luftarak. Tashmë 32-vjeçari do të përballet me akuzat për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.
Lajme të Rekomanduara:

Pas arrestimit të sanitares mashtruese/ Policia bën lëvizjen e radhës
Emisioni investigativ “Stop” denoncoi mbrëmjen e djeshme një skandal, ku një punonjëse e spitalit “Shefqet Ndroqi” i njohur ndryshe si Covid 2, bënte pazar me...

Dalin detaje të reja për trafikimi e fëmijëve nga dy motrat/ I përfshirë edhe një avokat shqiptar
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, të cilat u ekzekutuan me kallashnikov mesditën e 31...