Connect with Us

Aleatët i kërkojnë Bashës një koalicion të ri opozitar/ Shehi: Kemi mbi 100 mijë vota

Politikë

Aleatët i kërkojnë Bashës një koalicion të ri opozitar/ Shehi: Kemi mbi 100 mijë vota

Publikuar

-

Krahas propozimeve të opozitës së bashkuar për Reformën Zgjedhore po punojnë më vete edhe ekspertët e Partisë Republikane.

Dashamir Shehu, thotë se i kanë kërkuar Lulzim Bashës krijimin e një koalicioni të ri, me qëllim që opozita të marrë të gjithë votat e qytetarëve.

“Partitë e vogla alternative marrin 100 mijë vota. Është në të mirë të gjithë opozitës dhe në radhë të parë të gjithë PD-së”, shprehet Shehi për tv “ABC News”.

Aleati i Lulzim Bashës thekson se filozofia e kësaj pune është që çdo parti të hyjë në Kuvend me aq deputetë sa vota ka.

“Sot nuk ndodh kështu, por partia më e madhe brenda një grupimi, apo e dyta, merr edhe votat e këtyre mbrapa”, vijon ai.

LEXO EDHE:  Faktet/Si e shkel Lulzim Basha statutin e PD-së

Për tu grupuar në një koalicion të ri, aleatët e Bashës do të kërkojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor, pasi aktualisht nuk lejon grupimin e partive brenda dy koalicioneve të ndryshme.

“Po mundohemi të përmirësojmë kodin që t’i japë, përafërsisht, gjithësecilit aq sa ka. Pas 15 marsit ndoshta këto disktime s’kanë më vlerë sepse mbyllet kjo punë’, thekson kryetari i LZHK-së, duke u shprehur se krahas propozimeve te opozitës për reformën po punojnë edhe ekspertë të PR-së.

Ndërkohë, ende nuk dihet qëndrimi i kreut të PD-së lidhur me këtë kërkesë të aleatëve të tij./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncon ish deputeti/ Qeveria lë në mëshirë të fatit Dibrën, mijëra banorë pa energji elektrike prej 24 orësh

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike prej 24 orësh në Dibër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjunkshi thotë se Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie ndërsa shton se dibranët nuk e meritojnë një ndëshkim të tillë.

Kanë kaluar mbi 24 Orë që në Dibër, në këto netë të acarta të dimrit ka pllakosur errësira.

Kushteve të vështira të motit, temperatuarave mjaft të ulta në (-)minus disa gradë ju shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  Basha reagon për banorët e Shkozës/ Krim ndaj jetëve të 150 familjeve

LEXO EDHE:  Basha reagon për banorët e Shkozës/ Krim ndaj jetëve të 150 familjeve

Janë me dhjetra mijëra banorë të Zonave të thella malore si Lura, Çidhna, Arrasi, Bllice, Sllovë, Kala e Dodës etj, të cilat qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëherëshme të kësaj situate të paprecedentë.

Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim!

Mesazhi i një qytetari ;

përshëndetje gjeneral. nënstacioni fushë -alie është jashtë funksionit,pasi eshtë djeg transformatori. 7 njësi bashkiake janë pa energji. fushë alie,lura,zall-dardhë,reç,sllovë,kala e dodës arras.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj për OFL/ “Model tipik komunist, i kohës së Edverit”

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, teksa foli për Operacionin Forca e Ligjit.

Sipas Goxhaj ky është një model tipik komunist që sipas tij mund të ndiqej një mënyrë fare e thjeshtë për të luftuar paratë dhe pasuritë e vëna në mënyrë kriminale dhe të paligjshme.

“Bashkë me Armir Shkurtin bëmë një investigim në ish-Bllok mbrëmjen e kaluar. Kishte mungesa në githë zonën, kishte karrige lokalesh bosh. Kjo duket një prirje komuniste. Nëse do të kërkosh diçka është e thjeshtë, futesh në sistem dhe kontrollon gjithçka.

Të ndalosh njerëz në rrugë është një sjellje tipike komuniste që në kohën e Edverit, pra të Edi Ramës vetëm udhëheqësit duhet të kenë makina të shtrenjta. Prandaj Blloku ishte bosh, por kanë gjetur disa ‘fukarenj’. Nuk kam të drejtë të paragjykoj askënd përse ka një makinë të shtrenjtë, qeveria ka të gjitha mekanizmat e duhura për të gjetur të dhëna mbi mjetet e shtrenjta”tha Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi paralajmëron nga Vlora/ “Ndryshimi është vetëm çështje kohe”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka mbajtur një takim me strukturat në qarkun e Vlorë.

Bardhi ngre akuzat se ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga kryeministri Edi Rama dhe trafikantët e drogës.

Demokrati deklaron se nga bashkëbisedimi i hapur ka kuptuar se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

“Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale/ Mustafaj kundër Bashës

LEXO EDHE:  Faktet/Si e shkel Lulzim Basha statutin e PD-së

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe”, shprehet ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE