Connect with Us

A do ta sekuestrojë Anti-KÇK-ja, pasurinë e Lali Erit?

Politikë

A do ta sekuestrojë Anti-KÇK-ja, pasurinë e Lali Erit?

Publikuar

-

Në mbledhjen e datës 31 janar 2019, Këshilli i Ministrave miratoi me akt normativ, ligjin special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar, e njohur ndryshe si paketa Anti-KÇK.

Ndërkohë, Operacioni Forca e Ligjit, tashmë ka filluar disa aksione në Shkodër, Elbasan dhe Shijak. Ndërsa një ditë më parë i dha ultimatum Lulzim Berishës dhe Ardian Çapjas të justifikojnë pasurinë brenda 48 orësh.

Por, shqiptarët presin Anti-KÇK-ja, së pari ta fillojë punën nga politika, të hetojë zullumet e tyre në 30 vite demokraci dhe një ndër personat e parë që duhet hetuar është edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe burimi i pasurisë së tij.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka marë mandatin e dytë për të udhëhequr Tiranën, rezulton milioner.

Përveç pagës ai ka përfituar të ardhura dhe nga udhëtimet jashtë.

Veliaj pretendon se ka ndryshuar Tiranën, por të dhënat tregojnë se ka ndryshuar më shumë pasurinë e tij. (Lexo këtu).

Por, një tjetër provë për Anti-KCK-në, është edhe dasma e famshme e kryebashkiakut të Tiranës.

Erion Veliaj është martuar në shtator të vitit 2014. Një dasëm që zgjati pothuajse një javë të tërë.

Pas ceremonisë madhështore në Kalanë e Gjirokastrës, Veliaj organizoi një tjetër ceremoni, në Pezë me rreth 900 të ftuar.

Një dasëm normale në një qytet të thjeshtë ku u zhvillua me të ftuar VIP-a dhe kostot që kishte ajo shkon disa dhjetëra milion lekë, ndoshta edhe qindra, ndërsa Lali na tha se e kishte bërë me kursimet e mamit.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Dështon operacioni “Forca e Ligjit”

Por, fakti është se Veliaj nuk bëri një, por disa dasma. Një e bëri në Pezë, një e bëri në Kala. Janë dhjetëra milion lekë, të cilave nuk iu dihet burimi, pa folur për dhuratat që kanë marrë ai dhe bashkëshortja.

Ai mund të thotë edhe se “mua më ka kushtuar 100 mijë lek të vjetra”, por dasma në kala mjafton të pyesësh kompanitë që ofrojnë këto shërbime për ta marrë vesh sesa kushton.

Tani kjo Anti-KCK-ja a do ta kontrollojë dhe burimin e financimit të Lali Erit? A do ti japë 48 orë kohë Lalit të na tregojë burimin e pasurisë, se me rrogë te Mjaft dhe pak kohë si ministër nuk martohesh dot në Kala. As te lokali i llotove dhe qofteve të lagjes nuk martohesh dot me aq njerëz sa kishte Lali Eri, pa folur këtu për luksin e shfrenuar dhe disa dasma.

SPAK ka filluar pune, por spo duket. Tani shpresat janë te kjo e ashtuquajtur Anti-KÇK, e cila është e qeverisë, është edhe një mundësi për këtë të fundit të tregojë sesa seriozisht e ka luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Dhe jo vetëm me Lali Erin, por edhe me simbolet e tjera të korrupsionit politik në Shqipëri./ CNA.al

Milioneri që “vrau” Ardit Gjoklajn/ Erion Veliaj, nga skandalet tek pasuria

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncon ish deputeti/ Qeveria lë në mëshirë të fatit Dibrën, mijëra banorë pa energji elektrike prej 24 orësh

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike prej 24 orësh në Dibër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjunkshi thotë se Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie ndërsa shton se dibranët nuk e meritojnë një ndëshkim të tillë.

Kanë kaluar mbi 24 Orë që në Dibër, në këto netë të acarta të dimrit ka pllakosur errësira.

Kushteve të vështira të motit, temperatuarave mjaft të ulta në (-)minus disa gradë ju shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  “Peshku i  radhës në rrjetë”/ Gjyqtarja Vitore Tusha me pasuri të dyshimtë?

LEXO EDHE:  Ironia e gazetares/ Qeveria mund të legalizojë dhe taksojë krimin

Janë me dhjetra mijëra banorë të Zonave të thella malore si Lura, Çidhna, Arrasi, Bllice, Sllovë, Kala e Dodës etj, të cilat qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëherëshme të kësaj situate të paprecedentë.

Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim!

Mesazhi i një qytetari ;

përshëndetje gjeneral. nënstacioni fushë -alie është jashtë funksionit,pasi eshtë djeg transformatori. 7 njësi bashkiake janë pa energji. fushë alie,lura,zall-dardhë,reç,sllovë,kala e dodës arras.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj për OFL/ “Model tipik komunist, i kohës së Edverit”

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, teksa foli për Operacionin Forca e Ligjit.

Sipas Goxhaj ky është një model tipik komunist që sipas tij mund të ndiqej një mënyrë fare e thjeshtë për të luftuar paratë dhe pasuritë e vëna në mënyrë kriminale dhe të paligjshme.

“Bashkë me Armir Shkurtin bëmë një investigim në ish-Bllok mbrëmjen e kaluar. Kishte mungesa në githë zonën, kishte karrige lokalesh bosh. Kjo duket një prirje komuniste. Nëse do të kërkosh diçka është e thjeshtë, futesh në sistem dhe kontrollon gjithçka.

Të ndalosh njerëz në rrugë është një sjellje tipike komuniste që në kohën e Edverit, pra të Edi Ramës vetëm udhëheqësit duhet të kenë makina të shtrenjta. Prandaj Blloku ishte bosh, por kanë gjetur disa ‘fukarenj’. Nuk kam të drejtë të paragjykoj askënd përse ka një makinë të shtrenjtë, qeveria ka të gjitha mekanizmat e duhura për të gjetur të dhëna mbi mjetet e shtrenjta”tha Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi paralajmëron nga Vlora/ “Ndryshimi është vetëm çështje kohe”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka mbajtur një takim me strukturat në qarkun e Vlorë.

Bardhi ngre akuzat se ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga kryeministri Edi Rama dhe trafikantët e drogës.

Demokrati deklaron se nga bashkëbisedimi i hapur ka kuptuar se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

“Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Dështon operacioni “Forca e Ligjit”

LEXO EDHE:  Keshilli i ri Bashkiak i Tiranes mblidhet me 30 korrik, Veliaj merr detyren

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe”, shprehet ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE