LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tabaku ja përplas në sy Ramës/ "Kështu të gjen kur vjen në pushtet me krimin"

4 Shkurt 2020, 22:24, Politikë CNA
Tabaku ja përplas në sy Ramës/ "Kështu të gjen kur

Nga studioja e emisionit “Tempora” e mbrëmjes së sotme ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka folur për situatë e rëndë në të cilën e kanë futur vendin politikat ekonomike të qeverisë Rama e që janë skajshmërisht zhgënjyese me ato çka Rilindja premtoi me bujë kur u kërkoi votat shqiptarëve.

Duke folur për thelbin e zhgënjimit dhe të keqqeverisjes Tabaku tha, ndër të tjera se:

“Kur vjen në pushtet me premtime jashtëzakonisht të mëdha, kur kthen përmbys një sistem me të mirat dhe këqijat që kishte Shqipëria e 2013, kur ngre krimin në piedestalin më të lartë të politikës, kur ti i nxin faqen Shqipërisë në faqet më të mëdha të Europës, kur ti për 6 vite ke rekordin më të keq në procesin e integrimit, kur ti nuk ke pasur asnjëherë asnjë hap para në marrëdhëniet euroatlantike por ke pasur hapa pas, besoj që pjesa më e madhe e njerëzve që e dinin si erdhi PS në pushtet e prisnin këtë. Kur vjen në pushtet me krimin ti bën një aleancë që do të kthehet një ditë pas. Do të bësh favore, do të ndash tendera dhe koncesione, do u japësh miqve dhe atyre që të kanë sjellë në pushtet pjesën e tyre. Do lirosh kriminelët nga burgjet siç po ndodh, do mundohesh ti përdorësh për zgjedhje por ata do të ushtrojnë presion. Kjo mënyrë dhe ky sistem qeverisjeje nuk mund të zgjasë për një periudhë të gjatë. Ka pasur efekte të jashtëzakonshme në dëmtimin e mirëqënies, shpopullimin dhe humbjen e shpresës./CNA.al

Lajmet e fundit nga