LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vetting edhe në Universitete/ Kandidatët për rektor dhe dekanë do të kalojnë në “filtër”

4 Shkurt 2020, 15:56, Vetingu CNA
Vetting edhe në Universitete/ Kandidatët për rektor dhe

Jo vetem prokurorët gjykjatësit dhe policët, por tashmë edhe rektorët e dekanët do të kalojnë në filtrin e vettingut.

Të gjithë aspirantët e rinj, apo titullarët që duan të rikandidojnë në garën e drejtimit të universiteteve duhet të plotësojnë kushtet e integritetit të figurës.

?E para është që të kalojë filtrin e dëshmisë së penalitetit. E dyta është pastërtia e figurës, me institucionet përkatëse që ka organizuar shteti shqiptar, dhe me të gjithë elementët që duhen shmangur, raportimet me historinë e sigurimit të shtetit, etj etj. E së treti, vetëdeklarimi që lidhet me çështjen e kontrollit të plagjiaturës në punimet e tyre akademike të marrjes së titujve??, Përfaqësuesja e Komisionit të zgjedhjeve në UT shprehet Majlinda Keta.

Ndërsa pesha e studentëve në votën për rektorin apo dekanin që duan, nuk ka ndryshuar por mbetet 10%.

?Problemi që unë mendoj nuk është thjesht 10%, por sfida e tyre duhet të jetë pjesëmarrja e lartë në votime. E kjo do të sillte më tepër ndikim në daljen e autoriteteve?, shton më tej Keta.

Rregullorja për zgjedhjet e drejtuesve në institucionet publike të arsimit të lartë nuk po hartohet nga Ministria e Arsimit si në zgjedhjet e 2016-ës, por është në dorën e vetë personelit të universitetit. Keta, shprehet se në këtë mënyrë do të jetë më efikase, dhe se ky vendim ka ardhur vonë.

?Interesi publik, në kuadër të autonomisë universitare, u takon atyre që quan parlamente akademike të bëjnë vendimmarrje për mbarëvajtjen e punëve të tyre?, shprehet Keta.

Rregullorja do të miratohet ditën e hënë në Senatin Akademik, për t?i hapur rrugë regjistrimit të kandidatëve dhe fillimit të procesit zgjedhor me prezantimin e platformave më datë 9 prill. Ndërsa dita e zhvillimit të zgjedhjeve do të mbahet më 8 maj.

Lajmet e fundit nga