Connect with Us

Bënte namin me vjedhjen e sendeve nëpër makina / Arrestohet 38 vjeçari në Tiranë

Kronika

Bënte namin me vjedhjen e sendeve nëpër makina / Arrestohet 38 vjeçari në Tiranë

Publikuar

-

Policia e Tiranës ka arrestuar një 38-vjeçar të dyshuar për një sërë vjedhjesh.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
D. B., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është kapur në flagrancë, gjatë natës, nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të hapë dyert e disa mjeteve të parkuara në zonën e Unazës e Re.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të tjera, konkretisht:
– Më datë 10.03.2019, në një mjet ka vjedhur një çantë dore me një sasi lekesh dhe sende personale.
– Më datë 18.07.2019, në një automjet ka vjedhur një portofol me 45.000 lekë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet që dyshohet se i ka vjedhur, disa ora, parfume, syze të ndryshme, portofola, çanta dore.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në Qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Vjedhja e mbetur në tentativë”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kapet me kokainë/ Arrestohet 17-vjeçari shqiptar në Itali

Publikuar

-

Nga

Një 17-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi është kapur me 50 gramë kokainë, që po të shitej në treg kapte vlerën e 5000 eurove.

17 vjeçari, që po tregtonte kokainën u arrestua në karabinierët në stacionin policor të Vado Ligure (Savona).

Rasti i kaloi Prokurorisë për të Miturit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

FNSH vijon kontrollet në të gjithë vendin/ Ngrihen postblloqe në Shkodër

Publikuar

-

Nga

Forcat e FNSH dhe ato të rendit, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin ndaj mjeteve luksoze.

Mësohet se në hyrje të Shkodrës janë ngritur postblloqe për kontrollin e automjeteve pa dokumentacionin përkatës dhe kontrolle ndaj personave të shpallur në kërkim.

Ende nuk ka të dhëna mbi rezultatet e deritanishme, ndërkaq, kujtojmë që nga kontrollet e 48 orëve të fundit në Tirana, Durrës, Korçë, Vlorë, Elbasan, Berat e Fier, etj janë bllokuar dhe janë shoqëruar 134 persona./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i shumfishtë/ Përplasen katër makina në autostradën Tiranë-Durrës

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë- Durrës, afër Mezezës.

Mësohet se në aksident janë përfshirë katër makina. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti masiv, ndërkaq, në autostradë është krijuar trafik i rënduar./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE