Connect with Us

Aksioni Anti-KÇK/ Ish-ministri i Ramës zbulon planet e kryeministrit, mesazhi për opozitën 

Politikë

Aksioni Anti-KÇK/ Ish-ministri i Ramës zbulon planet e kryeministrit, mesazhi për opozitën 

Publikuar

-

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ndërsa komenton miratimin e paketës Anti-KÇK dhe Operacionin Forca e Ligjit, shkruan se kjo është një gjetje politike për qëllime elektorale.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se Rama ka hyrë në fushatë elektorale për mandatin e tij të tretë.

“Përtej shakave që bëhen në rrjetet sociale, përtej arsyetimeve ligjore mbi pakushtetutshmërinë e vendimeve të qeverisë e të parlamentit, KÇK dhe OFL janë gjetje politike për qëllime elektorale.

Kam kohë që konstatoj dhe them se Edi Rama ka hyrë në fushatë elektorale për mandatin e tij të tretë. Duket si film i parë e stërparë. Veç se përshtaten gjetjet sipas kohës dhe rrethave aktuale.

Sot pjesa e kriminalizimit të pushtetit është njolla e zezë e dukshme e qeverisë. Me KÇK e OFL synohet të pastrohet kjo njollë. Pra qeveria po përpiqet të thotë se të fortët që dolën nga burgjet dhe që bënë vota, nuk janë të saj. Kulmi!”-shkruan Manjani.

Më tej, ai thekson se nëse do e hajë dot njeri apo jo, mbetet për t’u parë.

Por, shton se nëse fusha politike është pa kundërshtarë, qeveria nuk del pa gjë nga kjo përpjekje.

LEXO EDHE:  Opozita show me djegien e mandateve/ Zbulohet mashtrimi

Nga ana tjetër, sipas Manjanit, ligji i KÇK dhe OFL, për aq sa do zbatohet, sigurisht me selektim politik, do shërbejë për të amnistuar të fortët që dalin të pastër nga ky proçes, ose që nuk u shkon letra.

Manjani ka edhe një mesazh për opozitën, ndërsa thekson se ky kurth taktik dhe elektotal, meriton vemendje dhe kundërpërgjigje elektorale.

“Pra efekti është i dyfishtë.

Pa dyshim, këtu skemi të bëjmë as me shtet, as me ligj, as me drejtësi e as me luftë kundër krimit. Është thjesht fushatë elektotale.

Në këtë fushatë elektorale nuk flitet për ekonominë, punësimin dhe emigracionin masiv. Përkundrazi, flitet për krimin tamam si kronikat rozë që fryhen për të shmangur vemendjen publike nga dështimet e qeverisë.

Shumë komode për një qeveri që nuk jep llogari për punët që ska bërë, me thënë të drejtën!!!

Kështu e shoh këtë sjellje haptazi jo Kushtetuese, por edhe politikisht të papërgjegjshme të qeverisë!

Nuk e di si e sheh opozita zyrtare, por ky kurth taktik dhe elektotal, meriton vemendje dhe kundërpërgjigje elektorale.”-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama nxjerr pamje nga Rruga e Arbrit/ Edhe pak dhe ëndrra 100-vjeçare është realitet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë sot takime elektorale në Dibër.

Përmes një video që ka publikuar në ‘Facebook’, Rama ka nxjerrë pamje nga Rruga e Arbrit.
Sipas Ramës, edhe pak ngelen nga koha kur kjo ëndërr 100-vjeçare të bëhet realitet. Në video shihet tuneli i këtij aksi që ende është në ndërtim e sipër.

“Për Dibër nga Rruga e ArbëritEdhe pak dhe ëndrra 100 vjeçare është realitet💪”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Jo tërmet, por qamet më 25 Prill për horrat në pushtet”/ Luan Rama paralajmëron nga Vlora

Publikuar

-

Nga

Largimi i Kokës dhe Naços nga LSI/ Nuk përmbahet Luan Rama: Një tufë hajdutësh, na iku e keqja

Zëvendës kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka paralajmëruar se më 25 Prill do të jetë ditë e madhe në qytetin e Vlorës.

Rama thekson se Vlora do të jetë qamet dhe jo tërmet për horrat e pushtetit, ndërsa shton se LSI-ja ka mbështetje dhe përkrahjen e qytetarëve në këtë qark.

“Çfarë force e çfarë dashurie, çfarë energjie dhe çfarë vendosmërie për të fituar në zgjedhjet e 25 prillit ka në të gjithë votuesit e LSI-së në Vlorë. Një takim emocionues në rajonin nr. 2 të qytetit, si dëshmi e mbështetjes dhe e përkrahjes qytetare, me bindjen se LSI do të fitojë në Vlorë dhe Vlora do të fitojë me LSI-në. Ndaj jo tërmet, tërmet, por qamet, qamet do të jetë 25 prilli për horrat e pushtetit”– shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjylameti takon banorët në Pogradec/ PD alternativë që infekton cep më cep qytetarët

Publikuar

-

Nga

Gjylameti takon banorët në Pogradec/ PD alternativë që infekton cep më cep qytetarët

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në Korçë, Blerina Gjylameti në vijim të fushatës eletorale ka zhvilluar një takim me banorët e Pogradecit. Gjylameti theksoi se duhet të vazhdojë vaksinimi masiv në mënyrë që të hapet sa më parë sezoni turisitk, që është një sektor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik në këtë zonë.

“Duhet të vazhdojmë me vaksinimin në mënyrë që të heqim kufizimet dhe bizneset të punojnë lirshëm. Le të sjellim sa më parë sigurinë e shëndetit, të lirojmë ekonominë, te shtojmë vendet e punës dhe të zhvillojmë turizmin sektorin kyç të zhvillimit të ekonomisë lokale në Pogradec”, tha Gjylameti.

Gjatë takimit me banërot, Gjylameti u kërkoi atyre votën për PS, ndërsa theksoi se Partia Demokratike është aletranativa e dështimit e cila infekton qytetarët me mitingjet qytet më qytet.

LEXO EDHE:  Mogherini i “tërheq” veshin Opozitës/ Zbardhet mesazhi i diplomates evropiane

LEXO EDHE:  Dita e Dëshmorëve të Atdheut/ Vasili i kujton Ramës “Refleksionet”

“Ata janë alternative e dëmtimit, alternativë e shkatërrimit, alternativa e cila infekton tërë ditën cep e cep me takime që janë të grumbulluar 1 mbi 1. Ndryshe nga ajo që bëjmë ne duke mbajtur distancë dhe në mënyrë të veçantë te fokusi i shëndetit të njerëzve. Alternativa jonë është Edi Rama dhe qeveria me punë konkrete kanë vendosur dorë në çdo vend të Shqipërisë. Njerëzit e duhur duhet të jenë në krye të punëve të duhura”, tha Gjylameti./CNA.al

LEXO TE PLOTE