Connect with Us

Artan Hoxha ironizon OFL-në/ “Pse Rama krijoi repart qindra-miliona lekë kur RENEA i ka mbrojtur prapanicën”

Politikë

Artan Hoxha ironizon OFL-në/ “Pse Rama krijoi repart qindra-miliona lekë kur RENEA i ka mbrojtur prapanicën”

Publikuar

-

Gazetari i kronikës së zezë, Artan Hoxha, ka ironizuar Operacionin Forca e Ligjit(OFL), i cili ka hyrë në ditën e tretë të aksionit të tij.

Hoxha thotë se njësia speciale vazhdon të “realizojë me sukses” detyrën e shpërndarjes së postës për formularin Anti-KÇK, në resortet e braktisura ose banesat përdhese në rrethinat e Shkodrës.

Gazetari deklaron se në pritje për të parë shkëlqimin e prangave të OFL-së, shkoi me vrap në repartin e RENEA-s, për të cilin thotë se Rama e ka harruar.

Ai ka publikuar një foto me djemtë e RENEA-s dhe thotë se nuk i kanë uniformat aq me gusto dhe të bukura sa ato të OFL-së,por nuk kanë as syze të bukura firmato si ato të agjentes bjonde.

“Kam 25 vite që i ndjek cep më cep dhe shkrep më shkrep të këtij vendi dhe kurrë se kam marrë vesh kë kanë zëdhënës, pale pastaj t’u vënë në dispozicion ndonjë bjonde. Respekt dhe nderim për këta djem që i kanë ofruar siguri këtij vendi, duke rrezikuar jetët e tyre.

Tashmë të gjithë e dinë se kush ka ngritur armën drejt tyre, ka puthur dheun. Në memorialin e heronjve të Policisë dhe në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit”, ata kanë heronjtë e dëshmorët e tyre, shokët e vet të armëve”, thekson gazetari.

Hoxha ngre akuzat kur thotë  se: KÇK-ja po shpenzon kohë dhe po lodhet për të liruar e boshatisur qelitë e burgjeve nga bosët e krimit, që janë arrestuar nga djemtë e RENEA-s.

Ai pretendon se pavarësisht tentativave, KÇK-ja nuk ia ka dalë dot t’i lirojë të gjithë

LEXO EDHE:  LSI jep alarmin/Shqipëria po fundoset, bosit të drogës i kapen 2.3 tonë drogë

“Dhe sa për kujtesë, ai kompleksi në Shijak ku OFL xhiroi serinë e parë të operacionit luksoz, ishte kontrolluar, bastisur dhe të zotët ishin arrestuar gati një javë më parë prej RENEA-s. Thjeshtë ata të RENEA-s nuk kanë mbulim të mirë mediatik, nuk kanë veshje elegante dhe nuk pozicionohen aq bukur taktikisht sa këta të OFL-së që i ka marrë në patronazh I MADHI.

Ende nuk e kam parë rezultatin e marrjes në vijë-shënimi të këtyre të rinjve, por e di se kur RENEA të marrë në vijë-shënimi… më mirë ngri duart lart edhe dorëzohu, ndryshe të puth halla në ballë…”, shkruan Hoxha më tej.

Gazetari ironizon Ramën për rolin e dajës tek filmi “I Love Tropoja” i Ermal Mamaqit, teksa e cilëson OFL-në si repartin me gjasme në film.

Hoxha kërkon të dijë pse Rama e krijoi këtë repart të ri, “ku ka shpenzuar qindra-miliona lekë harxhe për improvizime alla Top Story e show mediatik, dhe i braktis ata ujqërit profesionistë që e kanë shpëtuar nga halli sa herë i është rrezikuar prapanica”.

“Me foto: Me çunat e RENEA-s në një bisedë taktike duke zbërthyer skenarin brilant të OFL-së, për të nxjerrë “mësime” dhe për të korrigjuar “gabimet” në operacionin e ardhshëm KKÇ “Kush ma ka çakmakun”…

Ndjesë për maskat, nuk e kemi bërë për efekt mediatik, por në zbatim të urdhërit të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, që asnjë nga punonjësit e policisë (përveç asaj bjondes) të mos kontaktojë me gazetarët…”, përfundon ai./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncon ish deputeti/ Qeveria lë në mëshirë të fatit Dibrën, mijëra banorë pa energji elektrike prej 24 orësh

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike prej 24 orësh në Dibër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjunkshi thotë se Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie ndërsa shton se dibranët nuk e meritojnë një ndëshkim të tillë.

Kanë kaluar mbi 24 Orë që në Dibër, në këto netë të acarta të dimrit ka pllakosur errësira.

Kushteve të vështira të motit, temperatuarave mjaft të ulta në (-)minus disa gradë ju shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  Ristani: Nuk ka zgjedhje me Ramën kryeministër

LEXO EDHE:  Ristani: Nuk ka zgjedhje me Ramën kryeministër

Janë me dhjetra mijëra banorë të Zonave të thella malore si Lura, Çidhna, Arrasi, Bllice, Sllovë, Kala e Dodës etj, të cilat qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëherëshme të kësaj situate të paprecedentë.

Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim!

Mesazhi i një qytetari ;

përshëndetje gjeneral. nënstacioni fushë -alie është jashtë funksionit,pasi eshtë djeg transformatori. 7 njësi bashkiake janë pa energji. fushë alie,lura,zall-dardhë,reç,sllovë,kala e dodës arras.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj për OFL/ “Model tipik komunist, i kohës së Edverit”

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, teksa foli për Operacionin Forca e Ligjit.

Sipas Goxhaj ky është një model tipik komunist që sipas tij mund të ndiqej një mënyrë fare e thjeshtë për të luftuar paratë dhe pasuritë e vëna në mënyrë kriminale dhe të paligjshme.

“Bashkë me Armir Shkurtin bëmë një investigim në ish-Bllok mbrëmjen e kaluar. Kishte mungesa në githë zonën, kishte karrige lokalesh bosh. Kjo duket një prirje komuniste. Nëse do të kërkosh diçka është e thjeshtë, futesh në sistem dhe kontrollon gjithçka.

Të ndalosh njerëz në rrugë është një sjellje tipike komuniste që në kohën e Edverit, pra të Edi Ramës vetëm udhëheqësit duhet të kenë makina të shtrenjta. Prandaj Blloku ishte bosh, por kanë gjetur disa ‘fukarenj’. Nuk kam të drejtë të paragjykoj askënd përse ka një makinë të shtrenjtë, qeveria ka të gjitha mekanizmat e duhura për të gjetur të dhëna mbi mjetet e shtrenjta”tha Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi paralajmëron nga Vlora/ “Ndryshimi është vetëm çështje kohe”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka mbajtur një takim me strukturat në qarkun e Vlorë.

Bardhi ngre akuzat se ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga kryeministri Edi Rama dhe trafikantët e drogës.

Demokrati deklaron se nga bashkëbisedimi i hapur ka kuptuar se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

“Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

LEXO EDHE:  Nga Nikoll Lesi/Edi mes Linda Ramës dhe Koços

LEXO EDHE:  Skandali me lëndët kimike/Rama “kërcënon” median italiane: Do iu hedh në gjyq! (Letra)

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe”, shprehet ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE