LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Anti-KÇK sekuestron pasuritë e kokave të krimit në Shkodër

4 Shkurt 2020, 17:05, Kronika CNA
Video-Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Anti-KÇK sekuestron

Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar aksionin lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

Ditën e sotme drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka nxjerrë urdhra sekuestrimi të pasurive të personave që kanë urdhëruar vrasjen.

Mësohet se shtetasit A. M., me banim në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, i është sekuestruar një banesë njëkatëshe, e ndodhur në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër.

Shtetasit M. D., me banim në Nicaj, Shkodër, i është sekuestruar një banesë dykatëshe + një kat njësi shërbimi, e ndodhur në lagjen “Fermentim”, Shkodër; një arë me sipërfaqe 1541 m2 dhe një truall me sipërfaqe 350 m2.

Shtetasit A. D., me banim në lagjen “Bleran”, Njësia Administrative “Rrethina”, Shkodër, i është sekuestruar një banesë dykatëshe, e ndodhur në lagjen “Bleran”, Njësia administrative “Rrethina”, Shkodër; 3 automjete dhe 1 motor.

Shtetasit G. F., me banim, lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, i është sekuestruar një banesë vilë katërkatëshe, me pishinë dhe një automjet;

Shtetasit A. D., me banim në lagjen “Bleran”, Njësia Administrative “Rrethina”, Shkodër, i është sekuestruar një banesë trekatëshe, e ndodhur në Hot i Ri, Shkodër.

Ndërsa shtetasit M. B., me banim në Grudë e Re, Shkodër, i është sekuestruar një banesë dykatëshe + një kat papafingo, e ndodhur në Grudë e Re dhe një automjet./CNA.al

Lajmet e fundit nga