LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skenë filmash në Elbasan/ Makina që ishte në ndjekje nga policia përplas postobllokun, pati të shtëna me armë

4 Shkurt 2020, 08:49, Kronika CNA
Skenë filmash në Elbasan/ Makina që ishte në ndjekje nga

Një skenë si nëpër filma ka ndodhur sot në rrugën nacionale Elbasan Librazhd.
Një ndjekje nga Korça e një të dyshuari, ka përfunduar me një aksident në Elbasan në afërsi të Krastës.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd ku pas ndjekjes së personave të dyshuar, policia ka ngritur edhe një postobllok për ndalimin e tyre.

Ndërkohë raportohet se personat që po ndiqeshin nuk kanë ndaluar dhe kanë përplasur postobllokun.

Ndërkohë sipas Abc News, të dyshuarit kanë qëlluar edhe me armë e për pasojë janë plagosur tre persona.

Sipas informacioneve paraprake, një prej të plagosurve është punonjës policie./CNA.al

Lajmet e fundit nga