Connect with Us

Ultimatumi i Grenell/ Kosova të heqë menjëherë tarifat ndaj mallrave serbe!

Kosova & Rajoni

Ultimatumi i Grenell/ Kosova të heqë menjëherë tarifat ndaj mallrave serbe!

Publikuar

-

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, i bëri thirrje të martën qeverisë së Kosovës që të heqë tarifat ndëshkuese ndaj mallrave serbë që kanë bllokuar procesin e bisedimeve ndërmjet të dyja vendeve ballkanike.

Zoti Grenell, ambasador në Berlin, tha se Shtetet e Bashkuara presin që “tarifat të hiqen menjëherë”.

“Ne ua kemi bërë të qartë të gjithë udhëheqësve të partive në Kosovë që heqja e tarifave ishte në interesin më të mirë të Kosovës dhe ekonomisë së saj si dhe synimeve për të tërhequr biznese të reja. Dhe udhëheqësit e partive janë pajtuar”, tha ai në një deklaratë dërguar nëpërmjet postës elektronike për agjencinë e lajmeve Associated Press” të sjellë në shqip nga radioja amerikane VOA.

Sipas saj: kjo thirrje e përforcuar e të dërguarit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell erdhi pasi, ditë më parë, gjatë një vizitë në rajon, ai tha se: “Kosova duhet të heqë tarifat ndërsa Serbia duhet t’i jap fund fushatës për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës”.

LEXO EDHE:  Shengeni ballkanik/ Bushati kundër Ramës: Çdo nismë që të jetë e sukseshme duhet të jetë gjithëpërfshirëse

Ambasadori Grenell muajin e kaluar ndërmjetësoi një marrëveshje për vendosjen e linjes ajrore ndërmjet të dyja vendeve pas 21 vjetësh dhe hapi diskutimet për rihapjen e linjës hekurudhore ndëmrjet tyre.

“Ne po shënojmë përparim historik,” tha ambasadori Grenell. “Ka shumë të reja që do të publikohen së shpejti sepse të dy palët duan të ecin përpara. Këto lëvizje do të krijojnë një jetë më të mirë për njerëzit e rajonit”, tha ai.

Të martën edhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, mirëpriti formimin e qeverisë së re të Kosovës, të drejtuar nga Albin Kurti, ndërsa theksoi se pret intensifikimin e diskutimeve lidhur me bashkëpunimin ndërmjet BE-së dhe Kosovës, reformat dhe bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Të hënën Kosova u bë me qeverinë e re pas zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit të vitit të kaluar. Kryeministri i ri, Albin Kurti tha se qeveria e tij do të vendosë “reciprocitetin e plote me Serbinë”.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Vuçiç i prerë/ “S’ka asnjë plan për Kosovën, askush s’mund të më thotë “merre ose lëre”

Publikuar

-

Nga

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar sot se do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me të cilën do të diskutojnë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Vuçiç deklaroi se ndryshe ngasa transmetohet në media, nuk ka një plan të ri për marrëveshjen me Kosovën.

“Unë nuk mendoj se ka ndonjë plan të ri që do të diskutohet. Askush nuk mund të dalë me një plan dhe të thotë merre ose lëre atë”, shprehet presidenti serb.

LEXO EDHE:  Leskaj flet për arrestimin e Haradinajt/ Kosova, qëndrim të pjekur ndaj provokimeve

LEXO EDHE:  Ja kush janë tre zv/ministrat e Ramës nga Kosova

Ndërkohë, kancelarja gjermane i ka dërguar ftesë për t’u takuar edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilit me anë të një letre i ka theksuar se dialogu me Serbinë mbetet sfidë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Lajm i mirë nga Kosova/ Rezultatet e analizave të të dyshuarës për koronavirus dalin negative

Publikuar

-

Nga

Një grua në Kosovë u shtrua në spital pas dyshimeve se mund të ishe prekur nga koronavirusi.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Naser Ramadani, jep lajmin e mirë se gruaja me origjine britanike nuk është e prekur nga ky virus pasi rezultati i analizave doli negativ.

Bëhet fjalë për një shtetase të huaj e cila punon në Kosovë dhe e cila ka qenë në një qendër skijimi ku kanë qenë edhe pesë persona të tjerë.

Përveç se në Kinë, virusi është përhapur në më shumë se 20 vende, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

LEXO EDHE:  Qeveria miraton themelimin e Zonës Ekonomike Amerikane

LEXO EDHE:  Leskaj flet për arrestimin e Haradinajt/ Kosova, qëndrim të pjekur ndaj provokimeve

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur epideminë emergjencë ndërkombëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova dhe Serbia drejt një marëveshjeje?/ Paralajmërimi i Thaçit

Publikuar

-

Nga

Kosova dhe Serbia duket se janë duke shkuar drejt një marëveshjeje për njohjen reciproke dhe këtë e ka paralajmëruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një postim në rjetet sociale, Thaçi falenderon presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të cilit i thotë se falë mbështetjes së tij dhe të të dërguarit Richard Grenell, do arrihet marëveshje.

“Faleminderit President Donald Trump për vëmendjen që ia keni kushtuar Kosovës dhe luftës sonë të përbashkët për të çimentuar paqen në Ballkan. Nën udhëheqjen tuaj dhe punës së shkëlqyer të Richard Grenellit, ne do të arrijmë marrëveshje përfundimtare për njohjen e ndërsjellë ashtu siç përshkruhet qartë në letrën tuaj që më dërguat mua vitin e kaluar”, shkruan Kreu i Shtetit të Kosovës.

LEXO EDHE:  Qeveria miraton themelimin e Zonës Ekonomike Amerikane

LEXO EDHE:  Qeveria miraton themelimin e Zonës Ekonomike Amerikane

Ndërkohë kujtojmë se Trumpi i shkruante Thaçit me anë të një letre se ky “është moment unik, për të përfituar në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE