Connect with Us

A po kërkon Fatmir Xhafaj të kapë BKH-në dhe Gardën e Republikës?!

Politikë

A po kërkon Fatmir Xhafaj të kapë BKH-në dhe Gardën e Republikës?!

Publikuar

-

Fatmir Xhafaj është njeriu që drejtoi Reformën në Drejtësi në Shqipëri. Një faktor politik, që tashmë ka kaluar në hije, por që ka një aktivitet mjaft të fortë në bashkëpunim me ekspontentë të Partisë Socialiste dhe në krah të Edi Ramës.

Fatmir Xhafaj u largua ngaa posti i ministrit të Brendshëm me një dorëheqje dhe pas një debati me kryeministrin Edi Rama, se s’kishte marrë mbështetjen e duhur nga ai.

Kur ishte ministër i Brendshëm plasi dosja e famshme “Babale”, në lidhje me vëllain e tij. Një person i dënuar për trafik ndërkombëtar droge, i dënuar në Itali, por që nuk e kishte kryer dënimin e tij. Pas plasjes së dosjes “Babale”, vëllai i tij u dorëzua në Itali.

Dosja “Babale” u hetua dhe doli se ishte një skenar. Por, gjithësesi përtej këtij skenari, Fatmir Xhafaj ishte një ministër i Brendshëm, me një vëlla të dënuar për trafik ndërkombëtar droge. Pa folur më tej për historitë e Fatmir Xhafajt gjatë kohës që ishte ministër i Drejtësisë dhe dëshirës së tij për të kapur institucione, sa herë që vjen në pushtet e majta dhe socialistët.

Tani së fundi po lufton të kapë dy institucione.

Fatmir Xhafaj, duke mbështetur Eduart Merkajn, një nga drejtorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, një njeriu i tij i besuar, kërkon të kapë Byronë Kombëtare të Hetimit.

Të gjithë gazetarët e thonë në heshtje. Në qarqet politike flitet, por askush nuk e thotë.

Nga ana tjetër, duke përdorur instrumentat e tij brenda formatit të Vettingut në Policinë e Shtetit po përpiqet të sulmojë edhe Komandantin e Gardës së Republikës, Gramoz Sakon. Një personazh i paakuzuar, i papërfolur nga Policia e Shtetit, por edhe nga opozita, e cila në fakt nuk fal askënd.

LEXO EDHE:  Audio-përgjimi i “Babales”/ Zbulohet dëshmitari i ri, provat që përmbysin çështjen

Sako sot është në Vetting, por duket se “tentakulat” e Fatmir Xhafajt po tentojnë të kapin edhe Gardën e Republikës dhe për këtë arsye po përpiqet me çdo instrument që të largojë një nga oficerët e karrierës të këtij institucioni.

Xhafaj në aksion, Fatmiri i dosjes “Babale”, i vëllait të dënuar për trafik droge, një personazh i akuzuar edhe për korrupsion në politikë. Dhe jo vetëm një emër që u shfaq sot, kur u bë ministër i Brendshëm, por ka qënë një nga ministrat e shumëakuzuaar, me shumë skandale gjatë kohës që ishte ministër i Drejtësisë, gjatë qeverisë së parë të socialistëve apo edhe lidhjeve të tjera dhe akuzave ndaj familjarëve të tij për kapje të strukturave të përmbarimit, e kështu me radhë.

Gjithësesi, Xhafaj duket se është në heshtje dhe nuk shfaqet në publik, por nën rozog, si një “dhelpër” ai vazhdon aktivitetin e tij, duke tentuar të jetë pjesë e variantit politik “KÇK”, kap ç’të kapësh në institucione.

Ndryshe nga bandat, krimi dhe njerëzit e drejtësisë që kryeministri Rama e akuzon për “KÇK”-në e tij të famshme,  Fatmir Xhafaj është shembulli i institucioneve, shpesh i akuzuar se ka emëruar ministra, drejtorë.

Tani duket në aksionin e tij për të vënë nën kontroll BKH-në dhe Gardën e Republikës./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncon ish deputeti/ Qeveria lë në mëshirë të fatit Dibrën, mijëra banorë pa energji elektrike prej 24 orësh

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike prej 24 orësh në Dibër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjunkshi thotë se Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie ndërsa shton se dibranët nuk e meritojnë një ndëshkim të tillë.

Kanë kaluar mbi 24 Orë që në Dibër, në këto netë të acarta të dimrit ka pllakosur errësira.

Kushteve të vështira të motit, temperatuarave mjaft të ulta në (-)minus disa gradë ju shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  Me çfarë e kërcënon Xhafaj, kryeministrin Rama?

LEXO EDHE:  “Dëshmitari X” hedh “bombën” për Xhafajn/ Zbulohet klani i drogës

Janë me dhjetra mijëra banorë të Zonave të thella malore si Lura, Çidhna, Arrasi, Bllice, Sllovë, Kala e Dodës etj, të cilat qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëherëshme të kësaj situate të paprecedentë.

Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim!

Mesazhi i një qytetari ;

përshëndetje gjeneral. nënstacioni fushë -alie është jashtë funksionit,pasi eshtë djeg transformatori. 7 njësi bashkiake janë pa energji. fushë alie,lura,zall-dardhë,reç,sllovë,kala e dodës arras.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj për OFL/ “Model tipik komunist, i kohës së Edverit”

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, teksa foli për Operacionin Forca e Ligjit.

Sipas Goxhaj ky është një model tipik komunist që sipas tij mund të ndiqej një mënyrë fare e thjeshtë për të luftuar paratë dhe pasuritë e vëna në mënyrë kriminale dhe të paligjshme.

“Bashkë me Armir Shkurtin bëmë një investigim në ish-Bllok mbrëmjen e kaluar. Kishte mungesa në githë zonën, kishte karrige lokalesh bosh. Kjo duket një prirje komuniste. Nëse do të kërkosh diçka është e thjeshtë, futesh në sistem dhe kontrollon gjithçka.

Të ndalosh njerëz në rrugë është një sjellje tipike komuniste që në kohën e Edverit, pra të Edi Ramës vetëm udhëheqësit duhet të kenë makina të shtrenjta. Prandaj Blloku ishte bosh, por kanë gjetur disa ‘fukarenj’. Nuk kam të drejtë të paragjykoj askënd përse ka një makinë të shtrenjtë, qeveria ka të gjitha mekanizmat e duhura për të gjetur të dhëna mbi mjetet e shtrenjta”tha Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi paralajmëron nga Vlora/ “Ndryshimi është vetëm çështje kohe”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka mbajtur një takim me strukturat në qarkun e Vlorë.

Bardhi ngre akuzat se ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga kryeministri Edi Rama dhe trafikantët e drogës.

Demokrati deklaron se nga bashkëbisedimi i hapur ka kuptuar se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

“Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

LEXO EDHE:  Braimllari degjeneron Lleshajn/ Ministri më i paaftë në historinë e Shqipërisë nuk mund të luftojë krimin

LEXO EDHE:  “Xhafaj u përpoq të fshinte”/ Deputeti zbulon detajet e plagosjes së 24-vjeçarit

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe”, shprehet ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE