Connect with Us

U shfaq krah Bashës në videon e inskenuar/ Auditori Kotorri dorëhiqet nga KLSH

Politikë

U shfaq krah Bashës në videon e inskenuar/ Auditori Kotorri dorëhiqet nga KLSH

Publikuar

-

Në një video të publikuar ditën e djeshme, nga kreu i opozitës Lulzim Basha, shfaqej ky i fundit duke takuar qytetarë “të rastësishëm” dhe biseduar me një djalë të ri për vizionin e opozitës.

Ky djalë rezultoi të ishte Brenton Kotorri, një aktivist i kahershëm i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ish asistent i nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, kur kjo drejtohej nga Basha, dhe, aktualisht, Auditues i Nivelit të Parë në Kontrollin e Lartë të Shtetit, pranë Departamentit të Auditimit dhe Performancës.

Lidhur me këtë ka reaguar sot Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili deklaron se ky institucion është një organ i depolitizuar dhe i departizuar, si dhe në Kodin e Etikës të Institucionit.

KLSH thekson se: “Punonjësit që ushtrojnë funksione audituese të KLSH-së nuk lejohet të marrin një mandat politik, as të jenë anëtarë aktivë të ndonjë organizate apo partie politike si dhe nuk duhet të marrin pjesë në veprimtari politike ose me karakter tregtar. Përjashtohen nga kufizimi mësimdhënia, botimet dhe veprimtaritë kulturore apo sportive me kusht që këto aktivitete të mos dëmtojnë dinjitetin e institucionit dhe të mos cënojnë paanshmërinë dhe pavarësinë e tij”.

LEXO EDHE:  Rama dhëmb për dhëmb me Bashën/ “Vonon por nuk harron 2021-shi”

Për këtë arsye bën me dije se reagimi i medias është i drejtë, pasi thekson se audituesi duhet të kishte pritur që dorëheqja e tij të ishte konfirmuar nga Kryetari i KLSH-së, përpara se të ndërmerrte angazhime të këtij lloji.

Pas kësaj sjelljeje të audituesit, KLSH informon se ka pranuar dorëheqjen e Kotorrit, sapo ky i fundit e ka paraqitur gjatë ditës së sotme, ndaj theksohet se nuk është më punonjës i KLSH-së./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncon ish deputeti/ Qeveria lë në mëshirë të fatit Dibrën, mijëra banorë pa energji elektrike prej 24 orësh

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike prej 24 orësh në Dibër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjunkshi thotë se Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie ndërsa shton se dibranët nuk e meritojnë një ndëshkim të tillë.

Kanë kaluar mbi 24 Orë që në Dibër, në këto netë të acarta të dimrit ka pllakosur errësira.

Kushteve të vështira të motit, temperatuarave mjaft të ulta në (-)minus disa gradë ju shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  Basha, 3 vitet në krye të PD/Ja bilanci i Kryetarit që s’po arrin të bëhet lider

LEXO EDHE:  Basha, 3 vitet në krye të PD/Ja bilanci i Kryetarit që s’po arrin të bëhet lider

Janë me dhjetra mijëra banorë të Zonave të thella malore si Lura, Çidhna, Arrasi, Bllice, Sllovë, Kala e Dodës etj, të cilat qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëherëshme të kësaj situate të paprecedentë.

Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim!

Mesazhi i një qytetari ;

përshëndetje gjeneral. nënstacioni fushë -alie është jashtë funksionit,pasi eshtë djeg transformatori. 7 njësi bashkiake janë pa energji. fushë alie,lura,zall-dardhë,reç,sllovë,kala e dodës arras.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj për OFL/ “Model tipik komunist, i kohës së Edverit”

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, teksa foli për Operacionin Forca e Ligjit.

Sipas Goxhaj ky është një model tipik komunist që sipas tij mund të ndiqej një mënyrë fare e thjeshtë për të luftuar paratë dhe pasuritë e vëna në mënyrë kriminale dhe të paligjshme.

“Bashkë me Armir Shkurtin bëmë një investigim në ish-Bllok mbrëmjen e kaluar. Kishte mungesa në githë zonën, kishte karrige lokalesh bosh. Kjo duket një prirje komuniste. Nëse do të kërkosh diçka është e thjeshtë, futesh në sistem dhe kontrollon gjithçka.

Të ndalosh njerëz në rrugë është një sjellje tipike komuniste që në kohën e Edverit, pra të Edi Ramës vetëm udhëheqësit duhet të kenë makina të shtrenjta. Prandaj Blloku ishte bosh, por kanë gjetur disa ‘fukarenj’. Nuk kam të drejtë të paragjykoj askënd përse ka një makinë të shtrenjtë, qeveria ka të gjitha mekanizmat e duhura për të gjetur të dhëna mbi mjetet e shtrenjta”tha Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi paralajmëron nga Vlora/ “Ndryshimi është vetëm çështje kohe”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka mbajtur një takim me strukturat në qarkun e Vlorë.

Bardhi ngre akuzat se ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga kryeministri Edi Rama dhe trafikantët e drogës.

Demokrati deklaron se nga bashkëbisedimi i hapur ka kuptuar se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

“Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

LEXO EDHE:  Protesta e 13 prillit me skenar rus?/ Pas lobimeve, zbulohet një tjetër skandal i Bashës

LEXO EDHE:  Basha, 3 vitet në krye të PD/Ja bilanci i Kryetarit që s’po arrin të bëhet lider

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe”, shprehet ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE